BREAKING NEWS

“Televizionet shqiptare paguhen nga rusët”, Ngjela jep alarmin dhe paralajmëron: SHBA e pranoi, nuk flasin me emra, por...

“Televizionet shqiptare paguhen nga rusët”, Ngjela jep alarmin
x
BREAKING NEWS

Rama tërhoqi vendimin për rritjen e çmimit të energjisë, ERE del me njoftimin e papritur

Rama tërhoqi vendimin për rritjen e çmimit të
x
BREAKING NEWS

Partia Demokratike jep njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Partia Demokratike jep njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari zbardh detaje të reja nga biznesi i Vis Martinajt: Kishte lidhje me elementë të botës së krimit në të gjithë Shqipërinë, fitimet rriteshin për shkak të...

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari zbardh detaje
x
BREAKING NEWS

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën paralajmërimin e frikshëm: Jemi në “luftë” me Iranin ndërsa qeveria...

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i publikon fotot e Vis Martinajt

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i
x
BREAKING NEWS

Fantastike! Liberalizimi i vizave, Kosova merr lajmin e madh nga Greqia

Fantastike! Liberalizimi i vizave, Kosova merr lajmin e madh nga Greqia
x
BREAKING NEWS

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat janë kriteret për tu bërë efektiv policie

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat
x

Opinion / Editorial

Nga parullat në mikrofon në shtator drejt e në revolucion! 

Nga parullat në mikrofon në shtator drejt e në revolucion! 

