BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x

Opinion / Editorial

Nga foltorja e Kukësit, Berisha garantoi, mandatin e tretë Rama s`do e gëzojë!

Nga foltorja e Kukësit, Berisha garantoi, mandatin e tretë Rama s`do e

Duket sikur Berisha i organizon foltoret nëpër qytetet e Shqipërisë për të vënë në vend sovranitetin e Partisë Demokratike, i shkelur nga ata që e shpallën non grata. Pra SHBA. Po hallin më të madh e ka me vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar për mos të qënë në radhë me deputetët demokratë. Ky vendim e ka fyer dhe inatosur Brishën sa të gjitha sulmet së bashku. Në realitet, siç e deklaron edhe vetë, deri sa Basha të merrte vendimin për ta përjashtuar nga grupi e konsideronte shpalljen të padëshirueshëm, non grata për Amerikën, si hall personale dhe për këtë veproi si individ, duke e hapur gjyq në Paris. Këtë fakt e përmend pothuaj në të gjitha qytetet. Foltore më foltore. Po para mbështetësve të qytetit të Kukësit e ngiti tonin dhe në çdo fjalë u dëgjua thirrja poshtë, ik, Sali ti je bota. Po ajo çka u evidentua gjatë takimit të gjatë në Kukës, ishte sulmi për tradhëti dhe vasalitet, pengje e punë burrash që iu drejtua shumë herë miqve të tij në sallë ndaj Beogradit e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili sipas tij i është larguar Europës për të vënë në jetë direktivat e Aleksandër Vuçiçit, sipas Berishës Sllobodani i ditëve tona. E gjithë retorika u përqendrua kundër Ramës si kryeministri më antishqiptar pas Enver Hoxhës dhe fill pas këtij deklarimi Berisha mori tërë meritat për betejën që ka bërë për moslejimin e copëtimit të Kosovës të ideuar nga Beogradi dhe të vënë në jetë nga vasali Edi Rama, i cili sipas ish kryeministrit punon për Serbinë e Madhe dhe u shërben klaneve të Ballkanit duke iu larguar procesit të Berlinit dhe BE-së. Edhe pse qëllimi i foltoreve ka në qendër demokratizimin e PD-së dhe pastrimin e radhëve të saj nga ata që e kanë mbytur dhe e kanë larguar nga fryma demokratike që kishte krijuar Berisha që me themelimin e saj, duke mos larguar askënd dhe duke zbatuar praktikat më moderne të demokratizimit të partisë që drejtoi. Sipas tij është detyrë emergjente kthimi në PD-në e kohës së tij, ku lulëzonte mendimi ndryshe dhe për çdo vendim pyeteshin simpatizantët e qytetarët dhe në fund vendosnin forumet, duke e shtyrë edhe më tej këtë përvojë të viteve të drejtimit prej tij e nesërmja e partisë do jetë, mendim i lirë, vendimmarrja e anëtarësisë dhe popullit.  E gjithë skema që sundoi veçanërisht në Kukës, ishte ideja se Rama nuk e do veriun, duke hedhur në mes të shqiptarëve akuzën e vjetër të përçarjes së vendit në jug e veri dhe ndarjen e popullit në pjesën që kjo qeveri do dhe në atë që urren. Tezë më përçarëse dhe denigruese nuk ka guxuar ta hedhin edhe Beogradi, i cili vërtetë nuk ka dashur një Shqipëri të unifikuar dhe me unitet kombëtar aq më pak një komb të lirë e të pavarur ashtu siç u arrit falë SHBA dhe shteteve që vendosën për pavarësinë e Kosovës nga Serbia dhe që sot është realitet i prekshëm. Në dukje, Berisha, ka dalë për unifikimin e PD-së dhe të zhvillon betejën me kryetarin aktual të sponsorizuar për vite me radhë, të përzgjedhurin e tij, Lulzim Bashën. Dhe për të na bindur për këtë nismë, diku hedh edhe ndonjë fjalë kritike për Bashën, e akuzon se ka