Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ngrini Ligjin për Arsimin e Lartë!

Postuar: 17/01/2019 - 07:15

Dje studentët bllokues të mësimit në një fakultet të Universitetit Shtetëror të Tiranës perifrazonin hymnin tonë kombëtar, duke kënduar “Të gjithë këtu duke u betuar, të ngremë nivelin në arsim!” Ngritja reale e nivelit të arsimit të lartë tek ne nuk mund të bëhet duke e mbajtur në fuqi ligjin e vitit 2015. Është mëse e vërtetë se ai është perëndimor. Sivëllezërit e tij (në fakt e kemi kopjuar ne) kanë shkëlqyer në zbatimin e tij në Gjermani dhe Francë; se sanksionon pavarësinë e plotë të strukturave të arsimit të lartë publik. Mirëpo, çfarë bënë rektorët dhe dekanët e universiteteve tona publike për tre vjet (2015-2018) me këtë pavarësi? I harxhuan paratë për të paguar roje private njëzet herë më shumë se sa shërbimi real, apo për të blerë mobilje të shtrenjta për zyrat e tyre, deri tek BMË X6 76 mijë euro. Nga një monitorim i shoqërisë civile të shtrirë në tre universitete shtetërore, atë të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit gjatë periudhës shtator 2017 deri në mars 2018 lidhur me shpenzimin e të ardhurave nga tarifat e paguara nga studentët dhe Buxheti i Shtetit, rezultoi se tre universitetet publike janë më larg shkencës dhe më pranë luksit të zyrave, pasi nuk kanë shpenzuar asnjë fond për studime dhe kërkime përgjatë monitorimit 7-mujor. Vëzhgimi nxori se shuma të mëdha parash u shpenzuan nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës për pajisje zyrash, nga Universiteti i Elbasanit për abonime televizive, ndërsa Universiteti i Tiranës shpenzoi rreth 40 milionë lekë për likuidime të punonjësve të hequr nga puna padrejtësisht. Kemi universitete me buxhete të pasura dhe tarifat studentore, mirëpo me shërbime krejtësisht të varfra. Ne krahasim me nivelin e jetesës dhe të ardhurat mesatare për frymë, universitetet publike shqiptare kanë tarifat më të larta në Europë, por cilësinë më të ulët të arsimit. Financat e universiteteve duhet të jenë transparente dhe t’i nënshtrohen buxhetimit me pjesëmarrje, ku të vendosin vetë studentët. Këtë nuk e zgjidhin të 8 VKM-të (Vendimet e Këshillit të Ministrave) të Paktit për Arsimin e Lartë. Prandaj edhe studentët vijojnë protestat. Sepse kanë parë që luksi i zyrtarëve universitarë ka përparësi ndaj investimeve për internet, biblioteka dhe mjete shkollore. Ndaj konferencave realisht ndërkombëtare dhe ftesave profesorësh të shquar që të hyjnë në kontakt me studentët tanë. Universiteti Shtetëror i Tiranës mbifaturon në shkelje të ligjit informacionin e ofruar me një tarifë prej 1000 lekësh, sipas një rregullore të brendshme, ndërkohë që ligji parashikon se kostoja e shërbimit nuk duhet të tejkalojë kostot fikse të printimit ose informacioni të jetë pa pagesë, nëse ai kërkohet përmes e-mail. Sipas ligjit të vitit 2015, Ministria e Arsimit ka shumicën në ato borde drejtues ku Universiteti është ulok dhe pret t’ja sjellin ushqimin te goja. Kurse tani duhet që qeveria dhe Ministria të marrin nën kujdestari të 16 universitetet shtetërore, pse e kanë ndritur! Ligji i 2015-ës të ngrijë, të pezullohet përkohësisht, derisa stafet universitare të bëhen të përgjegjshme. Qeveria të lexojë auditimin e fundit të performancës Kontrollit të Lartë të Shtetit për tarifimin e universiteteve publike dhe nivelin e shërbimeve studentore, sepse gjetjet dhe rekomandimet e tij mund të jenë një program real dhe shumë bindës për studentët. Shërbimet studentore as nuk figurojnë fare në ligjin e 2015-ës. Nuk përmenden, e jo më të jenë të detyrueshme për t’u ofruar. Ofrohen deri tani thjesht spontanisht nga universitetet dhe janë të keqorganizuara, ose në shumë universitete të papranishme. Kujdestaria e përkohshme nga qeveria, 2 deri në 3 vjet, do të mundësojë kthimin e përgjegjshmërisë dhe të kontrollit të duhur shtetëror tek stafet universitare. Dhe këtë duan studentët: përgjegjshmëri dhe kontroll. VKM-të mund të kontrollojnë cilësinë e titujve universitarë, por nuk e zhbëjnë dot korrupsionin e pedagogëve, I cili është aq i gjerë, sa me dhjetëra pedagogë kanë refuzuar një page trefish më të lartë të ofruar nga universitetet jo-publike, për të shijuar parajsën e bursës famëkeqe të shitjes së provimeve dhe për të rrjepur studentët e arsimit publik! Prandaj qeveri, ngri ligjin e sotëm për arsimin e lartë dhe merr të gjithë sistemin nën kujdestari. Vetëm po të veprosh kështu, do t’i kesh studentët pas vetes.

Nga Fatos ÇOÇOLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 07:45

 Paranojat greke në lidhje me qëndrimin ndaj komunitetit shqiptar të Çamërisë që u përzunë me genocide nga trojet e tyre stërgjyshore, duket se nuk po prekin as institucionet shtetërore shqiptare, që me heshtjen

Postuar: 21/04/2019 - 07:44

 Mendonim se slogani komunist “Udhëheqësi e mprehu shpatën edhe njëherë për situatën&r

Postuar: 21/04/2019 - 07:43

 E akuzojnë tani Rudinën, e anatemojnë dhe sulmojnë, sepse guximi i saj për të mos ju bashku

Postuar: 20/04/2019 - 14:29

Kemi thënë më parë plot pezmati, se udha dhe aspirata shqiptare për t’u bërë një ditë një

Postuar: 20/04/2019 - 13:26

Para disa ditësh, parlamenti holandez votoi në shumicë një rezolutë ku i kërkohet BE të pezullojë

Postuar: 20/04/2019 - 07:37

Kryeministri i Shqipërisë, ka një veti të jashtëzakonshme për të bërë armiq si të inatosur të tij

Postuar: 20/04/2019 - 07:34

Berisha vazhdon t’u bëjë thirrje, militantëve, fansave (publikut) të jenë gati për revanshi