BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Një gjysmë autostradë me emër të madh e qindra probleme

Një gjysmë autostradë me emër të madh e qindra probleme

Një protestë, 24 të arrestuar, shkatërrim i një prone private me disa miliona euro humbje, që bien mbi kurrizin e taksapaguesit të varfër shqiptar. Kjo është e gjithë panorama e një proteste, që solli si rezultat vetëm uljen e disa eurove pagesë për kuksianët, hasjanët e tropojanët. Kjo duket se është zgjidhja e afruar që na e bënë të ditur pushtetarët tanë, pasi na kërkuan edhe të falur pse bënë taksimin pa na i hedhur sytë. A është kjo zgjidhja më e mirë për një autostradë gjysmë të mbaruar? Tamamtamam është ende një gjysmë autostradë. Ndaj gjithë shqiptarët, ngado që janë, pyesin: Po kur të mbarojnë të gjitha punimet sa do të duhet të paguajmë? Sepse të mbarojnë të gjitha punimet, duhet të shpenzohen edhe jo pak qindra miliona euro. Duhet të ndërtohet edhe një tunel në hyrje të qytetit të Kukësit, të cilin gjatë kësaj grindjeje askush nuk e ka përmendur. Një protestë që tregoi se ne shqiptarët sikur kemi harruar t’u japim zgjidhjen e duhur problemeve që na lindin gjatë rrugës. Është kjo arsyeja, që me hir a me pahir vazhdojmë të notojmë në një varfëri të pashoqe. Ndërsa dimë vetëm të grindemi me njëri-tjetrin pa zgjidhur tamam asnjë lloj problemi që na lind gjatë rrugës. Kemi mësuar që prej afro 230 viteve, vetëm ta mbulojmë çdo lloj problemi. Që t’ia lëmë mbi shpinë brezit të ardhshëm. Ende asgjë nuk ka përfunduar, po sot të gjithë themi se ndërtuam një autostradë. E nisëm me një taksë që e emërtuam taksa “Majko”. Paçka, askush nuk e di sa ishte shuma e saj dhe ku shkoi. Një tjetër taksë e mbiquajtur taksa e qarkullimit, prej së cilës vilen miliona euro.Sërish asnjë zgjidhje për mirëmbajtjen e autostradës, ende të pambaruar. Është kjo arsyeja që na shkrepi mendja të bëjmë edhe protestën … Të gjithë llomotisin dhe i besojnë llomotitjes se “janë ata që i dhanë zgjidhjen e duhur problemit. I ngjante një llomotitjeje lajmi i dhënë se, kuksianët do të paguanin 3 euro vajtje-ardhje. Ndërsa për të tjerët asgjë nuk ndryshon nga çfarë ishte thënë më pare, pa pyetur njeri për të cilën kryeministri kërkoi të falur. Pra, së shpejti do të rivihet e njëjta taksë. Veç kuksianëve, hasjanëve e tropojanëve, të gjithë të tjerët do të paguajmë për motor 2,5 euro, për veturë 5 euro, për autobus e kamionçinë 11,2 euro, për kamion të mesëm16,2 euro dhe për kamion të rëndë 22,5 euro. Ende nuk është mbyllur plaga e protestës së parë. Ende prapa hekurave të burgut qëndrojnë 4 shtetas të protestës së parë. Ndaj kjo lëmoshë vetëm për kuksianet, a është e mjaftueshme? Pasi gjithë shqiptarët e tjerë do t’u duhet të paguajnë si frëngu pulën, kalimin nëpër autostradë. Sërish të gjithëve u duket një pagesë stratosferike që të mundëson lëvizjen nëpër një autostradë prej afro 90 kilometrash të gjatë. Pasi autostradë në Rrugën e Kombit është vetëm rruga Morinë-Kukës-Rrëshen, rreth 90 kilometra. Sa duket, të gjithë i ka zënë halli me këtë autostradë, sa nuk po dinë t’i japin dum. Ndonëse për ndërtimin e saj, një lukuni politikanësh vazhdojnë të krenohen se e kanë për nder që kanë mundur ta ndërtojnë. Edhe pse me një kosto stratosferike, sa as sot e gjithë ditën shqiptarëve nuk u tregohet kostoja e vërtetë e ndërtimit të kësaj autostrade. Askush nuk na tregon sa është kostoja e ndërtimit të 62 kilometrave të autostradës Fushë Dukagjin- Rrëshen 62 kilometra e gjatë! Deri tani janë shpenzuar 1.3 miliard euro, ndërsa prej vitesh bërtitet se kreu i opozitës së sotme ka plaçkitur 220 milionë euro nga autostrada. Të gjithë heshtin për këtë akuzë, bile edhe vetë kreu i demokratëve, ndërsa 