BREAKING NEWS

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik raportimesh për UFO-t në Itali, ja rasti i paprecedentë që ka kapur radari në aeroportin Malpensa në Milano dhe lidhja me pandeminë e COVID-19

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik
x

Opinion / Editorial

Nga një “Kenedi paralajmërim” që në Shqipëri askush nuk ka shpëtim!

Nga një “Kenedi paralajmërim” që në

Para dy ditëve ishte përvjetori i vrasjes të një nga presidentëve më “jetëshkrues” të Amerikës dhe pse më pak se një mandat si President. Ishte i tillë, sepse kishte një talent mbi konceptet e lirisë dhe demokracisë së kërkuar. Ishte personi që mbylli krizën e raketave (përballë fuqisë komuniste) rriti ekonominë dhe politikën përballë Murit të Berlinit në krahun perëndimor dhe personi që tentoi barazinë racore dhe etnike, por dhe paralajmëroi uljen e njeriut në hënë. Një nga të thënat e mëdha të tij është: konformizmi është gardiani i lirisë dhe armiku i rritjes ekonomiko kulturore. Pra sigurisht ai ishte njeriu më pak konformist në atë kohë dhe kishte qëlluar të ishte dhe President i SHBA-ve. Ai patjetër ishte njeriu i madh i krasitjes së diferencave shoqërore. Edhe në këtë rast ai thotë: në qoftë se nuk jemi në gjendje t’u japim fund diferencave, në fund, nuk do të mundemi të ndihmojmë për të bërë botën e sigurtë për të toleruar ndryshueshmërinë. E padyshim që kishte të drejtë jo vetëm atëherë, por dhe tani kur “ndryshimi” ose e ndryshueshmja është diçka etike në sjellje dhe shoqëri. Kenedi mbas Luftës së Dytë Botërore ishte i qartë dhe ku mund të fitonte dhe mbretëronte komunizmi. Ai edhe për këtë gjë thotë: Komunizmi nuk është ngritur kurrë në pushtet në një vend që nuk është shkatërruar nga lufta ose nga korrupsioni ose nga të dyja bashkë. Pra Kenedi ka paralajmëruar pikërisht këtë gjë si përsëritje e të dikurshmes në Rusi, Kinë dhe vende të tjera. Por sot, dua ta kujtoj për një thënie të madhe të tijën, që ka lidhje me “pushtete famëkeqe” dhe që në fund, nuk i bëjnë keq vetëm të varfërve si kanë zakon, por dhe në fund të fundit të pasurve. Pushtete që kthehen në tirani të vogla funksionale deri në demokraci. Kenedi thotë: Në qoftë se një shoqëri e lirë nuk mund të ndihmojë të shumtët që janë të varfër, nuk do të shpëtonte dot pakicën e pasur. Kenedi paralajmëron marrëzinë e pushteteve në shërbim të një klase të pasur dhe të pamëshirshme me shumicën e varfër. Në fakt bëhet fjalë për shoqëritë e lira që zgjedhin në majë të pushtetit individë dhe personazhe apo dhe klika të tilla drejtuese, që nuk duan të kenë koherencë shoqërore dhe që kuptojnë vetëm fitimin e tyre, pa shikuar dot varfërinë te shumica e tillë. Kenedi paralajmëron se kjo shoqëri e lirë po dëmtoi këtë shtresë të një shumice të madhe, nuk do të shpëtojë nga rrënimi dhe të pasurit. E para, se do të shkaktojë kaos ekonomik dhe social, i cili merr përpara dhe të pasurit në prona dhe pastaj dhe pasuri e investim apo dhe financa dhe e dyta bën gati (provokon) revolucionin – revoltë dhe jo ri-evolim shoqëror. Pra kthen pas në histori dhe filozofi. Kenedi do të thotë se një rend i lirisë, një shtet dhe shoqëri e tillë, nuk mund të sillet kështu, sepse përgatit robërinë e saj dhe si pasojë