BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Nga shoqëri vertikale dhune, tashmë jemi në atë "horizontal-vertikale"!

Nga shoqëri vertikale dhune, tashmë jemi në atë

Sigurisht që "regjimi ideologjik" nuk do të na linte, as do të na toleronte, të bënim atë çfarë bëjmë sot me njëri tjetrin, ose më qartë, çfarë përdorin sot si një "politikë kulturore" që ka 25 vite që zgjat! Arrogancën dhe agresivitetin individual, të organizuar nga poshtë, të rrugës, të shkollës, të lagjes, nuk e toleronte dhe për më tepër e "sharronte"?! Arrogant dhe agresiv, ishte vetëm ai sipër, kur kishte nevojë të bënte "update" pushtetin represiv të vetin! Ne ishim shoqëri dhune vertikale , por ajo dhunë nuk lejohej horizontalisht! Nuk lejohej, sepse ishte e qartë se ideologjia nuk e lejonte dhe për më tepër regjimi klasik sundues e kishte armike, ngaqë nuk do të mbante dot "duartrokitjet" nga pjesa poshtë për qetësinë dhe rendin! Nuk flisje dot me zë të lartë, nuk ndryshoje dot tonalitetin e zërit, sepse dikush ose shumë kush të thoshte - heeej mos bërtit kaq shumë! Pra shëëëët, ulët, pa të bërtitura". Zërin do ta çosh kur të brohorasësh për partinë dhe shokun Enver, jo në raste të tjera! Dakord! Imagjinoni për arroganca dhe agresivitete të tjera rruge, marrje gjaku, vrasje dhe përdhunime, grabitje dhe kërcënime, se çfarë të gjente! Për nxënës që shajnë mësuesin ose e rrahin, për mësues që nuk japin mësim, ose janë arrogantë, për zhurma dhe horra në shkollë dhe në institucione që demostrojnë agresivitet dhe arrogancë personale të njerëzve brenda tyre! Po po, ishim në diktaturë të ideologjisë dhe nuk kishim të drejta! Na kontrollonte ajo! Një polic shpesh herë i dalë boje në veshje mbante "suus" gjysmën e stadiumit e jo më, të kishte rrahje dhe shkatërrim masiv të tij! I gjithë ky agresivitet i sotëm ku pothuaj të gjitha kanë barkun plot, atëhere ishte një qetësi shembullore "me disi dhe shumësi barkun bosh"! Po po, mbase dhe nga që ishim lodhur, duke realizuar normat në industri dhe bujqësi, sepse na kishte rënë pika deri sa mbaronte tetë orarëshi! Sepse "arroganti i vetëm sipër nesh" na detyronte të shkonim në punë, me turne, në aksion dhe shkollë mbasdite! Pastaj dhe në kurs pikture dhe valleje, në sport dhe në aktivitete të shumta jashtë shkollore dhe jashtë punës! Ec e mos shko po deshe! Të shtunën dilnim dhe pastronim lagjen dhe të hënën në zbor! Të dielën në aksion në fshat, për të hapur kanale kulluese! Pastaj në rradhë të qumështit në mëngjes dy orë, pastaj në rradhë të bukës, sepse mbaronte! Kishte dhe mbledhje fronti dhe lagjeje! Kishte dhe mbledhje kolektivi dhe lexim gazete! Kishte analizë në sport dhe në kulturë ose art! Kishte dhe një uniformë si veshje dhe një lloj filxhani kafeje në klub, ose "ushqimi social"?! Dy lloje biçikletash dhe nga fundi vetëm një, ose ajo e markës "Tirana"?! Tre lloje basmash dhe një doku! Po për çfarë do bënim arrogantin ne, ose agresivin! Me cilin, Enveeerin? Me partinë?! Jo, ne nuk jemi nga kjo lloj specie njerëzore! Ne si shoqëri, arrogantit ideologjik i (kemi thënë) themi "bravo" dhe e duartrokasim deri sa na bëhen pëllëmbët flluska"? Po po, më keq se sa me lopatën dhe kazmën që na kishte siguruar ai! Shoqëria jonë të bënte arrogante dhe agresiven me ideologjinë dhe diktaturën!? Në asnjë mënyrë dhe asnjëherë! "Suuus" dhe urtë fare! Kush bënte gabimin dhe dilte ashtu kot, pa dashje nga "kori, apo hapi rreshtor i përbashkët" shkonte për dhjamë qeni menjëherë! Nuk iknim dot jashtë, sepse ideologjia dhe Enveri kishin menduar të rrimë këtu, urtë dhe pa fjalë! Ju kishte dhënë pushkë dhe zonave të kufirit kryesisht për të qëlluar në shpinë kush ikën, se sa në gjoks, kush vjen nga kufiri?! Dakord? Por dhe nëqoftëse dikush nuk është dakord, unë jam aq " arrogant" sa të them punë e madhe, për diçka që ka ndodhur kështu dhe do të ndodhte dhe 100 vite të tjera, nëqoftëse nuk do të kishte rënë Muri Berlinit dhe kishte ndërruar "erën" Gorbaçovi! Agresiviteti te ne dhe arroganca ishte vetëm vertikale! E ne i jemi përkulur, dhe qëndruar fare urtë!