24 orë në 24 vetëm bërtet për plaçkitësit socialistë. Asnjë fjalë për ta çliruar veten nga kjo akuzë që udhëton ndër vite duke u mbuluar nga mafiozët e palo politikës shqiptare. Qoftë edhe përmes heshtjes së çuditshme. Tashmë një gjë e dimë mirë ne shqiptarët. Gjithç- ka, këta politikanët tanë e kanë kthyer në biznes fitimprurës vetëm për familjen e tyre. Nuk dinë gjë tjetër. Të vjedhin dhe të fluturojnë me presh në b… sapo u troket në derë një fitim i madh. Dhe janë të kënaqur që fluturojnë me presh në b… pa kryer asnjë lloj pune tjetër. Ndjehen krejt të sigurtë sepse sot “janë vet zot, vetë shkop” në këtë Shqipëri pa asnjë zot. Dhe vendosin vetë si t’u vijë për mbarë, për çdo lloj takse që u shkon në mendje ta vendosin. Veçse harrojnë se, shqiptarët e paguajnë një herë taksën e rrugës, përmes taksës së qarkullimit. Më poshtë një shembull të çuditshëm që palo politikanët tanë duhet të na japin një shpjegim. Vëllezërit tanë të Kosovës, karburantin e marrin në Durrës dhe tranzit e kalojnë nëpër Shqipëri. Po çmimi i tij, sapo kalon doganën e Morinit është për litër rreth 300 lekë më i lirë se këtej nga ne. Duke qenë kështu, shumë drejtues automjetesh përpiqen të furnizohen andej kufirit. Po mund ta kalojnë doganën me serbratorët plot, po jo duke marrë edhe bidonë me karburant. Kjo nuk u lejohet, kur vetëm 20 vjet më parë askush nuk i pengonte të transportonin karburant në Kosovë me serbratorë të zmadhuar, apo edhe me bidonë. Edhe pse në atë kohë, ndaj ish Jugosllavisë ishte vendosur embargoja nga OKB-ja. Te ne, çmimi i karburantit është shumë më i lartë se kudo, rrjedhojë e taksës së qarkullimit. Kjo taksë që na e ka bërë çmimin më të lartë të karburantit në rajon e më tej, a nuk mjafton për koston e mirëmbajtjes së akseve rrugore? Dikush duhet të na tregojë pse duhet të paguajmë, kur autostrada është ende larg përfundimit të saj. Veç kësaj, pagesa e vendosur është shumë e madhe, kur kjo autostradë ka një gjatësi jo më të madhe se 90 kilometra. Na jepni një shembull të dytë, ku një autostradë për 90 kilometra paguhet deri 22,5 euro? Dhënia me koncesion e autostradës së Kombit i ngjan asaj shprehjes popullore, e treta e vërteta. Sepse dy herë dështoi dhënia me koncesion, kompanive të huaja të afruara. Ato u larguan sapo u kërkohej që krahas mirëmbajtjes, të ndërtonin edhe veprat e autostradës, ende të panisura, apo të lëna përgjysmë. Të tilla te kjo autostradë janë plot. Konkretisht: një urë në hyrje të qytetit të Kukësit, një tunel në hyrje të qytetit të Kukësit, nën apo mbikalime në fshatrat që shtrihen në të dy anët e autostradës si, fshatrat e Morinit, Bardhocit, Gjegjanit, Përbregut, Kodër Lumës dhe Shtiqnit, 7 urat në segmentin Morin – Kukës, instalimi i sinjalistikës që mungon thuajse krejtësisht, vendosja e ndriçimit në të gjithë gjatësinë e autostradës, rrethimi i saj etj. Mirë, ne shqiptarët këtej kufirit e andej kufirit mesvëllazëror do të paguajmë taksën, sepse s’kemi çfarë të bëjmë tjetër. Po të paktën të na tregohet sa ka kushtuar kjo dreq autostrade, që as i ngjan një tamam autostrade siç është ajo “Ibrahim Rugova”. Kur i krahason këto të dyja të shtohet çudia. Sepse autostrada “Ibrahim Rugova” Morin- Merdare ka një gjatësi prej 102 kilometrash dhe ka kushtuar 600 milionë euro. Një histori që na tregon se edhe patriotizmin e kemi vënë në qendër të vëmendjes thjesht për të na shërbyer për mbushjen e xhepave me para. Dhe kjo vetëm nga një lukuni oligarkësh e politikanësh. Për t’ua lënë hallexhinjve, që vetëm po varfërohen, të paguajnë gjithçka tjetër për këtë autostradë që i ka mbetur pak patriotizëm dhe shumë poshtërsi, shumë plaçkaxhinj gjithfarësh thuajse në çdo kilometër të saj./ Nga Riza HOXHA