BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Ngjashmëria e jashtëzakonshme me "klikën" e fundit të diktaturës!

Ngjashmëria e jashtëzakonshme me "klikën" e fundit

Pasi nuk bëri asgjë që pritej si Kryeprokurore e propozuar dhe arritur nga mazhoranca, por dhe pritur për mirë nga publiku në përgjithësi, zonja Marku zuri një qoshe dhe gëzon tashmë Tiranizimin e saj nga Rilindja. Po ashtu dje iku një tjetër mike e saj, pa bërë asgjë si shefe e krimeve të rënda, por sot e shkarkuar nga mundësia për të qenë pjesë e akuzës dhe drejtësisë. Nuk bënë asgjë të dy gratë, sepse nuk ishin për të bërë gjë në drejtësi dhe akuzë. Mbetën pjesë e sistemit të vjetër dhe pse dukeshin si model i ri. Në një emision televiziv që një kryerilindiste si Spiropali i thotë një burri ose mashkulli se "unë të ha ty në mëngjes" dhe padyshim përballë një burri të edukuar nuk merr përgjigje fyese, por mbetet pastaj nëpër llogjet mediatike të shpifura të emisioneve që tashmë në TV kombëtare lodhin publikun me imoralitet politik dhe moral. Por unë e kam fjalën te ajo pjesë e superstrukturës së PS-së, e cila është Rilindja, që përfiton nga trupi i madh e i fllashkët dhe i sëmurë të PS-së për të bërë dhe klikën e fundit sunduese dhe në amoralitet politik të jashtëzakonshëm. Kjo klikë e Rilindjes për nga mashtrimi, nga zvetënimi korruptiv dhe nga arroganca politike, i ngjan asaj të PPSH-së nga vitet 1970-të deri në vitet 1990-të. Ajo klikë e PPSH-së e cila nuk kishte pothuaj fare idealistë të komunizmit mirë që vrau, por la me barkun bosh, thatë, pa tesha në trup, të izoluar dhe pa të drejta lirie minimale, por dhe pa pronë shoqërinë shqiptare. Në atë kohë, po ti hapje kufijtë, zor se qëndronte kush në Shqipëri. Sot po t’iu krijosh mundësinë shqiptarëve në Perëndim pothuaj të gjithë ikin. Ajo klikë e asaj kohe ka të përbashkëta të mëdha me Rilindjen të cilën Spiropali e përfaqëson denjësisht në sajë dhe të dashurisë së madhe që ka për udhëheqësin, dashuri gati morboze politikisht, sa ju duket vetja një metër nën Zotin. Biles nganjëherë nuk kanë nevojë për Zotin fare, sepse e kanë zëvendësuar me Ramën. Si dikur ata kopukët që kishin Enverin - Zot. Biles Enverin ajo klika dikur e kishte mbi Zotin si sot klika e Rilindjes ka Ramën. Rilindje është pothuaj njësoj si dikur brezi i dytë i PPSH-së, pa ideal, pa moral dhe armiqësor deri në kulm me shoqërinë shqiptare e sidomos me njerëzit që kuptojnë kush janë rilindistët. Dje ajo i vidhte djersën e punës dhe pronën deri në pula dhe vezë, sot këta janë të pamëshirshëm për pronën, taksat, tatimet dhe korrupsionin galopant dhe evident, por super arrogant. Në qoftë se Berisha ju ngjante atyre të PPSH-së se merrte përsipër dhe të vriste, këta sot, ose klika Rilindje nuk vret fizikisht, por vret fiskalisht, tatimisht, tarifisht, korruptivisht dhe deri me kërcënime për jetën që bën me anën e gangsterëve politikë që mban dhe furnizon me paratë që i merr popullit poshtë. Shoqëria shqiptare në një masë prej më shumë se 40% nuk do as PS, as PD, as Rilindjen dhe as klikën familjare të Berishës e Bashës dhe as familjen Meta në LSI. Janë klika të pamëshirshme ndaj kësaj shoqërie. Problemi është se Rilindja dhe simotrat e saj në PD dhe LSI, nuk janë ndarë në distancë vetëm me shoqërinë, por dhe brenda partisë që kanë nën zotërim, ose që i kanë hipur sipër. Ato janë