BREAKING NEWS

Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Ja se si nobelisti Montagnier  po hedh në erë Big Farmën dhe  po
x

Opinion / Editorial

Ngjarjet në Capitol Hill do të shfrytëzohen gjatë nga politika Shqiptare!

Ngjarjet në Capitol Hill do të shfrytëzohen gjatë nga

Dhuna e ushtruar në Capitol Hill nga disa protestues të nxitur dhe pro presidentit amerikan Trump, ishte një njollë e keqe për vetë Amerikën në sy të opinionit amerikan dhe atij botëror. Arsyeja është se Amerika është një “model i demokracisë” ku zgjedhjet kanë qenë historikisht të lira dhe demokratike si në asnjë vend tjetër në botë. Duket sikur ky reagim i ashpër i presidentit amerikan Trump ndaj rezultatit zgjedhor, për “vjedhje votash dhe shkelje të rregullave gjatë procesit zgjedhor”, hodhën baltë mbi të gjithë këtë fasadë të ngritur bukur dhe me të drejtë, gjatë gjithë historisë zgjedhore amerikane, mbi të cilën mburrej dhe krenohej Amerika dhe se të gjitha vendet e tjera duhej të merrnin shembull dhe të përfitonin nga eksperienca e saj. Gjithmonë politika shqiptare e ka marrë si shembull të paktën me fjalë Amerikën dhe zgjedhjet demokratike të saj. Jam i bindur, se ajo do të marrë si shembull edhe atë se çfarë ndodhi në kongresin amerikan dhe dhunën e ushtruar atje, duke e paraqitur dhe justifikuar atë, si një proces që: “ndodh patjetër edhe në vendet demokratike dhe më demokratike në botë”. Politika shqiptare do t’i serviri popullit të saj se ja dhuna ndaj institucioneve nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet më demokratike në botë. Prandaj të mos trembemi nga protestat apo mitingjet që degjenerojnë në dhunë, pasi ai është një proces i natyrshëm i zhvillimit të protestave. Në fakt protestat e dhunshme dënohen në çdo vend demokratik të botës. Zhvillimi i tyre ka rregulla ku protestuesit duhet t’u përmbahen disa rregullave të vendosura me “ligjin për protestat” dhe ato duhet të mbahen dhe zhvillohen brenda ligjeve të shtetit dhe jo të ushtrohet dhunë gjatë zhvillimit të tyre, apo të zhvillohen pa marrë leje dhe pa pyetur organet përkatëse për teknikalitetet e saj. Amerika me këtë që ndodhi në Capitol, i dha padashur një mesazh të keq politikës shqiptare dhe çdo opozite tjetër në botë. Ajo dha mesazhin që mund të ndodhë, që të ketë dhunë edhe ndaj institucioneve, megjithëse e dënoi dhe vetë atë, si dhe dhunë mund të ketë edhe në vendet më të konsoliduara në botë. Por politikës shqiptare i pëlqen kjo ngjarje e dhunshme, për ta përdorur pastaj atë në interes te saj, për të marrë pushtetin me dhunë, siç mendon ajo apo ndoshta edhe më keq, për ta paraqitur Shqipërinë si një vend ku ka vetëm trazira dhe një vend i destabilizuar. Me anë të kësaj ngjarje politika shqiptare do të justifikojë të gjitha ngjarjet e dhunshme që janë bërë dhe do të bëhen në Shqipëri. Në fakt shteti amerikan po i tregon dhembët këtyre njerëzve që ushtruan dhunë të paarsyeshme dhe po përgatit nxjerrjen e tyre përpara ligjit amerikan. Por në Shqipëri ndodh krejt e kundërta, ku disa njerëz mund të sulmojnë kur të duan dhe si të duan institucionet e shtetit, të djegin të plaçkisin ato dhe të mos vihen asnjëherë përpara ligjeve shqiptare. Mentaliteti i politikës shqiptare është se- ne nuk mund të vijmë në pushtet nëpërmjet votës së lirë dhe zgjedhjeve, pasi ato patjetër “janë të manipuluara”. Ky pretendim ka shoqëruar ngjarjet politike shqiptare