BREAKING NEWS

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve në emision live: Pusho mos bëj zhurmuesin

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve
x
BREAKING NEWS

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe shpërthejnë bombë molotov në kufi

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe
x
BREAKING NEWS

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra
x
BREAKING NEWS

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari
x
BREAKING NEWS

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Eksperti  i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore:
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve
x
BREAKING NEWS

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit për gjatë javës, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit
x

Opinion / Editorial

Nga komunizëm në “antikomunizëm” pa larguar atë “komunizëm” si të përbashkëtën 78-vjeçare!

Nga komunizëm në “antikomunizëm” pa larguar atë

Eksperimenti më i qelbur politik dhe laboratori më i mbrapsht ekonomik në post komunizmin shqiptar është qyteti më i lavdishëm i shekujve dhe deri në gjysmën e parë të shekullit 20 ose Shkodra. Shkëlqeu nën tre mbretërit Ilir Agron, Teuta dhe Gent! Shkëlqeu me Balshajt dhe domenin Venedikas, shkëlqeu me Pashallëkun e madh 75 vjeçar të Shkodrës dhe si vilajet. Shkëlqeu si Bashkia e parë moderne që mbas 20 majit 1913. Shkëlqeu dhe në shtetin e parë mbas 1920 dhe në Monarki. 1945 i ndaloi tregtinë dhe fuqinë kreative kapitaliste por nuk e zhyti dhe pse e persekutoi në tatime dhe politikisht. Komunizmi si diktaturë e rrëzoi Shkodrën nga shkëlqimi por jo nga fuqia kulturore dhe intelektuale. As nga fuqia ekonomike dhe pse i prishi pronën dhe pazarin apo lundrimin. Por i krijoi fabrikat, uzinat, HC, ndërmarrjet industriale dhe bujqësore nga më të famshmet në Shqipëri. I la kulturën, teatrin, estradën, Vllazninë, klubet kulturore universitetin. Por 45 vite e detyroi të duartrokiste dhe pse nuk donte për regjimin komunist. 45 vjet komunizëm që i mbyllën Shkodrës lirinë e fjalës dhe të kapitalizmit më të shquar në trevat shqiptare. Një komunizëm shpesh kriminal posaçërisht me Shkodrën. Mbas 1990 qytetin e famshëm e “kapën në dorë” idealet e “antikomunizmit” të komunistit nga Viçidoli Sali Ram Berisha. Sigurisht të rrethuar nga të frustruar të sigurimit dhe bashkëpunëtorë të tij që ulërinin më shumë se ato që kishin vdekur birucave të sigurimit në Shkodër – poshtë komunistët. Për 45 vite PKSH dhe PPSH kishin ndarë në Shkodër njerëzit në komunistë dhe antikomunistë duke i persekutuar këta të dytët, për 33 vite Berisha dhe një pjesë maskarenjsh ( sot janë pak që e ndjekin) persekutuan qytetin duke e ndarë në mënyrë klasore në antikomunistë dhe “komunistë” në dëm të këtyre të dytëve që nuk kishin qenë një ditë të vetme pikërisht ...komunistë. Qyteti i madh tentohej me një perversitet prej folkpolitikanësh ish komunistë të ndahej religjinarisht, rajonalisht dhe me lagje e sidomos politikisht. Po të mos ishe me SB dhe akoma tragjikët që vazhdojnë ta ndjekin je “komunist” që duhesh eleminuar nga rëndësia e qytetit dhe pse je qytetar i vjetër, i ndershëm dhe familje që nderon trashëgiminë e vjetër qytetare. Jo, po nuk ishe me origjinën “antikomuniste” të Saliut dhe shërbëtorëve të tij që ai ju ka dokumenta spiunimi e bashkëpunimi dikur e korrupsioni në qeverisjet e tij, nuk mund të ishe qytetar i denjë i Shkodrës...antikimuniste ose Berishiste! Sot antikomunizmin e shikojnë te protesta kundër “urës së Bunës” në Velipojë! Antikomunistët e Shkodrës me Saliun të vetmin komunist bashkë me Tritanin akoma në një kuvendeuropian rrugën në bregdet dhe urën mbi Bunë e dinë një investim të Ramës kundër Shkodrës! Tashmë e përbashkëta e 78 viteve të fundit të Shkodrës është ajo “komunist” por në 33 vitet e fundit të aplikuar me egërsinë më djallëzore nga jo një thjesht komunist si sekretari partisë Sali Berisha por nga “antikomunisti” non grata në SHBA për fat të keq me akoma dy derdimenë mbas tij në Shkodër. Për pak ditë me nisjen e fushatës partia e “antikomunistave” në Shkodër do të shpallin dhe “krenarinë” si qytetin e vetëm “demokratik berishian” në Shqipëri! Po, si dikur ku komunistët e partisë dikur të Berishës ndërtonin të vetmin “Muze Ateist” në botë. Por kësaj radhe, dikush ka një ide për t’ia larguar atë “komunist” në administrim që Shkodra ka 78 vite mbi shpinë. Do të shikojmë në se realizohet në 14 maj.