cënuar rëndë sovranitetin e PD-së e marrë pengë nga ata që e urdhërojnë, po pa përmendur se cilët dhe deklaron se ai është më proamerikani që ka takuar pesë presidentë të SHBA, përfshirë edhe Biden kur ishte zëvendës president. Që Berisha i ka takuar të gjithë këta president në emër të popullit shqiptar, kjo është e njohur pasi ishte përfaqësuesi i zgjedhur i shqiptarëve në krye të Presidencës dhe qeverisë për tetë vite. Po që sot është shpallur “non grata” nga DASH dhe kjo është një e vërtetë e pamohueshme nuk mund të mbulohet me asnjë demagogji a thirrjet pro Amerikës as me valëvitjen e flamujve amerikanë, duke thirrur në korr poshtë Rama dhe mandatin e tretë nuk ka për ta gëzuar sepse nuk do ta lejojë i rikthyeri në krye të PD, i cili është sipas një simpatizanti në takimin e Kukësit, njëmbëdhjetë vite më i ri se presidenti i sotëm i SHBA-së. Realisht është një vit më i vjetër se ai. Askush nuk i llogarit jetën ish-kryeministrit. Ai të rroëj sa malet e Tropojës se tek e fundit jeta është dhuratë e natyrës dhe qytetaria të detyron t`i respektosh vitet e jetës së çdo njeriu. Ajo që të bën përshtypje nga foltorja e Kukësit, është fakti që pothuaj nga fillimi në fund, fjalimi u shëndrrua në tribunë anti Rama, sikur atje përballë të ishte armiku i vërtetë i shqiptarëve. Duke parë efektet emocionale se sulmet ndaj Edi Ramës për platenë ishin më të pëlqyerat dhe duartrokiturat në një sallën e vogël, ndryshe nga mitingjet popullore të kohës së shkuar të Berishës. Ai e shtoi dozën e akuzave dhe vetëlëvdatave për ndershmëri se ka udhëhequr me virtyte, duke i veshur vetes shumë herë merita që në realitet nuk i ka dhe askush nuk ia njeh. Kështu Berisha deklaroi se është shpëtimtari i Kosovës nga copëtimi. Po cili ka qënë ai që ka dashur copëtimin e saj? Një akuzë e tillë është pa asnjë bazë dhe thjesht një gënjeshtër që është e lexueshme dhe bëhet vetëm për të nxitur turmat dhe marrë duartrokitje për shpëtimtarin e madh që e shpëtoi Kosovën nga copëtimi edhe pse nuk kishte asnjë gram pushtet. Sipas tij, kjo është një nga arsyet më vendimtare që ai u shpall “non grata”. Po kështu si kundërshtar i reformës në drejtësi, Berisha gjeti rastin të sulmojë me të gjitha armët reformën edhe pse në arenën botërore të gjithë faktorët vendimmarrës dhe politikbërës, duke filluar nga SHBA dhe BE e kanë mbështetur e asistuar dhe cilësuar si themelin e drejtësisë së re dhe jo ashtu siç deklaron Berisha vepër e Sorosit. Reforma në drejtësi është fryt i politikës më të lartë të SHBA dhe BE-së asaj politike që e mbështet këtë reformë dhe e udhëheq së bashku me organet kushtetuese të Shqipërisë. I gjithë meraku i Berishës ka mbetur në ditën që u rrëzua nga pushteti në 2013. Aleancën që e rrëzoi e quan bashkim i qelbësirave dhe për t`iu kundërvunë kësaj aleance bënë thirrje për aleancën e të ndershmëve që do i bashkohen foltoristit për të shporrur këtë mazhorancë që sipas tij harxhoi 160 milionë dollar për të blerë votat e atyre që u dëmtuan nga tërmeti. Shifra të tilla janë astronomike dhe nuk ka asnjë provë që janë përdorur për blerje votash në se të tilla quan investimet për rindërtimin, atëherë kjo është një temë tjetër që nuk ka lidhje me të vërtetën aq më pak me blerje votash. Berisha e di shumë mirë se votat nuk mund të blihen në një masë të tillë sa të fitohet pushteti.

