BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Opinion / Editorial

Ngjyrosja e shëmtuar jo e drejtë e hartës elektorale veri-jug me ngjyra partie!

Ngjyrosja e shëmtuar jo e drejtë e hartës elektorale veri-jug me

Nuk ka më shëmtim dhe marrëzi ngjyrosjeje të hartës elektorale se sa kjo që po paraqesin sot në media dhe kudo. Kanë lënë vetëm veriun blu dhe pastaj të gjithë Shqipërinë e bëjnë vjollcë. Në mënyrë perfide dhe shpesh herë keqdashëse për shtetin dhe vetë Shqipërinë sepse ndajnë si me thikë vendin, veriun të PD-së dhe Shqipërinë e Mesme e të Jugut të Ramës dhe PS-së. Po, që nuk është e vërtetë. Shqipëria nuk ka sistemin amerikan të shteteve që ngjyrosen blu apo kuq, sepse kështu është sistemi i tyre me përfaqësim të votave të zgjedhësve të mëdhenj, ku një votë më tepër merr gjithë shtetin si përfaqësim politik partiak. Ne nuk kemi sistemin super mazhoritar amerikan, ku vepron forca e shumicës, e cila merr pastaj të gjithë përfaqësimin. Ajo hartë ashtu blu veri dhe vjollcë mes Shqipërie dhe jug është fajtore dhe e shëmtuar. E shëmtuar si për PS dhe PD që kujtojnë se e ndajnë vendin kështu. Është turp.  Si mund të lyhet vjollcë Korça kur 6 deputetë ka majtas (vjollcë)  dhe 5 djathtas (blu)  dhe ato kështu e përfaqësojnë në Kuvend?  Korça nuk përfaqësohet vetëm nga e majta dhe as ka fituar e majta Korçën që ta përfaqësojë vetëm në Parlament. Korça ka 11 deputetë që janë 6 majtas dhe 5 djathtas. E ngjyra është në madhësi pak më të madhe vjollcë se sa blu. Qarkun e Shkodrës e kanë lyer blu. Në të vërtetë PD-ja ka vetëm 5 deputetë. Kurse të majtë janë 3 të PS-së, 2 të PSD-së dhe 1 LSI-së që bëjnë 5 deputetë majtas sepse janë pikërisht 6 parti të majta. E ngjyrat e qarkut duhet të ishin blu, vjollcë, jeshil dhe kuq, sipas partive me deputetë. Fjalët janë në aleancë apo opozitë PD dhe LSI janë kot, sepse ngjyrosja bëhet sipas ngjyrës së partisë dhe LSI-ja nuk mund të marrë ngjyrën blu të PD-së. Kjo nuk është pakujdesi dhe jo profesionalizëm. Kjo është mbeturinë ngjyrosjeje që nga koha e PPSH-së që i bënte të gjitha kuq.  Kjo është mbeturinë absolutizmi dhe mashtrimi që si PD dhe PS, por edhe LSI kanë në vetvete. Është një marrëzi që ndan për keq Shqipërinë. Që do të ndajë “veri jug” dhe që bën pronare politike të ngjyrave të pa merituara një parti me predominancën e ngjyrës së saj. Pa meritë dhe pa të drejtë. Është një marrëzi që bën ngjyrë flamuri partie dhe godet unitetin e shtetit që ka ngjyra partie kudo në territorin e tij, por asnjë herë predominancë idiote sikundër paraqesin grafikët e marrëzisë mediatike dhe politike partiake në Shqipëri. E paraqesin kudo grafikisht padrejtësisht  dhe sot kanë filluar portale idiote t’i quajnë dele ata në jug, pse votuan PS dhe popull ata në veri që votojnë PD, apo  një portal tjetër që i quan njerëz ata në jug që votojnë PS dhe të trashë (malokë)  ata në veri që votojë PD. E ky është qëllimi i poshtër që ka ngjyrosja pa të drejtë me ngjyra të vetme dhe të padrejta qarqet. Qëllimi për të përçarë veriun me jugun dhe dikush guxon pastaj të bëjë dhe ndarje veri jug në njerëz të lirë dhe të burgosur pikërisht veri jug. Qëllim këqij pra, që ndajnë Shqipërinë poshtërsisht mes PS dhe PD. Kur në të vërtetë dhe në Fier që është qark gjithmonë me PS vërtet ajo ka 9 mandate, por dhe PD ka 6 mandate dhe LSI 1 mandat dhe ngjyrat duhet të jenë pjesa më e madhe vjollcë, pastaj blu dhe një pjesë kuq. Sepse kështu përfaqësohen drejtësisht ngjyrat dhe kështu pastaj harta grafike e ngjyrave në Shqipëri do të kishte kuptim, do të ishte e drejtë dhe nuk do të përçante Shqipërinë veri jug me parti. Ana jo profesionale e ngjyrosjes është e vogël në faj përballë anës inatçore dhe anti kombëtare. Janë pjesë e politikës së shëmtuar që duan ta ndajnë Shqipërinë kështu. Është deliri si diku në PS që e duan Shqipërinë të gjithë vjollcë dhe po ashtu diku në PD që e duan blu. Kështu e donte Berisha dikur dhe kështu e do dhe Rama sot. Ju bëhet qejfi shumë. Kur në fakt nuk është kështu. Kur PS ka 768.177 vota dhe PD ka 622.238 vota e LSI ka 107.115 vota.  E si mund të lyesh të gjithë Shqipërinë vjollcë? Faji i qëllimshëm që bëjnë me hartën e qarqeve të Shqipërisë tenton të indoktrinojë njerëzit me ngjyrën e partisë dhe Shqipërinë e ndarë veri jug. Ky është një nga fajet më të mëdhenj dhe të shëmtuar të elitokracisë dhe për fat që keq dhe në PS-në e erës Rama. Ju duket mirë që të ngjyrosen uniform. Të kuadratohen dhe të bëjnë monokolor shtetin si partinë. Të bëjnë monokolor politik Shqipërinë. Janë për keq të indoktrinuar politikisht dhe jo vetëm socialistët, por dhe demokratët. Nuk kanë aspak dallim. Por kjo nuk do të thotë se kjo gjë nuk është e shëmtuar. Po pikërisht kështu është. Unë sigurisht nuk e kam fjalën te ngjyrosja e hartës se sa te mentaliteti ngjyrosës i partive për hartën e Shqipërisë. Mentaliteti post bolshevik që gjithçka ngjyros politikisht duke larguar si realitetin dhe duke sulmuar të vërtetën politikisht. E më të rëndësishmen, duke tronditur kombëtaritetin për hatër të partisë. Duke vendosur ngjyrën e partisë mbi kombin dhe shtetin. Kjo sigurisht është e fajshme.