tipikisht sikundër thotë e dashuruara (politikisht hëëë) me Skënderbeun e Surrelit, e cila i thotë kundërshtarit - unë të ha në mëngjes. E po ta lësh, ajo vërtet që të ha, në mëngjes dhe nganjëherë dhe në darkë. Përdorimi i një klike të tillë njerëzish është në filozofinë e "demokratit rilindas Rama". Tashmë Rilindja e Ramës me anekset e dikurshme Mjaft dhe 99-sha, me konglomeratin e konkubinave politike nga më të pamoralshmit dhe më të korruptuarit, duhen larguar nga pushteti jo se duhet të vijë një tjetër absolutisht klikë pa moral si ajo e Bashës dhe Kryemadhit e më gjerë. Jo, duhet të largohen, sepse çdo ditë që vjen iu shton si oreksin për të grabitur dhe korruptuar vendin akoma më keq dhe se po shkojnë drejt fundit politik njësoj si Ramiz Alia me Nexhmijen, kur Enveri kishte kohë që kishte shkuar në ferr. Rilindja njësoj si klika e viteve të fundit të PPSH-së do bëjë akoma më keq se çka bërë. Modeli i Ahmetajt, Gjiknurit, Spiropales, outsiderit Lleshaj, Manastirlliut, Denajt, Margaritit dhe shumë konkubinave politike meshkuj dhe gra (femra) që janë në përdorim të kryekomandantit të Surrelit, do ta nxjerrin lakuriq këtë vend. Kur ta lënë pushtetin Shqipëria do të jetë më keq se në vitet 1989-90-të kur nga Rumania dhe BRSS-ja e Gjermania Lindore u dha shembulli dhe për Ramiz Alinë. Sepse janë më arrogantë dhe më gjakprishur, por dhe më imbecilë për të gjetur kohën dhe u tërhequr, sepse medemek janë në demokraci. Po pra morën sa morën grabitën sa grabitën, por tani duhet ikur nga pushteti sepse kështu ka rrezik të ikin të gjithë nga ky vend. Akoma më keq se në përballjen e tyre kanë miq si veten e tyre në lidershipin politik të korruptuar në PD dhe LSI. I kanë aty aleancat korruptive politike për të mbajtur sundimin. I lidhin bashkë të korruptuarit dhe kriminelët e pasur nga politika. Lëvizjen e largimit të Rilindjes nuk e bën dot Basha dhe Monika dhe të gjithë bashkë ata që duken si opozitë. Rama sikundër thotë Spiropali - i ha në mëngjes të gjithë. Sepse dhe Spiropali diçka di. Rilindja ikën kur njerëzit e dinë tashmë qartë se kush është Rilindja (sekt butaforik korruptiv) marrin parasysh të dalin dhe marrin përsipër të krijojnë mundësinë e votës individuale më tepër se partia-kja dikur më mirë. Sigurisht mungesa në votime e shoqërisë që nuk do as Ramën, as Rilindjen as PD dhe as LSI dhe që ka të drejtë - premion Rilindjen në qoftë se gjithmonë nuk del në votime. E padyshim kjo do të ishte një fatkeqësi më e madhe se sa rrotacionet fatkeqe që Bashës i japin titull, por që shqiptarëve ju japin një të korruptuar tjetër, por pa fantazinë e Ramës. E kjo mungesa e fantazisë te Basha mbase mund të konsiderohet - për "mirë". Gjithsesi ngjashmëria e madhe mes Rilindjes dhe atyre që morën pushtetin mbas "idealistëve dhe partizanëve" nga vitet 1970-90-të në PPSH është fantastike. Erdhën pa ideale, pa merita, të korruptueshëm, me zhele dhe nga kooperativat e zgafellat e fabrikave, pa mbiemra dhe "no name no face". Lanë pa bukë një popull dhe e mësuan të vjedhë dhe gozhdët e cigaret në fabrika. Të tillë tipa nuk i bëjnë asgjë tjetër shoqërisë, por e degradojnë politikisht dhe moralisht, rininë e largojnë, pleqtë i vdesin nga lodhja dhe pasiguria për jetën, Shqipërinë e kthejnë në oborrin e tyre eksperimental të pasurimit pa skrupull. Kjo është në fund të fundit detyra e tyre.