Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Nga Skënderbeu i Nolit me lirinë, te post diktatura e tiranokratëve me hajninë!

Nga Skënderbeu i Nolit me lirinë, te post diktatura e

Deri përpara disa viteve sigurisht që i vija një faj të madh, por dhe të përveçëm klasës politike për gjendjen kolaps dhe inkopatibël me demokracinë dhe me lirinë. Po pra po, mendoja se e ka fajin ajo. Por sot që ka disa vite kjo ide jam i bindur se e ka fajin shoqëria jonë folkpolitike dhe retro kulturore. Një shoqëri që ka dalë në një pjesë të madhe të saj nga "brigandizmi shqiptar" i kohës së pashallëqeve dhe fundit të Perandorisë Osmane. Po, kaçakë, grabitës rrugësh, karvanësh dhe fshatrash si mënyre jetese në pasurim. Po ti shtojmë sidomos fundin e diktaturës që grabitjes dhe vjedhjes masive të ndërmarrjeve dhe çdo gjëje të shtetit nga skamja fantastike atëherë kemi të bëjmë akoma më një shoqëri që nuk është bindur se hajnia, grabitja apo vjedhja, nuk janë nder dhe nuk janë moral. Janë në të gjithë kohët turp dhe e keqe e madhe, që mund të të bëjë të pasur, por mbetesh burrë i keq në çdo rrethanë dhe kohë. Aq më tepër në politikë dhe shtetformim. Mu kujtua fjalimi i Skënderbeut në Krujë, i treguar nga Barleti dhe më vonë i përpunuar disi nga Noli, që janë të dy fantazmagorikë frymëzues kombëtariteti deri në legjendë kthyer, por që kanë pasur të drejtë për të frymëzuar ndjenjë kombëtare. Ata kanë dashur të vendosin në gojën e Kastriotit lirinë që po gjente te populli. E Barleti thotë: “Lirinë nuk e solla unë, por e gjeta këtu. Sapo më shkeli këmba truallin tuaj, sapo dëgjuat emrin tim, m’u derdhët me vrap të gjithë, më dolët përpara kush e kush më parë". Kurse Noli e ka kështu: “Lirinë mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj se nuk i mungojnë burrat, po ju pëlqeu ta prisni nga dora e ime, ndonëse vonë, se kështu ndofta desh vet i madhi Zot. Se është me të vërtetë çudi që trima kryelartë si ju, të rritur në liri, duruat kaq kohë robërinë e barbarëve, duke pritur të më shikoni një ditë në krye tuaj. Po vallë, a e meritonj këtë titull të bukur të çlironjësit që kini mirësinë të më jipni? Lirinë s’jua solla unë, po e gjeta këtu, në mes tuaj. Posa shkela këmbën këtu, posa dëgjuat emrin, renttë që të gjithë, më dualtë përpara kush e kush më shpejtë, sikur t’ishin ngritur nga varret atërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishte zbritë nga qielli vetë Perëndia. Më prittë me aq dashuri dhe gëzim, më sualltë aq shërbime të çmuara e pa numër, sa më bëtë më tepër ju robin tuaj sesa unë të lirë ju”.

E bukur sigurisht. Por, a u transformua e gjithë kjo mrekulli patriotizmi dhe frymëzimi lirik në post komunizëm te ne? Sidomos mbas daljes në liri dhe fillim të demokracisë me ardhjen në majë të tribunave të atyre që mundohen t’i ngjanë Skënderbeut. Po pra Berisha dhe Rama dhe Meta kryesisht, sepse Nano as që është marrë me këtë gjë përveç faktit kur i shkruanin fjalimin "Jam Fatos Nano dhe mbrapa më vjen historia" pothuaj si I. Qemali. Por dhe burra të tjerë që nuk kanë bërë asgjë tjetër në rrugën e shtetformimit tonë në demokraci përveç se o kanë vjedhur (akuzuar) o janë brigandë të fondeve ose tenderave, o degradues të ekonomisë shkatërrimit dhe lejimit të mynxyrave të mëdha financiare. E ne që jetuam vitet e fundit të diktaturës dhe këto të post diktaturës apo demokracisë kuptuam një gjë. Shtetërim dhe pushtetërim në post diktaturë nuk do të thotë asgjë tjetër përveç se vjedhje. Asgjë më tepër dhe më pak se sa kjo. Vjedhje kudo dhe në çdo gjë për 30-të vite nga diktatura dhe këtej. Po pra për fat të keq vjedhja ka kult, pranohet dhe është e madhe apo e rëndësishme, kur një shoqëri nuk e refuzon atë politikisht dhe moralisht, por dhe filozofikisht. Politikisht, sepse pjesa më e madhe kanë akuza për vjedhje apo dhe grabitje me arrogancë të parave të shtetit, moralisht se tregon se paskan pasur këtë moral dhe edukatë dhe filozofikisht sepse vjedhjen e kanë vënë si mënyrë jetese. Pra vetëm kështu mund të jetojë një tarikat politik i tillë. Për vjedhjen e madhe dhe të sigurtë ju duhet dhe politika dhe të gjitha hallkat e saj përfshi shtyllat e shtetit sidomos drejtësia. E kështu i kanë pasur dhe i kanë gjithmonë. Të gjithë "derbederët" e ardhur në pushtet në Shqipëri (mbas 90-ës) fjalimin e tyre të "Krujës" e kanë kështu: Hajninë nuk jua solla unë, por e gjeta atë mes jush. I them hajninë se rimon apo tingëllon më mirë, sipas meje. Bie fjala më mirë se si: vjedhurinë apo vjedhjen nuk e solla unë atë e gjeta këtu mes jush? Tashmë kjo është bërë esencë e marrjes dhe lënies së pushtetit politik në Shqipëri. Atij pushteti që nuk merret as me qytetarin dhe as me shtetin. Por që merret vetëm me hajninë si të qytetarit dhe shtetit. E pse kjo gjë?? Sepse shoqëria jonë e ka akoma brigandizmin dhe hajninë pjesë të racionales dhe jo të refuzuar si mënyrë jetese. Kur një shoqëri nuk refuzon hajninë, ajo sjell në pushtet kryehajnat e saj dhe këtu mbaron diskursi mbi shtetin, pushtetin dhe shoqërinë në demokraci. Të gjithë këta derbederë justifikohen me fjalinë: Hajninë nuk jua solla unë, por e gjata mes jush. E ata që janë ndryshe nga këta të këtij tipi shoqërie që nuk refuzon vjedhjen si mjet pasurimi dhe jetese prej gojës dhe mendjes së politikanëve të atij tarikat këtë fjalim dëgjojnë përditë: Hajninë (vjedhjen) nuk jua solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj. E kur kjo përsëritet orë e çast dhe kur njerëzit e mendojnë orë e minutë duket gati gati si e vërtetë.