Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nga shteti borxh firmave të rrugëve, në firmat pa para, për rrugët PPP!

Postuar: 17/09/2019 - 07:14

Më kujtohet se kur erdhi në pushtet qeveria e Edi Ramës mbas zgjedhjeve të 2013-ës, ju desh njëfarë kohe të merrte vesh atë gropën fantastike, që qeveria e Sali Berishës kishte lënë në buxhet të shtetit, me borxhet që ju kishte firmave që kishin fituar tenderat e rrugëve të shumta! Këto rrugë u bënë (nuk u ndërtuan kurrë, sepse privati lë punimet në mes) si të thuash me "PPP-të e modelit të Sali Berishës" i cili nuk kishte lek në vitet 2013-të, po ju thoshte bosëve të firmave sa të fitoj zgjedhjet dhe pastaj - ju jap paratë, prandaj "o burra" ju vazhdoni me lekët tuaja, ritmet e ndërtimit! Humbi keq dhe qeveria e Ramës zbuloi "PPP-në e Berishës" pa e pasur në mend vetë, por në fakt ishte Berisha që me marrëzitë e tij "ndërtimtare" pa "lek e pa pare" i detyronte format të punonin me paratë e tyre dhe pastaj nuk ishte i zoti t’ju jepte gjë nga buxheti i shtetit, sepse thjesht kishte e zbrazur dhe tharë atë! Kështu që mbetën jo vetëm shumë rrugë pa ndërtuar, por dhe ato që ishin ndërtuar ishin për faqe të zezë, në sajë të marrëzisë me prerje idiote përditë ose një herë në fillim pastaj në mes dhe pastaj në fund-shiritash me buxhete të zbrazura të Berishës! Të gjithë rrugët përfshi dhe atë të Kombit, ishin një maskarallëk absurd tipik i Berishës! Në 2014-ën Autoriteti Rrugor i Shqipërisë deklaronte se: këtë vit nuk do të nisë asnjë rrugë të re, por do të mbyllë investimet në rrugët që ishin hapur nga qeveria Berisha si dhe do të shlyejë borxhet ndaj biznesit. Dashamir Xhika, kreu i këtij autoriteti, ka deklaruar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese se plot 14 miliardë lekë nga buxheti i tyre, do të shkojnë për larjen e detyrimeve të prapambetura ndaj firmave që kanë kryer punimet në rrugë. Për vitin 2014, Autoriteti Rrugor i Shqipërisë ka vendosur të mos hapë asnjë projekt të ri, por i gjithë fondi prej 9.5 mld lekësh që ajo ka në dispozicion, do të shkojë për të përfunduar rrugët e hapura nga qeveria Berisha dhe shlyer borxhet e prapambetura firmave të ndërtimit. Tani si vetë Kryeministri i Shqipërisë, por dhe zoti Ahmetaj dhe Gjiknuri zbuluan se sa e mrekullueshme është forma e ndërtimit të rrugëve nga firmat vetë dhe shteti t’iu japë lekët dalë e ngadalë dhe si pasojë këstet do të jenë padyshim më tepër! Mirëpo, si zakonisht që në Shqipëri nuk shkon asgjë sikundër duhet, ashtu do të ndodhte dhe me PPP-të të cilat nuk është se i shpiku Rama, apo ndokush tjetër mbas tij! Tashmë ka dalë profili tjetër i PPP-ve si dikur doli profili i kohës Berisha i tenderave që nuk paguheshin dhe që firma duhet të punonte me lekët e saj e që pastaj, asaj i mbaroheshin paratë (financat) dhe linte përgjysmë punimet! Po tipike PPP-ja e Berishës! Në PPP-të e tanishme të kësaj qeverie, ka një të dhënë tjetër, që sot e kishin dhe organet e shtypit dhe që është "firmat e PPP-ve nuk kanë fonde vetjake për të mbaruar në standarde dhe kohë rrugët dhe mashtrojnë me të dhënat"! Sepse duan dhe ndonjë tender tjetër PPP! Tashmë nga vetë ARRSH ka plasur një skandal që më 12 shtator, i cili vërteton se firma që ka përfituar tenderin me PPP-të e Rrugës së Arbërit, mashtron me punimet, duke mos pasur mundësinë për ti përfunduar ato "është një raport i ARRSH-së (jo shpikje e shtypit) mbi verifikimin e punimeve në nënkontratën me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e “Rrugës së Arbrit” faza e parë, segmenti numër 3 