BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Ngjashmëria e fjalimit të Vuçiçit me atë të Millosheviçit

Ngjashmëria e fjalimit të Vuçiçit me atë të

 Fjalimi i presidentit serb në Kosovë ishte i tmerrshëm. Lëvdatat e presidentit serb, Aleksander Vuçiç, thurur në Kosovën, për Sllobodan Millosheviçin, ngjallën shqetësim dhe ankth publik. Ngjallën shqetësim sepse luftërat nacionaliste serbe, gjatë viteve ’90-të, që shkaktuan shkatërrim dhe gjakderdhje biblike, filluan nga fjala, nga fotografia televizive dhe lajmi serb.

Aleksandër Vuçiç, në fjalimin e tij e quajti ish-presidentin Millosheviç si një “lider të madh serb”, duke i cilësuar qëllimet e veprimet e tij si të mira. A është e mundur kjo? Kasapi i Ballkanit u shpall hero e lider! Hitleri i Ballkanit u rehabilitua nga politika zyrtare serbe. U ringjall Millosheviç nga miku i Edi Ramës dhe i Hashim Thaçit. Dhe kjo ndodhi në Kosovë. Hapsira publike shqiptare edhe njëherë u sulmua, u ofendua e u poshtërua por, ne nuk dëgjuam, nuk pamë e nuk lexuam reagime nga Tirana e as nga Prishtina zyrtare. As Bashkimi Europian e as ambasadorët nuk reaguan!

Përse do të duhej të reagohej ndaj dhunës publike serbe?

Duhej të reagohej sepse fjalimet e Millosheviçit ishin një ndër faktorët nxitës, të cilët shkaktuan dhimbje të mëdha njerëzore dhe se fjalimet e tij, akoma në vazhdimësi ndikojnë në politikën serbe.

Fjala e Milosheviçit në hapsirën publike serbe?

Fjalët më të rëndësishme që Millosheviçi i përdorte në fjalimet e tij ishin “lideri”, “përçarja”, “beteja”, “identiteti”, “populli”, “NATO”, “Serbia”, “Kosova”, “ata”, “ne” dhe “Kushtetuta”. Duke përdorur këto shprehje, Millosheviçi kërkonte të ndërtonte një publik që do ta pranonte atë si një udhëheqës të përkryer serb për të gjithë serbët në ish-Jugosllavi.

Si duket sot pikëpamja serbe për botën shqiptare?

Janë tri elemente që dominojnë në të gjitha fjalimet e Millosheviçit: E para është se “Kosova” ka një vend qendror dhe paraqitet si “shpirti i Serbisë”. E dyta është se “sindromi i viktimës” luan një rol vendimtar në ndërtimin e publikut, dhe e treta është se, “përçarja”, kjo fatkeqësi serbe, e ka ndjekur këtë popull që nga viti 1389.

Ngjashmëria e fjalimit të Vuçiçit me atë të Millosheviçit

Kur Vuçiç thotë se “nënat serbe po lindin pak” dhe se “Kosovën nuk do ta pranojmë kurrë”, fjalimi i tij ndërton pikëpamjen për Kosovën me dominimin serb, rikthimin e krenarisë serbe, dhe një përqendrim të fuqisë serbe në Kosovë. Këtu kemi një pikëpamje serbe mbi botën dhe një publik që mendon se është tërësisht e drejtë për të sunduar popujt e tjerë; Sepse, sipas fjalimit, serbët janë “populli i zgjedhur i Zotit”.

Fjalia e Vuçiçit: “Millosheviçi nuk është kuptuar”, është pajtim dhe rreshtim me gjenocidin serb. Pikëpamja e botës që tregohet në fjalimet e Vuçiçit është se një politikan serb duhet të jetë pa kompromis sa i përket Kosovës; Paçka se është e drejtë serbe jo vetëm të administrojë Kosovën, por edhe ta përvetësojë Kosovën.

