BREAKING NEWS

Rama tërhoqi vendimin për rritjen e çmimit të energjisë, ERE del me njoftimin e papritur

Rama tërhoqi vendimin për rritjen e çmimit të
x
BREAKING NEWS

Partia Demokratike jep njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Partia Demokratike jep njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari zbardh detaje të reja nga biznesi i Vis Martinajt: Kishte lidhje me elementë të botës së krimit në të gjithë Shqipërinë, fitimet rriteshin për shkak të...

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari zbardh detaje
x
BREAKING NEWS

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën paralajmërimin e frikshëm: Jemi në “luftë” me Iranin ndërsa qeveria...

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i publikon fotot e Vis Martinajt

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i
x
BREAKING NEWS

Fantastike! Liberalizimi i vizave, Kosova merr lajmin e madh nga Greqia

Fantastike! Liberalizimi i vizave, Kosova merr lajmin e madh nga Greqia
x
BREAKING NEWS

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat janë kriteret për tu bërë efektiv policie

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, shoqërohet edhe një grua nga Berati, zbardhen dyshimet e policisë

Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, shoqërohet edhe një
x

Opinion / Editorial

Një botë e madhe antifashiste e të riut Misto Mame

Një botë e madhe antifashiste e të riut Misto Mame

Përkujtimi i 80 vjetorit të rënies së Heroit të Popullit Misto Mame na bëri të provojmë dhe të hyjmë në jetën e tij, sado që është folur dhe njohur në dekada, përsëri është e vështirë t’i qasesh figurës së tij, aty ku gjen një lloj heroizmi. Një jetë shumë e shkurtër, por me një mahnitje të fuqishëm në historinë e antifashizmit shqiptar. Një jetë e shkurtër, por e mbushur plot e përplot me aksione, me qëllime të mëdha, me një dëndësi aksionesh e përpjekje heroike, të frymëzuar nga ideali i shenjtë i revolucionit. Misto Mame shfaqet në këtë antifashizëm si një figurë e fuqishme, e plotë, frymëzuese, si vetë e vërteta, për qëllimin fisnik që kishin marrë mbi shpatullat e tij si njeri i aksionit. Misto Mame u bë një nga fytyrat më të ndritura të rinisë antifashiste. Ai për njësitet guerile të Tiranës u shndërrua në një simbol me përmasa aksioni. Misto edhe pse i ardhur nga Erindi në Tiranë, në gjysmën e dytë të vitit 1941 me njësitin e tij gueril kreu aksione, nga i pari për marrja e makinës së shkrimit, tek marrja e rovoles “Beretë” në hyrje të kinemasë, shkrimi i parrullës “poshtë fashizmi” në kinema, vendosja e drapër e çekan prapa kokës së rojes të bashkisë, ngritja e flamurit të kuq tek bashkia, flamuri i kuq në minare, si dhe duke prirë në ballë të demostratës së 28 tetortit 1941. Pas formimit të PKSH, Mistua u zgjodh në drejtimin e Rinisë Komuniste të Shqipërisë. Gjatë vitit 1942 Mistua dhe njësiti gueril që komandonte kreu aksione të guximshme si tek varri i Bamit, e njeh këtë fytyrë o spiun i fashizmit, policët jua mbathën këmbëve nga frika, ditën në drekë mori shaptilografin dhe barna, historia e shaptilografit që nxorrin numrin e parë të “Kushtrimi i Lirisë”, ku letrën e përgatiti Mistua me një brisk të hollë, parrulla do vemi për “caraca” në natën e 24 korrik 1942, ku preu 24 shtylla telefoni, djegja e depos së xhenios ushtarake në gusht 1942 dhe aksioni i fundit në mëngjezin e 16 gushtit 1942. Njeriu i aksionit është quajtur Misto Mame, sepse me demostrata, me aksione e luftë partizane luftohet fashizmi, ndërsa armiku në ditën e rënisë së tij, shkroi se “U vra komunisti i rrezikshëm Misto Mame”. Jeta dhe vepra e tij u lidhën ngushtë në rrugët e revolucionit që po zhvillohej. Të rinjtë si Misto Mame për kohën sollën një mozaik me vlera e cilësi të mrekullueshme. Tek figura e Mistos gjejmë njeriun, militantin revolucionar, komunistin dhe antifashistin që ishin simbol i kohës dhe që u shfaqën më personalitetin e çdo të riu. Mistua u këput në hovet e para të aksionit të madh që kishte nisur lëvizja e ai ishte në ballë. Por, cilësitë e mëdha njerëzore nuk njohim moshë. Ata që e njohën, kanë thënë e shkruar se Mistua që herët ishte i pjekur dhe i formuar, ai ishte burrë gjykimi dhe aksioni bashkë. Ai kudo mbarti mbresa, përpikmëri dhe frymë aksioni