BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Një gjysëm shekulli në shërbim të artit shqiptar

Një gjysëm shekulli në shërbim të artit shqiptar

Ilia Terpini në Hoçisht 25 dhjetor 1938. Ai ka qenë operatori i parë i filmave. E ka  nisur punën pikërisht nga Kinostudio “Shqipëria e re”. Tërpini ishte “Artist i merituar”, dhe ka “Medaljen e punës”, “Çmimin e Republikës”. Ilia është vlerësuar me medalje në 6 festivale të filmit si dhe ka çmim kombëtar për fotografinë artistike. Ai mban urdhrin “Mjeshtër i madh”. Ilia Terpini filmoi filmat e njohur “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “I teti në bronx”, “Mësonjëtorja”, “Flutura në kabinën time”. Me operatorin e famshëm,me një karrierë gjysëm shekullore,u njohëm para pak kohe në një aktivitet kulturor në Kosovë,ku kryente detyrën e oepratorit.Ndonëse 80 vjeçar ,Ilia Terpini punonte me vrullin e viteve të hershme të karrierës së tij,e me një gotë verë përpara,pija e tij e preferuar , biseduam duke zbuluar anë të jetës së tij,ndonëse shumë aktiv edhe në intervista, për Ilia Terpinin duhej shkruar diçka për gazetën Sot. Ilia Terpini ndonëse ka mbaruar studimet në  fakultetin e Shkencave të Natyrës,dega matematikë,ka dhënë lëndën e matematikës, ka qënë drejtor shkolle në Mallakastër,andej nga vjen,profesionin e jetës e ushtroi me profesionalizëm për dekada me radhë, e ende punon. Ai i rezistoi kohërave, duke krijuar vlera të padiskutueshme në kinematografinë shqiptare. Për punën e palodhur të tij ,mban titullin   “Artist i merituar”,është dekoruar me  “Medaljen e punës”,me  “Çmimin e Republikës”,është vlerësuar me  medalie  në 6 festivale të filmit, është vlerësuar me çmim kombëtar për fotografinë artistike dhe  mban Urdhrin “Mjeshtër i madh”. Ç'mund të na thoni diçka të veçantë për punën tuaj që nuk e keni thënë deri më tani?Unë kam dhënë intervista,shkruar për profesionin tim të adhurueshëm,por disa pasazhe të punës mbesin në kujtesë, e duhet kujtuar e thënë herëpashere.Do sjell në kujtesë diçka për Mehmet Shehun. Në kongresin e partisë, i fundit  për kryeministrin, ditën që  do të mbante raportin , i thashë Fiqiretit,së shoqes, se ndriçimi është i pakët, shoku Mehmet duket  i ngrysur dhe ka veshur kostum të zi. A mundet që mbas dite, kur  të lexojë raportin, të veshë një kostum më të çelët, pasi nuk do të dalë mirë në ekran. Në të vërtetë nuk kisha shumë besim dhe isha i bindur në kundërshtinë e saj, sepse më kishte ndodhur dhe më parë që kërkesat e mia të mos pranoheshin nga kryeministri. Por çuditërisht Fiqireti e mirëpriti propozimin tim dhe pasditen e raportit Mehmet Shehu u paraqit me një kostum gri. Po gjatë kongresit, më kujtohet dhe batuta e Enver Hoxhës, teksa ajri i një kondicioneri i binte mbi supe,se “ne s’kemi pyetur nga mitralozat e armikut, por duket se kjo era po na ha pas krahëve”. Është pikërisht kjo shprehje që pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, u lakua në variante të ndryshme. Kam lexuar se ju keni zgjedhur disa personazhe për të luajtur në filma,e ato janë bërë aktore vërtetë të famshme. Keni patur dhunti,apo rastësia?Po,më kujtohet si zbulova  talentin e 15 vjeçares Yllka Mujo,të cilës iu besua roli i Almës në filmin e Viktor Gjikës. Ishte një ditë me shi,kur te  streha e pallatit të kulturës shoh një vajzë me një portret shumë interesant. Vajza jo më shumë se 15 vjeç erdhi pranë dhe na përshëndeti. Është nxënësja ime, ndërhyri ime shoqe. I thashë që nëse mundej, të nesërmen të paraqitej në kinostudio për një kinoprovë. Dhe ajo pranoi. Të nesërmen që në mëngjes shkova dhe takova Viktor Gjikën,drejtorin  dhe i thashë  se e  kam gjetur Almën. Ndërkohë Yllka ishte shfaqur në fillim të rrugicës që të çonte për në atelie dhe unë e drejtova vështrimin e Viktorit për nga ajo. Qenka interesante,tha ai. Ilia shpejt bëji nja dy fotografi. Ajo interpretoi më mirë se kushdo tjetër që kishte provuar për të njëjtin rol. Dhe kështu Yllka Mujos iu pre kostumi i Almës. Ja,kështu ,krejt rastësisht kam zbuluar edhe  Matilda Makoçin në oborrin e politeknikumit. Na duhej një aktore e re për rolin e Emës në filmin ‘Kërcënimi’, një prodhim i vitit 1981 me regjisor Mark Topallaj. Pasi kisha parë plot vajza në gjimnazet e Tiranës, më rekomanduan të shkoja te politeknikumi, sepse dhe aty kishte një grup vajzash që binin në sy. Kur shkova në shkollë ishte pushimi i madh dhe të gjithë nxënësit ishin jashtë. Matilda Makoçi më ra menjëherë në sy. Kishte një vështrim shumë interesant. I thashë se kush isha, cili ishte qëllimi im dhe i propozova që të nesërmen të vinte në kinostudio, për të bërë disa fotografi e një kinoprovë. Ajo pranoi dhe të nesërmen erdhi në ambientet e kinostudios. Bëmë fotografi të mrekullueshme në disa vende. Matilda ishte shumë shprehëse dhe një ndër aktoret më të mira që ka prodhuar kinostudioja. Unë kam regjistruar qindra  metra film që i takojnë vetëm figurave kryesore të politikës shqiptare. Në këtë mori karakteresh kam të  regjistruar që nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Ramiz Alia e deri tek Sali Berisha, Fatos Nano e Leka Zogu. Por unë  kam xhiruar edhe Hrushovin, Çu En Lain, Princin Sihanuk, Toni Blerin, Manolis Glezosin, Moris Torezin, Shtrausin, Papa Vojtilën e Nënë Terezën. Unë vazhdoj të punoj si në rininë e vrullshme, mbyll bisedën Ilia Terpini, operatori që nuk din të mplaket as në vitet e stërgjata të tranzicionit shqiptar. Ç'mbresa të veçanta keni gjatë karrierës tuaj për Tropojën ?Në vitin 1983 Ramiz  Alia vizitoi Tropojën dhe doli edhe në Dragobi ku kishte qenë edhe Enver Hoxha 13 vjet më pare,në majin e vitit 1970. Më ka befasuar mikpritja dhe fjalët e ngrohta të malësorëve të Tropojës pamja e masiveve te famshme te gështenjave me sheshin e bukur në mes ku u zhvillua mitingu. E kam fiksuar edhe në kujtesë dhënien e nje lahute Ramiz Alisë për t’ia dhuruar Enverit në përvjetorin e lindjes,e kujtime të tjera të paharruara në kujtesën. U nda nga jeta më 13 korrik 2018.