Duke proklamuar se “Kosova është zemra e Serbisë”, politikanët serbë thërrasin tek ndjenjat nacionaliste. Në këtë mënyrë, fjalimi ndërton një publik, ku serbët ishin të bindur se ata i takonin një populli “të shenjtë e të rrallë”; pra këta i takojnë një populli me një vlerë të madhe, përderisa “të tjerët” ishin popuj me vlera të vogla apo, popull me zero domethënie.

Duke përdorur elemente mitologjike, fjalimi ndërton e zhvillon një botëkuptim se serbët duhet të sigurojnë atë që është specifike për “identitetin serb”. “Serbët dhe Kosova” janë disa nga fjalët më të rëndësishme, e që kanë një intensitet të madh në fjalimet e Vuçiçit në Kosovë. Bile-bile rreth fjalës “Kosova” frekuenton fjala me rëndësi siç është “Serbia”. Ekzistojnë po ashtu, ngjashmëri tjera e të dukshme, mes fjalimeve të Millosheviçit dhe Vuçiçit

Sajesën, që Millosheviçi e ndërton në fjalimin e tij në Gazimestan (1989), dhe sajesën që e ndërton Vuçiç në Kosovë, është një popull që duhet të bëjë çmos që të mbajë Kosovën, apo pjesë të Kosovës, brenda në Serbi. Millosheviçi dhe Vuçiçi ndërtojnë një popull, i cili nuk duhet të ketë frikë nga vdekja, e veçanërisht nëse vdekja të dhuron pavdekësinë.

Duke thirrur: “Serbia do të luftojë për Kosovën” (Millosheviçi / 1989) dhe “ne kurrë nuk do të njohim pavarësinë e Kosovës” (Vuçiçi /2018), fjalimi kërkon të ndërtojë një bindje në publik se serbët historikisht janë keqkuptuar/keqtrajtuar nga “të tjerët” dhe, në këtë mënyrë, këta edhe “janë viktima”.

Përfundimi që mund të nxirret nga fjalimet e Vuçiçit dhe Millosheviçit është se: “Serbët ishin viktima në 1389 dhe janë viktima edhe sot në vitin 2018. Përmes fjalës “popull”, politikanët e sotëm serbë ringjallin ndjenjat e pasigurisë të serbëve. Po ashtu, këta ndërtojnë një botëkuptim, ku serbët janë të kërcënuar dhe janë “në rrezik nga shqiptarët” dhe “të tjerët”.

Shohim se nacionalizmi serb është duke u bërë akoma më dominues dhe i rrezikshëm, gjithsesi duke i përdorur religjionin dhe ikonat serbe si mjete për qëllime politike. Secili fjalim ka veti dhe një ngjashmëri të veçantë: Për shembull: Fjalimet jetojnë në mitologji dhe ëndërrojnë në histori. Fjalimet e Millosheviçit dhe Vuçiçit ringjallin humbjet, gjakun, vrasjet dhe hakmarrjen. Këta shkojnë disa qindra vite prapa. Fjalimet e tyre ndërtojnë një popull të pafajshëm, heroik dhe sajojnë një “viktimë të pakuptuar” nga bota që i rrethon. Mendoj se kjo analizë e shkurtër është me rëndësi sepse kjo reflekton një realitet se si fjalimet retorike nacionaliste mund të kenë pasoja të tmerrshme për njerëzimin.

Tjetra është se gjeneratat e reja mund të mësojnë nga ky diskurs retorik, fuqinë dhe pasojat e saj. Millosheviçi dhe Vuçiçi ndërtuan një popull me nevoja për më shumë “Freies Raum”*; E, ky popull u bind dhe besoj për idenë e Serbisë së Madhe, dhe ishte i gatshëm të eci edhe mbi kufoma për të arritur tamam këtë: Serbinë e Madhe.

*(Hapësirë e lirë dhe më të madhe), shprehje e nazistëve

Nga Gëzim MEKULI