Sot në saj të njerëzve "të mëdhenj" (kupto palaço) të demokracisë në Shqipëri; atyre që kanë pothuaj tre dekada që drejtojnë këtë vend, ka nisur dhe vazhdon transformimi shoqëror, po sërish me elementin dhunë. Ne vazhdojmë të jemi shoqëri dhune e korruptuar, por me ndryshim nga diktatura, sepse dhune nuk është vetëm vertikalisht, por dhe horizontalisht! Në saj të korifenjve të "demokracisë" që nga Berisha dhe deri më sot në drejtim, liria u shpjegua si dhunë ndaj njëri tjetrit! Si shkatërrim i mirësjelljes, rregullave urbane dhe mos zbatim ligji! Arroganca e politikës, e shoqërisë së politizuar tashmë deri në qelizë, është akoma dhe më vrastare dhe më e pa shpirt se ajo e dikurshmja! Në të dikurshmen vrau vertikalja 4500 veta, kurse në "demokraci" horizontalja ka vrarë 20.000 njerëz dhe vertikalja ka vrarë brenda një dite 26 veta fare kot dhe në ’97-tën shumë e shumë të tjerë! Në shoqërinë e politizuar në ndryshim nga ajo e ideologjizuar veprojnë dy vektorë të arrogancës dhe agresivitetit, sepse janë si vertikal dhe horizontal! Një njeri normal, qytetar në shoqërinë e tillë, është absolutisht në çdo sekondë i dhunuar ashpër dhe pa rrugëdalje! Arrogant dhe agresiv një në timon, pastaj një në televizor, një në kuvendin e famshëm të popullit, një në institucion shteti, një në makinë luksi, një në biznes, një në mal dhe tjetri në fushë, dhe çdo sekondë e jetës tënde është ferr që nuk ka nevojë të futesh nën tokë për ta "shijuar"?! Tashmë "demokracia jonë" ka arrogancën dhe agresivitetin si parime ku mbështet shoqëria jonë postdiktaturës! Vajza arrogante dhe agresive "akoma më shumë" se djemtë! Gra më shumë se sa burrat - ose në garë me to! Shoqëria është në kolaps nga arroganca dhe agresiviteti i jashtëzakonshëm që po jeton sot! Gjërat më të mëdha, më të prodhuara në këtë shoqëri sot janë arroganca dhe agresiviteti!

Sigurisht faj ka ajo vetë! Po në "kualitetin e madh" e të qënit më e vonuara në qytetërim në Europë! Por krim kanë prodhimi politik dhe i politizuar i saj, që është njeriu politik në pushtet dhe opozitë! Arroganca e tyre është më qorrja dhe më kriminalja! Agresiviteti i tyre është burim fatkeqësie, për ekonominë dhe demokracinë?!

Të tjerat që dalin, kërcënimet, vrasjet, të shtënat mureve, dyerve, vrasjet për kryesisht para, për fitime, për afera, për jetë të përbashkët me krimin, janë dhe "fitoret" e mëdha të një klase politike e cila vetëm kështu mund të sundojë një shoqëri injorante dhe frikacake, jashtë çdo "menu-je" që ka të bëjë me kontinentin Europian! E ka kështu që me krijimin e shtetit shqiptar!

Mbas 27 viteve të vetëpërmbysjes të diktaturës në Shqipëri, shoqëria jonë është kthyer plotësisht në një "shoqëri e dhunës horizontal - vertikale"?! Pse? Sepse pikërisht diktatura është vet përmbysur dhe aspak e rrëzuar nga ndërgjegjja dhe veprimi revolucionar përparimtar i shoqërisë! 

Nga Besi BEKTESHI