shkatërrimin. Mirëpo dhe pse jemi pothuaj 60-të vite nga kjo fjalë, te ne në Shqipëri është mjaft kuptim plote në saj të perversiteteve filozofike dhe politike që kemi si model i një shteti që e quan veten të lirë dhe sillet si “tiranucokraci”. Nuk është term i vërtetë, po dua të them se tirania dhe liria keq përdorur, bëjnë nganjëherë martesë të paligjshme për të provokuar – diktaturën. Ose më mirë për të sabotuar demokracinë. E këtë gjë, kemi tridhjetë vite që bëjmë në Shqipëri. Ne kemi korifenj të një sistemi të mosgjetur vlerash, i cili po vazhdoi akoma dhe një dekadë, do t’iu bëjë keq jo vetëm të varfërve që nuk i ndihmon apo dhe nuk përkujdeset, që të jenë sa më pak çdo ditë, por nuk do të shpëtojë dot dhe të pasurit shumë të pakët që i pasuron përditë e më shumë. Sepse akoma nuk kanë kuptuar se sa më shumë “gjysmë proletariat i sëmurë me varfëri” pa drejtësi, ose me drejtësi të sëmurë plotësisht, aq më shumë shtohen premisat që dhe të pasurit e paktë të mos kenë mundësi për ndihmë. Nuk do të ndihmohen dot fëmijët e pakicës së pasur përballë një supremacie të shumicës absolute të varfër. Nuk do t’iu hyjnë në punë as pasuritë dhe as mediat pronë dhe as shkrirjen me politikën. Jo nuk do t’iu hyjnë më në punë, sepse kursi i shfrimit të dufit është një mrekulli shoqërore që nganjëherë bëhet si një mrekulli natyrore dëmsjellëse. Dikush thotë se- hëëë mor lëri këto, sepse të pasurit asnjëherë nuk e kanë pësuar. E unë përgjigjem: Ashtu... ouuuu.... e harruat “drejtësinë” e viteve 1945 dhe 46 për të vazhduar akoma më tej? Duket sikur është batutë, por është rregull i qartë filozofik që nuk duhet të prodhosh revolucionarë dhe të varfër me anën e pushtetit tënd të korruptuar dhe delirant, sepse pastaj nuk do të shpëtosh dot as pakicën e pasur. E kjo pse kopukë sipër, njerëz të delirit dhe urrejtjes patologjike për të varfrit, i duan ato edhe më të varfër dhe më të papunë apo dhe më të vegjël në jetën e tyre të përditshëm. E ato kthehen në të pakënaqurit “par exlance” që nuk kanë as respekt për veten dhe jo më për të tjerët si të varfër apo pak më të pasur ose akoma dhe më të pasur se veten. Shtype sa më shumë shumicën e varfër, shtrëngoje me taksa dhe tatime, lodhe me taksidarë dhe çmime të larta, kërkoi standarde të lartë e ndërkohë privilegjo dhe mbaj lidhje të forta financiare dhe politike me të pasurit shumë të paktë dhe padyshim mbase je bërë i pasur dhe vetë ti, ke përgatitur dhe armiqtë aty poshtë që një ditë bëhen kaq shumë, sa të marrin para ty si politikë, por dhe ata si pakicë e pasur. E treta është se nga mungesa e ndihmës për shumicën e varfër e pëson dhe ajo pjesë e pakicës së pasur, e cila i ka në punë të parët e varfër. Ose rreth e rrotull punës dhe interesave që ka kjo pakicë e tillë. Po pra, e cila e shikon humnerën që përgatisin qeveri të tilla tiranike dhe korruptive që në fund fare, i bëjnë gropën dhe pakicës së pasur kudo në botë dhe padyshim edhe asaj në Shqipëri. E në këtë vend sigurisht me të tilla elitokraci politike nuk do të kenë shpëtim as të varfrit dhe as të super pasurit dhe pse duket se janë kaluar. Vjen dita dhe nuk do të jetojnë të lumtur ata vetë, o fëmijët e tyre ose nipat dhe kjo është padyshim e sigurtë.