Zall Bastar -dalje Ura e Vashës”, punimet e marra përsipër nga operatori “Gjoka Konstruksion” nuk kanë përfunduar sipas kontratës. Ka zëra punimesh që janë paraqitur si të përfunduara, por që në fakt janë të parealizuara dhe punimet në tunele vijojnë akoma. Në një kronikë të madhe, në një nga TV kombëtare me sa duket të shqetësuar nga raporti i ARRSH-së specialistët e firmës po deklaronin se punimet shkonin shumë mirë, kur raporti vërteton të kundërtën! Inspektimi i kryer është realizuar pas një periudhe gati tre mujore nga data e kolaudimit, çka do të thotë se kompania është paguar nga thesari i shtetit për këto punime. Por grupi i punës i ngritur nga ARRSH, doli në përfundimin se asnjë nga tunelet e “Rrugës së Arbrit” nuk ka përfunduar dhe nuk plotëson parametrat dhe standardet e kërkuara. Kompania duhet të siguroje paratë, të ndërtojë rrugën dhe më pas shteti e paguan, por në pamundësi për të gjetur pagesat ka falsifikuar dokumentet dhe ka marrë gati 70 miliardë leke nga thesari i shtetit për punë të papërfunduara. Sipas ligjit, në çdo rast kur vërehen paraqitje të të dhënave të rreme është detyrim taksativ i autoritetit kontraktor të skualifikojë operatorin që i ka paraqitur ato të dhëna dhe të nisë procedurën e përjashtimit nga pjesëmarrja në prokurimet publike ( sipas ballkanweb). Për më tepër se kjo firmë ka dashur të fitojë dhe rrugën e Kardhiq - Delvinë, ku po kjo firmë ka dashur të jetë fituese! Imagjinoni se çfarë mrekullie financiare dhe ekonomike është dhe modeli "që nuk ke para dhe fonde" dhe nis një PPP, e cila presupozon që ti kesh këto fonde, të punosh me cilësi dhe standarde dhe pastaj të fillosh të marrësh lekët nga buxheti i shtetit! Dikur Berisha nuk iu jepte lekët firmave, sepse kishte tharë buxhete, sot firmat mashtrojnë se kanë para, duke i pasur të thara buxhetet e tyre dhe në të dy rastet, e pësojnë rrugët dhe taksa paguesit shqiptarë të cilëve ju dalin nga xhepat marrëzitë me tenderat PPP të Berishës dhe tenderat realë PPP të Ramës me firma që gënjejnë, se kanë mbaruar punë, duke mos pasur as para pikërisht për të mbaruar punë në afate dhe standarde! Gjithsesi sot ka qenë ARRSH (Autoriteti Rrugor Shqiptar) dhe si duket dikush nuk do të lejojë të trashet dhe bëhet modë kjo mënyrë, që i ngjan asaj të Berishës së viteve 2005-së deri në vitin 2013-të! Me sa duket, është kapur me kohë ky model i cili do ta trashte akoma më shumë diskutimin për PPP-të dhe dyshimet e mëdha për këtë model ndërtimi rrugësh me paratë e privatit, që pastaj dalin nga buxheti shtetit vit për vit, si një borxh që lahet nga taksapaguesit shqiptarë!

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:20

Për opozitën tonë jashtëparlamentare si në tërë këto vite, gjithçka që ndodh në këtë vend individualizohet e pykëzohet në një emër të vetëm.

Postuar: 23/10/2019 - 07:18

Në raportin e zbatimit të buxhetit faktik të shtetit për vitin 2018, institucioni i auditimit më

Postuar: 23/10/2019 - 07:16

Me siguri na erdhi shumë keq të gjithëve për lojën që luhet si përherë në kurrizin e ne shqiptarë

Postuar: 23/10/2019 - 07:14

Marrëzia jonë, ka shkuar deri aty sa shumë kush të "zemërohet" me Francën!

Postuar: 22/10/2019 - 07:21

Ka tronditje të madhe në politikë për fundin e formimit të SPAK apo fillimin e punës së tij!

Postuar: 22/10/2019 - 07:14

Dihet që Këshilli Europian nuk arriti të marrë një vendim pozitiv për çeljen e negociatave me Shq

Postuar: 22/10/2019 - 07:13

Të trishtuar dhe humbës real nga vetoja e francezëve në Këshillin e Europës, ku presidenti Macron