në lëvizje, këto cilësi mbetën në kujtesë të bashkëkohësve të tij. Detyra jonë është që ti mbajmë gjallë dhe t’i ngremë në stadin aktual të kohës, me qëllim që heronjtë ti kemi gjithmonë yje që na ndriçojnë mendimin dhe rrugën që të ecim drejt një shoqërie ta pastër, si e ëndërruan viganët e lirisë. Kjo sepse Mistua me shokë kishin një shprehje dhe një pjekuri të parakohshme e të pazakontë, një natyrë liridashëse e humane. Ata kishin një shpirt përherë kërkues, kishin guximin dhe synimi i tyre ishte të shikonin larg. Pakënaqësitë dhe revolta e tyre, zgjohej nga jeta e padrejtë. Mistua bashkë me shokët kanë rolin e tyre, por ata ishin pjellë e kohës, e një kohe të rëndë për fatin e popullit shqiptar. Mistua ishte përfaqësues i një brezi të rinjsh që u revoltua nga padrejtësitë e kohës dhe u vu në kërkim të së vërtetës. Prej kësaj lindën tek të rinjtë antifashistë serioziteti dhe vendosmëria, besimi dhe guximi, këto vlera shpirtërore, që u shpalosen me shpejtësi mahnitëse në jetën e tij mjaft të shkurtër. Misioni kryesore në jetën e ndërgjegjshme të Mistos ishte përkushtimi i thellë dhe besnikëria e patundur ndaj idealit. Për realizimin e këtij misioni ai vendosi përpjekjen fisnike për të luftuar për të vërtetën. Luftës antifashiste Misto i përkushtoi kohën më të mirë, diturinë dhe urtësinë, shpirtin bujar, talentin dhe aktivitetin e vet. Këtë të vërtetë ai e shpalosi me guxim në mjaft aksione të organizuara dhe të drejtuar prej tij në zemër të fashisëtve dhe në qendër të Tiranës. Në emër të komunistit dhe të antifashizmit do të binte heroikisht, për t’u shndërruar në yll lufte e në ballë të rinisë luftëtare. Ai veproi dhe u ngrit me fjalën antifashiste në aksionin revolucionar. Aksioni u bë natyrë e dytë e Mistos, ku u shqua pa bujë, por me një natyrë tepër njerëzore. Këmbëngulja për aksione të thjeshta përbënte thelbin e vetëdijes aktive prej revolucionari. E vërteta që po luftonte me aq përkushtim e mençuri ishte filozofia dhe ideologjia e klasës punëtore, ku historia i kish ngarkuar misionin e madh të ndërtimit të botës së re. Energjia dhe vlera e tij shpërthyen me aq forcë e bukuri në sa e sa aksione të kryera në Tiranë dhe në zonat përreth saj. Jehona e rovolverit “Bereta” shpërtheu në këtë kohë të stuhishme, kur lëvizja kishte nevojë për guximin dhe trimërinë e tij. Ata që patën fatin ta njohin dhe ta dëgjonin heroin e ardhshëm në mjaft aksione dhe në krye të njësitit gueril nuk harrojnë idealet e tij besimplotë për të ardhmen. Mistua vendoste menjëherë lidhje me njerëzit dhe kishte aftësi në komunikim. Tek ai buronte një humanizmi aktiv që frymëzohej nga idealet revolucionare. Tek humanizmi qëndronte fati i njerëzve të thjeshtë, tek ky virtyt gjeti kuptimin e jetës dhe në emër të saj u përfshi i tëri në luftë. Mistua në jetë e tij shfaqte dashuri për punëtorët, ndihej i kënaqur shpirtërisht dhe ishte krenar që luftonte bashkë me ta. Shokët e tij ishin punëtorë dhe kjo e gëzonte dhe e frymëzonte Miston për aksione të reja. Mistua i bënte për vete punëtorët. Në natyrën e tij shihej seriozitet, mendimi i thellë, urtësi dhe aksion në tërë dinamikën e jetës. Ai donte dhe i çmonte njerëzit, i vlerësonte dhe i respektonte, duke ndërtuar marrëdhënie të drejta. Ai ishte i dashur, por dhe i rreptë, i këndshëm dhe i përmbajtur e i duruar në aksione. Duke qenë i hapur, i thjeshtë dhe me takt ndaj çdo njeriu, e bënë figurën e tij më të natyrshme dhe më të qytetëruar. Kështu në marrëdhëniet e Mistos me njerëzit vendin qendror e zinte tema e aksionit, e luftës, në të cilin ishte përfshirë tërësisht. Mistua gërshetoi së toku ideali antifashist, komunist dhe revolucionar në një të vetëm. Dhe në kushtet e luftës, që sapo kishte nisur me aksionet e njësiteve guerile dhe pushkët e para të çetave partizane, kishin shtuar vizionin për ndërmarrjen e aksioneve më masive ku armiku kishte të përqendruar fuqinë e tij. Kështu të harmonizuar këto me pasionin e Mistos dhe të shokëve të tij u përgatitën fizikisht për luftë kundër pushtuesve dhe mercenarëve të tyre. Figura e Mistos fitoi kështu dimensione historike dhe në këto dimensione ai qëndron edhe në kohën tonë. Edhe pse 80 vjet nga dita e rënies heroike e Mistos na sjell akoma më mirë madhështinë dhe thjeshtësinë njerëzore të figurës së tij.