Dhe ai është dëshmitar se si në vitin 2013 iku pas një humbje të thellë me një milionë vota të fituara nga kundërshtari dhe sa herë të jetë në garë me të majtën të njëjtin ndëshkim do marri edhe pse i mat votat me një grup individësh që thërrasin poshtë dhe rroftë. Kukësi nuk ishte në atë sallë i tëri. Kukësi është aq i madh dhe ka aq popullsi sa edhe sheshet e mëdha nuk do mjaftonin për t`u mbledhur bashkë. Ndaj është eufori dhe entuziazëm i shtirur të matësh mbështetjen me një sallë apo një grup që janë të pakënaqur me qeverinë Rama. Mbështetja e vërtetë matet në kutitë e votimit dhe një herë e provoi Berisha në 2013 dhe dy herë i sponsorizuari i tij Basha, tani i anatemuari i madh se e largoi nga grupi parlamentar. Sado ta veshi dhe ambalazhojë Berisha urrejtjen për shpalljen “non grata”, sa do ta kamuflojë me cilin e ka inatin dhe mllefin, të gjithë e lexojnë sapo të hapë gojën. Po të ishte për institucionet shqiptare Berishës nuk do i hynte gjemb në këmbë. Ishte Amerika, ajo që i vuri kryqin mbi shpinë, duke kërkuar të qëndrojë jashtë politikës dhe Kuvendit. Dhe realisht ai me atë e ka betejën. Këtu në Shqipëri për tri dekada bëri atë që mendoi dhe zbatoi politikat që deshi dhe përsëri asnjë fije floku nuk iu cenua. Nga foltorja në foltore, Berisha do ta harrojë fare sovranitetin e PD dhe Bashën. I tërë sulmi do përqendrohet kundër Edi Ramës, të cilit i hakërrehet me koburen bosh se nuk do ta lërë ta gëzojë mandatin e tretë. Dhe kjo i ngjan deklaratës së famshme post 1997 kur nga foltorja e Presidencës, deklaronte se do t`ua ngrinte buzëqeshjen në buzë socialistëve që erdhën në pushtet pas rënies së regjimit të tij dhe firmave piramidale. Betimet para mbështetësve të kujtojnë betejat e Mujit dhe Halilit të legjendave të Jutbinës dhe duelet e Gjergj Elez Alisë me bajlozët  që dilnin nga deti. Të kujtojnë duelet nëpër përralla me dragonj e kafshë prehistorike. Kur dëgjon Berishën në foltore të duket se luftën e kemi te porta. Dhe të gjithë strukemi dhe fshihemi pas mureve për mos të na kapur ndonjë plumb që vjen që nga foltoret për të na marrë jetën. Nëse këtij Ii thonë bashkim dhe ndershmëri, unitet dhe e ardhme, sinqeritet, dhimbsuri për njëri-tjetrin, atëherë do luteshim mos ardhtë kurrë ajo ditë që të provojmë edhe njëherë vitin e mbrapshtë 1997, ku kërkohej me këmbëngulje të vriteshim mes vëllezërve. Shqiptarët kanë një simbol, rreth të cilit bashkohen. Është flamuri kuqezi. Kanë një atdhe që e duan, Shqipërinë. Këto janë simbolet e bashkimit dhe unitetit dhe asnjë foltore nuk mund t`i zëvendësojë apo përjashtojë. Edhe diçka tjetër. Nga foltorja e Kukësit, Berisha garantoi, mandatin e tretë Rama s`do e gëzojë. Po për këtë vendos sovrani! Ndaj deklarata do mbetet parullë propagandistike që askush nuk do ta dëgjojë veç atyre që kërkojnë të na kthejnë në vitin zero!