BREAKING NEWS

Kërcet thika në Sarandë, humb jetën një person

Kërcet thika në Sarandë, humb jetën një person
x
BREAKING NEWS

Foto/ RENEA aksion në Elbasan, në kërkim të Fejzullah e Florenc Çapjas

Foto/ RENEA aksion në Elbasan, në kërkim të Fejzullah e
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm: Dobësimi integral i Serbisë do të sjellë shpërbërjen e saj, kjo është koha e madhe e Shqipërisë, prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm: Dobësimi integral i
x
BREAKING NEWS

Tentoi të kalonte kufirin me automjetin e vjedhur të ministrit, policia jep detajet

Tentoi të kalonte kufirin me automjetin e vjedhur të ministrit,
x
BREAKING NEWS

Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburantit në vend, ja sa do të shiten

Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburantit në vend, ja
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Vdes 33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para

Vdes  33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej nga pika kufitare e Morinës

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej
x

Opinion / Editorial

Nga lufta vijmë... e në luftë do të shkojmë!

Nga lufta vijmë... e në luftë do të shkojmë!

(Intervistë e supozuar e“Kusurmadhit” me Sali Berishën)

Detyrën më të vështirë nuk e pata kur mora porosinë që të intervistoja Saliun në prag të demostratës së madhe të ditës së shtatë të korrikut, por fakti se kur u futa në seli më kapi një makth i madh, sepse vërtetë sipër shkruhej “kryetari”, por ec e merre vesh se cilin mund të gjejabrenda saj. Mund të hasja Lulin duke bërë dorëzimet e zyrës, sikurse mund të hasja dhe Alibeun duke e marrë në ngarkim, detyrën e përkohshme. Në korridorin e e gjatë të SHQUP - it hasa përballë Gridën e cila sa më pa e kuptoi qëllimin tim dhe ma beri me sy. Ajo vërtetë ma bëri me sy, një gjest ky nga ana e saj që më mori gojën, por unë e pata keqkuptuar dhe po të mos ishte ndërhyrja po e vet Gridës që të më thosh se Sala është atje brenda, do kisha ikur mbas saj. Gjithsesi, po mendoja se si ishte e mundur që dikur po ajo përkrahësit e tij i kishte quajtur “llumi” i PD-së dhe tani ndodhej po atje?! Por ky nuk ishte misioni im ndaj mbasi e falënderova, trokita fort në zyrë. Trokita fort se e di që Saliut i pëlqen forca. Sapo më pa ai e kuptoi qëllimin e vizitës dhe ndaj më tha prerë:

- Ndigjo ti Kusarmadhi...

- Nuk jam “kusar madhi” por “Kusur Madhi” që gjithë jetën nuk mu ndanë kusuret z. Sali

- Atëhere tash më ndigjo mue o kusuremadhi ti: Nëse ke ardhun me më intervistu mue, duhet me e dijt mirë se unë jam Sali Berisha. Ti them këto jo për me u mburrë, por me ba kujdes, me ba kujdes se ju përherë e keni shtrembërue të vërtetën. Po..pooo... Jo joooo. Jo po, dale të lutem shumë. A nuk kini qenë ju, qi herë thoni se Sala ka vetëm 100 mijë dollarë e herë 500 mijë ? Ndigjo mue: Unë nuk jam nul si Luli në matematikë, apo si Enkelejdi i cili e mban veten sikur është nga familje bejlerësh. Komunisti Enver e kishte mbiemrin Hoxha, por pse mos me të vërtetë babai i tij apo xhaxhai ishin Hoxhë? Pra...pra me kët, du me thanë se ju jini ata që e shtrembroni historinë. A e din ti Kusurmadh se ç’nuk kanë thanë për mue, por unë jam Sali Berisha e s’ka burrë nanet, me m’rrzue prej kalit. Po..pooo...jo...jooo ! Jo po dale, dale të lutem shumë, ndigjomë mue ! Mos me marr shembullin me Lulin, se Luli nuk është në gjendje të hyp as në karrocë e jo ma me drejtue nji Parti, prandaj dhe unë kam dasht me e mësue se si kalërohet. Po Luli donte me kalëru pa kalë po pa më thuj ti mue në cilin vend të botës ndodh kjo ? E pashë që s’doli gjë ndaj dhe ja hoqa kalin e tash le të eci në kambë. E kam heq butë e butë mos me u vra...

- Z. Sali ne e pamë nga afër se ç’ndodhi dhe disa gjera janë të tilla që s’mund të mohoen, aq sa dhe godina u shkatrrua e mos harroni se ajo riparohet me paratë e popullit, pastaj për ju kanë dalë shumë fjalë, sikur paskëshit qenë ju ai, që përcaktonit drejtimet e sulmit kundër PD-se dmth kundër vetvetes dhe kur sulmon veten mendo se ç’mund të besh për kundërshtarin ! Jo që fansit tuaj e kanë deklaruar se do përdorin forcën dhe dhunën.

