BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Nga ideologjizimi i rinisë, në politizimin e saj!

Nga ideologjizimi i rinisë, në politizimin e saj!

Nuk kemi marrë as shembuj të mirë, as kemi përdorur modele normale demokratike në organizimet politike rinore! Kjo u vërtetua më së miri dhe qartë fare, në pengesën e madhe të energjisë rinore në protestën e saj mbi bazë universitare kohët e fundit! Është një problem i madh sa demokratik dhe rinor, por dhe filozofik në politikë bërjen anapulla dhe në imitacion të së dikurshmes në diktaturë! U pa qartë se fjala e lirë, dëshmitë e fjalëve shume herë të qarta pa anësi politike, sabotoheshin, devijoheshin dhe për më tepër transformoheshin nga interesa politike, të cilat kanë të bëjnë me "lirinë" ashpërsisht politike, të organizimeve me brendi të tillë në universitete dhe pse jo në klasat e larta të gjimnazeve tona! Janë një imitacion absurd sot i organizimeve rinore ideologjike - si dikur në diktaturë! Janë organizime që në vend që t’ju përshtaten bashkimeve me interesa studentore dhe në themel social-demokratike në Europë, i ngjajnë "Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë"?! Kjo është e pafalshme për universitetet tona dhe sidomos në gjimnaze! Kemi kaluar nga ideologjizimi sa absurd dhe nën regjim të ish BRPSH-së, në siglat e reja FRESH, FRPD dhe LRI e ndonjë përpjekje për organizime rinore të partive të tjera më të vogla! Nuk ka universitet që nuk ka celula të tilla, që nuk ka ndërhyrje të tilla politike dhe ka shkuar puna deri në fëmijë adoleshentë të cilët provojnë joshje politike të cilat kanë një parim, i cili është militantizmi akut dhe pa asnjë ideal e parim rinor mes bashkimit vullnetar!

Joshja ka një qëllim dhe ky është militantizmi, por kjo joshje ka sjellë një imoralitet shoqëror me përballjen e shkollimit, i cili duhet të jetë primari dhe i paprekshmi! Dje ishin të detyruar të organizoheshin në mbrojtje të partisë në ideologji, sot po detyrohen të organizohen me parimin aspak normal të përfitimit nga tesera e partisë, që në moshë të njomë! I bashkojnë që të grupohen dhe militantizmi politik zbret nga partia te rinia, që nga kuvendi, te adoleshentët dhe që nga raporti me politikën, te shkollimi! Tre grupimet e mëdha në universitete krijojnë largimin automatik, (nga akoma jo formimi i moshës me filozofinë e jetës) me mësimin dhe edukimin duke futur politikën partiake drejt në edukim! Universitete që lejojnë të tilla korpuskula rinore me një ngarkesë politike që ndan të rinjtë ashpërsisht nga e përgjithshmja dhe edukimi si detyrë e parë janë problem i madh shoqëror! Përdorimi i formave urdhëruese dhe partitikratike që në moshë të re, përbën dhe atë që unë e quaj kalim nga ideologjizimi akut në politizimin absurd. Të rinj që nuk duan të përfaqësohen me njërën nga grupimet e gjejnë veten të ndarë, të larguar dhe nganjëherë të persekutuar, sepse partitë sipër pastaj, bëjnë dhe politikat e punësimit dhe nxjerrjes në jetë! E kjo është një anormalitet kundër meritokracisë dhe rekrutimit administrativ! Në fakultete ndërhyrja kaq brutale me politikë, përbën dhe aksin më të qartë të shtrembërimit të cilësisë së humbur universitare dhe shkollore. Premiohen të rinj që kanë dhe partinë pas, që kanë rekorde politike në vend që të kenë rekorde maksimale rinore dhe shkollore apo universitare! Marrin bursa dhe i përfitojnë jo vetëm nga miqtë dhe lekët, por dhe nga partia. Edukohen të mos rebelohen drejtësisht për padrejtësinë, sepse ka urdhër partie, apo të rebelohen po me urdhër partie qoftë dhe padrejtësisht! Prishet kohezioni rinor dhe shoqëror në një moshë e cila ka nevojë për mendim të avancuar së pari filozofik, pastaj kombëtar dhe shoqëror dhe në fund politik. Ndërhyrja politike në organizime të tilla jashtë moralit studentor dhe shkollor me një ashpërsi organizimi vertikal, përbën dhe fajin e madh të sotëm me stërpolitizimin rinor dhe studentor. Më e "bukura" është se askush nuk e çon drejtësisht zërin për këtë fenomen retro kulturor në përgjithësi, por në ngjashmëri të plotë me ish BRPSH e dikurshme.

Pastaj në një diskurs të madh dalin shprehjet - ti je i FRPD, ti i LRI-së dhe ti i FRESH-it?! Dalin, sepse zhvendoset lufta pa principe demokratike dhe në universitete dhe në shkolla. Mësues të politizuar, nxënës të tillë, dhe për më tepër pedagogë dhe studentë që kanë mbas tyre partinë dhe organizmat e saj në shkolla dhe sistemin arsimor në Shqipëri!

Çfarë bën kjo histeri politizuese? Padyshim ul edukimin normal, ul cilësinë e shkollimit dhe universiteteve publike, ul ekselencën dhe meritokracinë e shuan pothuaj fare. Përgatit një brez drejtues që ka marrë "fluturim" nga partia, nga militantizmi dhe jo nga merita apo rekordet e larta në studim apo sistem arsimor të ndjekur qartë dhe mirë. Mbush oborret e partisë me një pjesë të rinisë që flasin politikisht, sillen politikisht, jetojnë politikisht! Fusin në Kuvendin e Shqipërisë mosha të cilat nuk kanë bërë asgjë, përveç se propagandë partie dhe militantizëm absurd pa asnjë vlerë shkollimi dhe edukimi të merituar! Pastaj "grijnë" e mbushin me fjalë boshe foltoren! Nxjerrin militantë të "intelektualizuar" politikisht, njësoj si dikur "agjitpropët" e rinisë së PPSH-së!

Kjo gjë i bën keq shoqërisë tonë! E ul moralisht, e dërmon shkencërisht dhe dhunon në mendimin e lirë rinor! Një pjesë e madhe e ka kuptuar këtë polititizim dhe kjo të gëzon, por jua ka vështirësuar kaq shumë jetën dhe mundësitë, sa ka sjellë dëshpërim të pakufishëm për lirinë dhe moralin e tillë, pa politizime dhe pa urdhra partiakë që në moshë të re!

Kjo është një e keqe e madhe e shoqërisë tonë që nuk di të dalë nga polititizimi dhe mbas shumë vite tranzicion absurd në Shqipëri.

Nga Besi BEKTESHI