Është bërë pothuaj rutinë e njohur nga gjithë shqiptarët ndoshta në tërë globin, kërcënimi i liderëve tanë opozitarë të dyshes, Berisha-Meta tani në stinën e verës se shtatori që celebron, fillimin e vjeshtës do njihemi me lëvizjet e paimagjinueshme, të panjohura më parë kundër regjimit që ka nisur të numëroj ditët e fundit të qeverisjes. Oratorët pa dallim nga ish komunistët, konvertuar në antikomunistë dhe ish-freshistët të pagëzuar në liderë të lirisë, premtojnë për lëvizje radikale, tektonike që do sjellin ndryshimin e madh, atë të largimit të këtyre që sundojnë sot me ata që na kanë sunduar e drejtuar tri dekada që nga rënia e sistemit komunist më 1990.Këto deklarata dhe parulla janë refren i njohur i bezdisshëm dhe nuk merret seriozisht nga askush deri edhe nga vet ata që i recitojnë nëpër podiume apo përmes zërave të zëdhënësve që e kanë profesion të lexojnë me një frymë fjalimet plot thirrje dhe kërcënime, mbushur me akuza dhe premtime, thua se janë në një fushën e lojës, pa arbitra, pa kundërshtarë, bile edhe pa tifozë. Pa ndonjë radhë të paracaktuar, sidoqoftë të sinkronizuar, sa mbaron Berisha deklaratën nga podiumet në seli apo takime me popullin në përkujtimore apo me strukturat e partisë si lëshon rrufet për atë që e pret Edi Ramën dhe tërë mazhorancën, sa zbraz zemërimin dhe mllefin me akuza se Rama takon kontrabandistët e naftës në mes të detit, sikur kërkon të vetdemaskohet me shpifje kaq banale e merr mikrofonin Meta, Kryetari i PL të sapo formuar. Kryetari i PL, është në garë të pashpallur për ta sfiduar aleatin dhe njëherësh konkurrentin e tij, Berisha ndaj bënë gjithë përpjekjet të jetë më fshikullues, më i rreptë, bombastik, me fjalor rrugësh, më banal me epitete të paseleksioonuara sikur të ishim në mes të sherrit në lagje periferike, atje ku grinden për vijën e ujit me fjalët maskara, vagabond, bandit,kriminel. Kryetari Meta, ka padurimin që nuk ia justifikon as mosha as funksionet që ka kryer që kur hyri në politik me pantallona të shkurtra, por edhe për vet origjinën një mijë metër mbi nivelin e detit, apo i ngjashëm me Mujo Ulqinakun dhe Vojo Kushin se skraparllinjtë e luftës e të punës i kanë dhënë këtij vendi shumë me heroizmin kulturën, arsimimin si burra të traditës dhe qytetarë të respektuar. Po a mund të pajtohemi me tonin dhe ashpërsinë, mirë me nxitimin dhe pasionin se këto janë normale, po me kërcënimet dhe deklaratat për prerje kokash dhe ditë të numëruara? Janë të pajustifikuara dhe të papranueshme në një vend që pretendon se jeton në demokraci dhe nuk mund të sillesh si në diktaturë, duke pretenduar për veprime radikale përmes etiketimeve dhe nxirjes së gjithçkaje. Revolta e Ilir Metës nuk ka asnjë bazë. Nuk ka asnjë motiv objektiv. Duke mos përjashtuar nismën e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Dosjeve dhe  sharjet me etiketime dhe akuza janë më shumë shprehje e padurimit të një politikani që i ka pasur të gjitha pushtetet dhe si i tillë është plotësisht i pajustifikuar të flas sikur të ishte një riosh në politik.Vini re, harmonizimin e sjelljes së dy aleatëve në analizat e mbushura me shpifje. Këto ditë Berisha në përkujtim të poetit të pushkatuar, Havzi Nela, bëri përgjegjës Ramën se i ati paska firmosur për dënimin e poetëve?! Dënimi i poetëve është i papranueshëm. Po e papranueshme është edhe lidhja e shkurtër mes aktit të kohës së diktaturës dhe Ramës, i cili është aq përgjegjës sa edhe vet Berisha që në ato vite ishte mjeku i bllokut, po nuk mund të fajësohet për këto veprime. Për ta vënë para përgjegjësisë Ramën, lidhje direkte beri ditë më parë edhe Ilir Meta që mendon se fiton aksione politike, duke bërë politik me ngjarjen e shumë viteve më parë. E njëjta strategji, i njëjti fjalor, e njëjta gjuhë, të njëjtat parulla. Secili nga liderët në garë në kërkim të fyerjes dhe akuzës më të rëndë. Kur Berisha e etiketon Ramën kriminel, Meta e cilëson kryekriminel! Kur Meta e quan bandit, Berisha e gradon bandit ndërkombëtar. Meta premton ta përmbys, Berisha, betohet se do ta tërheq zvarrë! Meta e quan kryeministër i pashpirt, vrasës i fëmijëve,duke aluduar me tragjedinë e Potamit, fap nxjerr kokën nga frëngjia, Sali Berisha dhe bubëllinë se qeveria është armikja më e madhe e popullit shqiptarë. Shoqëria jonë bombardohet me deklarata e fjalime bombastike, thua se jemi drejt një lufte përfundimtare midis ushtrisë së dy aleatëve në kërkim të pushtetit dhe gjithë të tjerëve që kanë detyrë të dëgjojnë,të besojnë dhe të binden se në vjeshtë nis një këngë e re,me tekst,melodi dhe muzikë të vjetër. Se është në prag revolucioni se populli është gati, armët të rrëmbej dhe revolucioni të filloj për të ikur nga pushtet kusarët dhe të mbërrin triumfator të ndershmit të përkryerit legjendarët, ata që dinë të bëjnë shtet dhe që kurrë nuk kanë mbushur xhepat e vet. Dhe premtimet për vjeshtë të triumfit vazhdojnë dhe duket se revolucioni po afron. Në se nuk janë ëndrra verore apo dëshira vjeshtore nuk i dihet shtatori ç`surpriza do na sjell dhe ndryshime me shumë vlerë! Dhe shtatori edhe pak do ngrejë siparin dhe gjethet do nisin të bien, po revolucioni po zien. Është gushti i premtimeve dhe kërcënimeve të mëdha,bën nxemjen PD e PL për të shkuar në vjeshtë me fuqi të ripërtërira se lufta do forcë dhe militantë trima. Në qendër të revolucionit të vjeshtës që afron, po i bëhet gati kostumi qeverisë tonë. Dhe një klasë e re po vjen në politik, të rinj në moshë,energjik me zemrat çelik.Të gjithë këtë gusht të përvëluar, ku dielli është saç dhe zjarret po djegin Shqipërinë, aleatët e koalicionit të lirisë i bëjnë gati dasmën Shqipërisë. Dhe se shiten të pakonsumuar e gjitha kjo histeri ngjanë me fabulën e fshatit tim kur e pyetën për Hysenin që u martua se cilën mori për grua, pa u menduar dy here, u tha se mori atë që kishte marrë njëherë. Kështu edhe me Berishën e Metën, kërkojnë të na qeverisin me të vjetrën. Përditë deklarata. Çdo natë para buke kërcënime. Në mesnatë marrim habere për arrestime. Në mëngjes për përmbysje. Për armiq të shpallur në drekë. Po e njëjta komedi në çdo minutë në garë liderësh opozitarë që kërkojnë ta fitojnë këtë betejë se kush do mallkoj e fyej, akuzoj dhe premtoj më shumë për të marrë kryesimin opozitarë për revolucionin që pret në fillim shtator! Parullat janë nxehmja para revolucionit. Është gara kush akuzon e poshtëron më shumë. Kush sundon ekranet e televizionit, kush të mashtroj e gënjej edhe pse bëhen kaq qesharak në sytë e shqiptarëve që ua njohin gjuhën dhe bëmat, ua dinë dhe qeshin me të madhe për burracakërinë, se këta e dashkan më shumë Shqipërinë ndaj doemos në pushtet sa më shpejt duhet të vijnë! Duke folur çdominutë në podiume me ultimatume, premtime të mëdha, tregojnë më së miri se kanë mbetur, atë djeshmit, të sotmit, të ardhmit, po ata!