BREAKING NEWS

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi
x
BREAKING NEWS

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, ja lista e plotë

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të
x
BREAKING NEWS

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen emrat

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit
x
BREAKING NEWS

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është sponsori i fuqishëm që fshihet pas aksionit të tij që pritet të tronditë themelet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është
x
BREAKING NEWS

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në ’97, roli i Pandeli Majkos, Rexhep Mejdanit, Bashkim Finos e Namik Dokles dhe telefonata “përtej Adriatikut” që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, Gjon Bruçi zbardh anën e errët të Saliut

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet
x

Opinion / Editorial

Ëngjëjt e “Rilindjes” sot kanë gjini, jo si ato të Bizantit dhe Rilindjes Europiane!

Ëngjëjt e “Rilindjes” sot kanë gjini, jo si ato

Ishte e mrekullueshme realisht ajo përmëndja e Ramës për punën e “seksit të ëngjejve” kur po sulmohej Konstandinopoja nga osmanët! Po nga prelatët e Bizantit bisedonin në se ëngjëjt kanë seks ose gjini! Ishte momenti kur po vononin integrimin tonë dhe kishte filluar lufta në Ukrainë! Rama ju tha qartë se është idiotizëm tashmë të diskutosh për ëngjët a kanë gjini. duke na vonuar ne në integrim! Kishte të drejtë! Diskutimi për seksin e engjëjve, qoftë edhe në formën që “thjesht diskuton gjininë e engjëjve”, është një mënyrë për të thënë proverbialisht një bisedë pa nevojë për tu bërë dhe është e barabartë me diskutimin e gjërave të kota, humbjen e kohës që do të përdorej më mirë për gjëra më të dobishme. Origjina është e paqartë, por mendohet se daton në periudhën bizantine, kur teologët bizantinë debatonin mes tyre për gjininë e engjëjve, edhe kur turqit e Muhamedit II ishin gati të sulmonin Kostandinopojën, në 1453, duke i dhënë fund Perandorisë Romake të Lindjes. Prandaj, është e barabartë me dhënien e rëndësisë për çështjet margjinale ose të parëndësishme duke injoruar çështje shumë më serioze të pranishme në këtë moment. Mungesa e gjinisë te ëngjëjt është fenomenale dhe në art e kohëra është trajtuar shumë. Në Bizant, vepra e parë e artit që tregon engjëjt me krahë daton në shekullin e katërt, me nofkën: Sarkofagu i Princit, është një arkivol mermeri i gjetur pranë Turqisë. Këto gravura janë imazhet e para të një engjëlli me krahë të gjetur midis veprave të artit bizantin. Në shekujt në vijim, Engjëjt u shfaqën në vepra të shumta arti si mozaikë ari, piktura dhe simbole të tjera katolike romake. Në mesjetë artistët mesjetarë adoptuan interpretimin bizantin të engjëjve, duke i përfshirë në pikturat e tyre me një sfond të artë. Shpesh këto subjekte me krahë “notojnë” në sfondin e skenave me protagonistë figura të shenjta. Si në rastin e Madonna dhe Fëmijë me Engjëj nga Pietro di Domenico da Montepulciano. (1420). Po kështu, lajmëtarët hyjnorë shfaqeshin shpesh në dorëshkrime të ndriçuara, të cilat përfaqësonin elemente dekorative dhe subjekte kryesore të tregimeve. Në Rilindje sidomos gjatë Rilindjes së hershme, artistët vazhduan të përfshinin engjëjt në pikturat e tyre. Megjithatë, ndryshe nga paraqitjet mesjetare, këto figura filluan të dukeshin më pak eterike dhe më tokësore. Një evolucion që la të kuptohet për interesin e mundshëm të artistëve të Rilindjes për natyralizmin. Disa piktorë të së njëjtës periudhë historike, si Jan Van Eyck, kanë një ide të ndryshme për krahët e engjëjve. Në vend që të përshkruajnë krahë me pupla të bardha të verdha ose fildishi si në mesjetë, ato krijojnë krahë të shndritshëm, me ngjyra jashtëzakonisht tërheqëse. Neoklasicizmi ....të frymëzuar nga realizmi i Rilindjes, artistët neoklasikë pikturuan engjëj natyralistë. Të paraqitur si kerubinë të stilit kupid dhe figura të bukura femrash, këta engjëj evokuan cilësinë e gjallë të modeleve të hershme të Rilindjes. Megjithatë, ndryshe nga kjo e fundit, engjëjt neoklasikë nuk gjenden në paraqitjet biblike. Megjithatë, ato janë të pranishme në ikonografinë mitologjike dhe skenat alegorike të frymëzuara nga arti klasik, siç është Lindja e famshme e Venusit nga Ëilliam Bouguereau. E gjithë periudha ka në diskutim gjininë e ëngjeve në fakt. Ëngjëjt nuk kanë seksualitet. Nuk kanë organe seksuale dhe si pasojë nuk mund të kenë gjini! Apo...?! Mirëpo ne kemi Rilindjen tonë në Shqipëri sot! Kemi pushtet politik me definicion – Rilindje!  Më vjen keq, por në modernitetin tonë, në demokracinë tonë si vijim pushteti dhe regjimi të tillë “Rilindja ka ëngjëjt e saj” në Shqipëri, por që kanë një ndryshim nga ato që thoshte Rama për bizantin! Në Rilindjen tonë, atë të Ramës, ëngjëjt nuk janë si në pikturat e bizantit dhe rilindjes italiane dhe Europiane!  Në Rilindjen tonë (ajo në pushtet) nuk janë të pa përcaktuar e kam fjalën! Janë të qaertë ëngjëjt e Rilindjes së PS së Ramës! Ato kanë gjini! Ose më qartë unë dua të them se janë qartësisht të dallueshëm dhe identifikueshëm si - ëngjëj edhe në gjininë e tyre! Ëngjëjt e Rilindjes tonë qeverisëse, janë të plotësuar në këtë drejtim. Ato deklamohen më së miri se çfarë janë! Janë gati gati “ëngjëj arrogantë” që tregojnë ashpër, seksualitetin e tyre politik dhe filozofik”!  Orientimin e tyre gjinor!  Janë të preokupuar të jenë të tillë. Nuk fshihen dhe nuk përtojnë ta demostrojnë këtë orientim të tyre të dallueshëm mirë e bukur! Prandaj për to, nuk ka pse të ketë diskutime. Nuk ka pse të ketë dyshime dhe nuk ka nevojë për të pasur mbledhje të stërzgjatura për të kuptuar ose vendosur bashkarisht se çfarë gjinie janë!  Rilindja e sotme te ne, nuk është si Rilindja Europiane për gjininë e ëngjëjve! Ato diskutonin gjatë! Ne nuk kemi nevojë! Rilindja te ne është më se e qartë dhe e mirë ditur për këtë kualitet. Marrëzia jonë (shoqërisë) është se kujtojmë se për Rilindjen tonë në pushtet, funksionon ajo biseda që Rama ju bënte atyre në Europë me shëmbullin e Konstandinopojës. Akoma nuk na është mbushur mendja se ëngjëjt e Rilindjes së Ramës, janë të ditur dhe qartë si gjini çfarë janë. Ne, pse duhet të vazhdojmë të diskutojmë se çfarë dreq seksi kanë! Po pra po, çfarë ëngjëjsh janë! Kur hallatet i kanë jashtë! Gjithshka jashtë! Absolutisht jashtë! Atëhere, pse duhet diskutuar për gjininë ose seksin e tyre!? Pse?