
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

Ngjarja tragjike e “21 janarit” po lakohet, përflitet dhe atakohet, por a do të hetohet?

Shkruar nga Pali Nito 28 Janar 2023

Ngjarja e tmerrshme dhe e paprecedentë e 21- janarit këto ditët e fundit po trajtohet intensivisht dhe pa ndërprerje . U shqyen ekranet televizive , gazetat u mbushën dëngë e cepë më cepë ndaj kësaj ngjarjeje tronditëse e të paprecedentë ku u vranë barbarisht 4 qytetarë të pafajshëm që po marshonin paqësisht e me duar në xhepa përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit, para kryeministrisë. Madje edhe faktori ndërkombëtarë e ka dënuar këtë ngjarje makabër dhe ka kërkuar që të hetohet me transparencë juridike , e të dënohen ashpërsisht shkaktarët. Natyrshëm mua dhe jo vetëm më lind pyetja: axheba a do të hetohet kjo çështje , dhe kur , se njerëzit e sidomos të moshuarit po vdesin duke pritur . Nisur nga gjëmat dhe bëmat tronditëse që kanë ndodhur këto 30- vjet tranzicion në vendin tonë jam pesimist përsa i përket hetimit dhe gjykimit të kësaj ngjarje makabre . Dhe arsyetoj kështu me pesimizëm të pa lëkundur pasi tek ne kanë ndodhur ngjarje të llahtarshme si falimentimi i firmave piramidale , ku qindra mijra qytetarë shqiptarë humbën kursimet e tyre që i kishin kursyer e mbledhur lekë- lekë e i kishin vënë më një anë për një ditë të keqe por që shkuan dëm e për dhjamë qeni siç thotë populli ynë i mençur dhe i urtë e punëtorë , patriot, liridashës dhe atdhetarë. U vodh rezerva e floririt dhe rezervës shtetërore në qafë Krrabë ku dyshohen dhe lakohen edhe ish kryeministra , presidentë e ministra pelivanë , ndodhi ngjarja më e paprecedentë e vitit të mbrapshtë të 97-tës , ku u shqyen edhe shpartalluan depot e armatimit .Dhe shteti u shkoqë e u shkërmoq dhe u bë çikë e copë ku u vranë mbi 2000 qytetarë të pafajshëm dhe shteti ra dhe u rrokullis në humnerë sikur ti kish shtyllat prej argjili. Ndodhi grusht i shtetit i vitit 1998, ndodhi shpërthimi nuklear i gërdecit gjatë demontimit të municioneve ku humbën jetën qytetarë përfshi edhe fëmijë dhe u plagosën qindra qytetarë si dhe u dëmtua rëndë mjedisi rreth e përqark . Dhe gjithë këto fatkeqësi nuk na i shkaktoi as serbi dhe as greku por u shkatërruan nga politika e mbrapshtë dhe keq qeverisja dhe mungesa e drejtësisë që deri tani ka bërë gjumin e rëndë letrargjik apo ndoshta ka ikur në drejtim të paditur. Se sa herë kontrolli i lartë i shtetit ka raportuar për qindra e qindra milion euro dëme në arkën e shtetit që rëndojnë si shkëmb në shpatullat e qytetarëve të pafajshëm .Dhe gjykoj se të gjitha këto kanë ndodhur sepse nuk ka reaguar dhe reflektuar drejtësia. Në lidhje me këtë çështje , Hasan Zyko Kamberi ka thënë: “Kadiut po i rrëfeve paranë ters e vertitë sherianë, për para shet tanë’. Pra nga kjo thënie brilante dalim në konkluzionin e pagabueshëm se kemi një korrupsion galopant e të marramëndshëm që i ka shtrirë tentakulat e tij kanceroze në gjithë jetën dhe veprimtarinë politike, ekonomike, shoqërore e sociale . Dhe korrupsionin kush mund ta ndalë përveçse ligji dhe drejtësia? Një shtet pa drejtësi është si shtëpia pa çati, i ekspozuar ndaj shiut, erës, borës, furtunës dhe stuhisë. Pra jetojmë dhe punojmë përballë një realiteti , nga politika në përgjithësi dhe nga qeverisja në veçanti kërkohet domosdoshmërisht ndërhyrje , punë, pasion,vendosmëri, impenjim , drejtësi dhe energji reflektuese.Gjithsesi shpresoj dhe besoj dhe jam optimist se SPAK- u nën drejtimin e juristit të plotësuar juridikisht do ta vendosë drejtësinë tonë në shinat e duhura dhe nëse e bën këtë do të bëjë histori për shtetin dhe drejtësinë shqiptare e patjetër do të bëjë histori edhe për vete si jurist i talentuar dhe si profesionist e që shpresoj të hetojë edhe “21 janarin”.
Më të lexuarat


Metoda të sëmura për të bërë opozitë

Neutraliteti zviceran dhe lufta në Ukrainë

Reagimi i një populli të shpërfillur prej politikanëve

Shkencëtarja që nderon vendin dhe “doktoresha” me 120 euro “orën”!

Ku i thanë atje vajti, fjalën si burrat e mbajti

Kjo është lidhja mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës

Vetëvendosje për serbët, vetë-menaxhim për shqiptarët!

Cili është ilaçi që do na shërojnë?!

Në zgjedhje si qiraxhi, takimet virtualisht në Amerikë e Angli

Po ti, me cilët je? Me “ne” apo..... me “ata”....... ?