qysh me fillimin e demokracisë tek ne. Politika shqiptare gjithmonë i ka njollosur zgjedhjet, duke mos i pranuar ato dhe pastaj ka kaluar në dhunë ndaj shtetit. Në Shqipëri nuk është bërë edukatë që ai që humb zgjedhjet të pranojë menjëherë rezultatin e tyre, duke e mbyllur me sukses këtë proces demokratik. Si për çudi politikës shqiptare tani po i vijnë në ndihmë edhe ngjarjet antidemokratike në Capitol. Besoj se është rasti i parë në shtetin amerikan, ku një president nuk pranon zgjedhjet dhe nxit përkrahësit e tij në revolta. Bile ai pretendon se do të vazhdojë luftën e tij: për ta bërë Amerikën më të fortë dhe më të madhe. Identike me ngjarjet tek ne në Shqipëri ku presidenti apo edhe drejtues të tjerë të partive kapardisen si “gjela”, duke i treguar popullit të tyre se janë nga ai vend apo nga ky vend i Shqipërisë ku “kanë dalë vetëm trima”. Ata dalin nëpër podiumeve shtetërore bëjnë thirrje për të përmbysur këtë qeveri apo atë person. Këto skena kanë kohë që i shohim në Shqipëri dhe asnjeri prej tyre nuk paditet nga organet ligjore në vend. Ata nëpër podiumet e tyre mund të thonë çfarë të duan, deri në përmbysje të shtetit dhe në djegie të tij. Kapitoli për ta do të jetë një justifikim për ngjarje të tilla dhe një frymëzim shpirtëror, për të bërë anti-shtetin. Tani që këtu nuk zbatohet asnjë ligj apo asnjë rregull, ata kanë dorë të lirë për të djegur plaçkitur dhe për të nxjerrë në protesta, turmat e besnikëve të tyre dhunshme. Kemi shumë fakte dhe ngjarje të dhunës së ushtruar ndaj institucioneve dhe ndaj protestuesve, duke guxuar t’u marrë jetën atyre edhe duke mos bërë asgjë. Institucionet shtetërore dhe ligjzbatuese janë të konsoliduara në Amerikë dhe populli amerikan beson që edhe pse ndodhi kjo gjë e papritur dhe e befasishme dhe e padëgjuar në historinë amerikane, të gjithëve do t’u tregohet vendi i duhur duke dalë përpara institucioneve ligjore. Sistemi demokratik në Shqipëri ka treguar gjatë gjithë kësaj kohe, se ai është i brishtë dhe i pakonsoliduar. Ai mund të dëmtohet dhe goditet në çdo moment, nga vetë drejtuesit e shtetit dhe të partive, duke mos pasur asnjë reagim nga institucionet përkatëse ligjore. Drejtuesit e politikës shqiptare janë plotësisht përgjegjës për të gjitha shkeljet ligjore dhe dhunën e ushtruar ndaj institucioneve të vendit. Ata porsi Trump në Amerikë kanë drejtuar turmat në goditjen dhe djegien e institucioneve. Përgjegjës për këto situata janë edhe parlamentarët shqiptarë, të cilët bëjnë sehir kur ushtrohet dhunë ndaj institucioneve dhe digjet Shqipëria. Arsyeja është se politikanët tanë punojnë për interesat e tyre dhe aspak për shtetin shqiptar, kjo i çon ata, në drejtim të trazirave dhe dëmtimit të institucioneve shtetërore. Ata duan të shkatërrojnë themelet e demokracisë shqiptare që janë ngritur me aq luftë dhe mundim. Në Shqipëri ekziston dhe një mentalitet i gabuar kur lidershipit i jepet të drejtë për çdo gjë që ai bën dhe turmat pa logjikë e ndjekin nga pas. Veprimi i Trumpit është dënuar nga të gjithë amerikanët dhe politikanët në mbarë botën, kurse në Shqipëri lidershipit i jepet “vetëm të drejtë” dhe ai mund të ndiqet nga turma të mëdha “njerëzish partiakë të sëmurë” pa logjikë demokratikë dhe shtetërore. Kjo ka bërë që këta “udhëheqës popullorë”, të mos mbajnë përgjegjësi, për atë që bëjnë dhe për dëmtimin që i kanë bërë imazhit të demokracisë në Shqipëri.