- Ah..po kjo që thu ti nuk qëndron sepse nëse Luli nuk do të mbyllej në kasafortë, atëherë përse ne duhej të përdornim forcën? Forca përdoret për të bindur atë që nuk don me u bindë. Po të ish se Luli kish me ik ne s’kishim për me e sulmue. Ja me thuj ti mua a ju kujtohet kur ne i thoshnim Nanos ik? A të bjen ndërmend apo jo ?! Dhe Nanua u tregua burrë iku jo vetëm nga K/Ministria por dhe nga Shqipëria. Pastaj shiko...ndigjomë mue..po po...jo..jo.. Dale një minutë të lutem, po të lutem shumë.... Po si thu ti Kusurmadh pse ai Trampi budallë ishte që sulmoi “Kapitolin” E sulmoi se i vodhën votat dhe kush ja vodhi do më thush ti mue? Ja pat vjedhur pikërisht ai Bideni që më shpalli mua “non grata” në Amerikë me anë të Jurisë koreamerikane. Unë e kam padit në gjykatë, por as vet se kam kuptue se pse ata francezet s’po me kthejnë përgjigjie. E sa për “non grata”. Po të jetë se e ka seriozisht, përse ai nuk dënon Trampin, por merret me mue? Unë jam burrë , po kjo ska bërë kurrë vaki n’asnji vend. Thonë për mue se jam peshk i madh, por kët ata kanë tash e 30 vjet që e thonë. Thonë se unë hapa piramidat, se unë gjakosa opozitën, se u vodha votën se kam vrae Hajdarin ( në moment nxjerr shaminë dhe mendova se do fshinte lotët, por isha i gabuar... fshiu hundët), pastaj thonë se unë mora tankun me sulmue kryeministrinë, do me thanë, se paska qenë Saliu ai që organizoi puçin dhe sulmoi televizionin, se gjoja jam unë ai flakë ndezësi i Gërdecit dhe viktimave të tij, se gjoja unë isha ai qe kam urdhrue me hap zjarr në bulevard e me vra ata katër fakirët, se paskam qenë maja e piramidës së korrupsionit e lloj- lloj marrëzish, pra shkurt kam bae një mijë e nji të zeza. Po a e kupton ti Kusur se me ba tanë këto do kisha ik vet në burg pa më proçedu askush? Thonë se jam më i pasuri në Shqipëri, po pse ti e beson kët gjë? I varfër nuk jam e pranoj, por ama me qenë disa herë kryeministër e President si thue ti, duhet me qenë fukara?! Po aty nji bythë Sude ishte Presidente firme dhe një kapter si presidenti i Vefës dhe u banë milionera... po unë?!Por mos kujto se ata të Ramës dhe vet Rama janë të larë. Po ta them unë dhe le ta marrë vesh Shqipëria Evropa dhe tan Amerika, se ata janë më të korruptar se ne. Ja më thuaj ti mua se kush ka ndenjë më shumë në pushtet ne apo ata? E shikon o pra se me qenë në pushtet i ke mundësitë më të mëdha për të abuzuar me djersën e popullit tonë fukara ? E ke vrejtur ti Kusur që ata dënojnë vetëm kur jua u thotë Evropa? Ja atë Saimirin, Italia e tregoi edhe atë kryebashkiakun Kajmak po italianet e kapën dhe sa kanë ende, prit prit se ke për me e pa. Ramën kam për ta tërheq zvarrë nga karrikja e kryeministrit.

- Z.Berisha veç Amerika ju ka denoncuar ju dhe gjithë familjen tuaj madje dhe disa zyrtarë të tjerë.

- Ja pra e shikon ky shembull flet vet që do të thotë se s’kanë prova, por për me gjykue tjetrin nuk ecet me opinionin e Sorosit dhe të Jurisë së Kim Jongut. Ke për me e pae, brenda nji ose e shumta dy vjetësh kam për me e rrëzue Ramën e në mos me hir me pahir e kam me i ba zbor me zvarritje

- Kjo z.Berisha do të thotë përdorim force dhe marrjen e pushtetit me dhunë e bëjnë komunistët me revolucion duke bërë përmbysje të madhe, dmth përmbysje kapitalizmi.

- (Berisha qesh) Unë skam ndërmend me përmbys kapitalizmin, por ne shqiptarët prej lufte kemi ardhur e drejt luftës shkojmë dhe se pushteti nuk merret veç me grykën e pushkës, rrugë të mesme nuk ka dhe ke për ta parë se dhe demokratët e gënjyer kanë për me ardhë ke unë përsëri. Kam për me i falë. Me njeh apo s’më njeh gjykata punë e madhe më njeh populli dhe unë ata i kuptoj, janë në hall të madh, por dhe ata më kuptojnë. Po nuk më dhanë të drejtë kam për me i çu punëtorë asfalti për me shtrue rrugët që ka për me i lanë përgjysmë Rama. Po të them dhe diçka: Mbas këtij viti Juri Kimin kanë për me e heq si të pa aftë. Po ata të Amerikës janë budallenj, janë të tillë se ata nuk e dijnë që dhe një shqiptar i thjeshtë nuk pranon me u mat me një grue..e jo unë Sali Berisha të pranoj me më komandue nji ambasadore. Hajt pra mirë u pafshim në takime të tjera ! Se për pak harrova do vish me mue n’demostratë se kam për me t’ba ministër kulture po mora pushtetin me dhunë paqësore...kjo do të thotë se shkojmë me pushkë... por pa fishekë.