BREAKING NEWS

E RËNDË/ Sapo kishte bërë vaksinën anti-COVID, gjendet i vdekur i riu në Elbasan

E RËNDË/ Sapo kishte bërë vaksinën anti-COVID, gjendet
x
BREAKING NEWS

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria, sinoptikanët në Greqi tregojnë dy qytetet shqiptare që do të përjetojnë temperatura ekstreme!

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit, ja çfarë po ndodh në spitale

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete
x
BREAKING NEWS

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë
x
BREAKING NEWS

Prishja e banesave në zonën e 5 Majit, reagon Avokati i Popullit

Prishja e banesave në zonën e 5 Majit, reagon Avokati i Popullit
x
BREAKING NEWS

Meta caktoi datën, do futet PD në zgjedhjet në 6 bashki? Lulzim Basha jep paralajmërimin e fortë

Meta caktoi datën, do futet PD në zgjedhjet në 6 bashki? Lulzim
x
BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga KQZ, publikon datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore

Vjen reagimi zyrtar nga KQZ, publikon datën e zgjedhjeve të pjesshme
x
BREAKING NEWS

“Erdogan e do me çdo kusht miqësinë me Shqipërinë”, Spartak Ngjela zbulon arsyen dhe plas deklaratën e fortë: A do e lejojë Rama këtë?

“Erdogan e do me çdo kusht miqësinë me
x

Opinion / Editorial

Një jetë për shqiptarët: 10 vjet pa Mbretin Leka I

Një jetë për shqiptarët: 10 vjet pa Mbretin Leka I

Mbreti Leka, do të mbahet mend dhe do të përkujtohet përjetë për vlerat prestigjioze kombëtare, të cilat i mishëroi në konsekuencën politike mbretërore ndaj të ardhmes së Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Ai nuk abdikoi kurrë nga froni mbretëror, duke ruajtur të pacenuar besimin për këtë të ardhme.

Për Mbretin Leka, çështja kombëtare përbënte shqetësimin dhe angazhimin kryesor të gjithë jetës së tij, për të cilën sakrifikoi dhe mbajti çdo kosto për veten dhe familjen mbretërore.

Besimplotë dhe i përkushtuar në konsekuencën politike mbretërore, Mbreti Leka I, jo vetëm që ishte kundër regjimit dhe diktaturës komuniste, por edhe e luftoi atë me të gjitha mënyrat.

Mbreti Leka, është burrështetasi më i votuar nominalisht në historinë politike të Shqipërisë. Këtë e tregon rezultati i Referendumit të 29 qershorit 1997, i shpallur zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në të cilin votuan pro Monarkisë 450,478 zgjedhës, baras me 33.26 % të votuesve. Ndërkohë, sipas të dhënave nga komisionerët e monarkisë në qendrat e votimi, rezultati real i arritur në atë Referendum, në rang kombëtar, ishte 54%pro Monarkisë.

Kjo shkallë e lartë popullariteti u manifestua edhe gjatë pritjes që iu bë Mbretit Leka në Rinas, e cila do të mbetet në librat e historisë si pritja më madhështore dhe më entuziaste që i është bërë ndonjëherë personaliteteve të kombit shqiptar.

Për ndarjen nga jeta të Mbretit Leka, më 3 dhjetor, Shteti Shqiptar organizoi një ceremoni mortore zyrtare dinjitoze homazhesh e lamtumire në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, e cila kishte një domethënie të madhe për institucionin e Mbretërisë. Dita kur u zhvillua ceremonia u shpall ditë zie kombëtare, duke ulur flamurin në gjysmështizë në të gjithë institucionet. Drejtuesit më të lartë shtetërorë, nga Shqipëria e Kosova, kryetarët e të gjitha partive politike,krerët e të gjitha besimeve fetare, dhjetëra mijëra qytetarë e bashkëkombës nga të gjitha trevat shqiptare, i dhanë lamtumirën e fundit Mbretit të tyre.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Mbretin Leka I.