BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Një kandidat si Profesor Shaban Murati

Një kandidat si Profesor Shaban Murati

Kohët e fundit ka patur disa përmendje nga media të historianit të diplomacisë dhe diplomatit të shkëlqyer tonit, Prof. Shaban Murati, gazetar dhe publicist poliedrik, si kandidat për të shërbyer drejtuesi i ri i Shtetit të Shqipërisë. Një kandidaturë si e Shaban Muratit i bën nder vendit tonë për disa arësye. Së pari, Profesor Murati, si historian i diplomacisë, është i vetmi i llojit të tij në Shqipëri që e sheh diplomacinë e shtetit tonë në zhvillim e sipër. Ai analizon prirjet e ardhshme të saj, ndërkohë që ngjarjet zhvillohen. Në gjithë rajonin tonë ballkanik janë të rrallë analistë dhe historianë të tillë të diplomacisë moderne, në mos unikalë. Së dyti, Shaban Murati është mendimtari patriot dhe zhbirues i zhvillimeve potenciale negative për interesat e vendit tonë dhe të çështjes shqiptare, duke përqëndruar të gjitha përpjekjet e tij si diplomat, historian dhe publicist, në rënien e këmbanave për reagim dhe kundër-reagim pozitiv të dy shteteve tona shqiptare. Gabimet dhe fajet e diplomacisë sonë të të dyja anëve të kufirit, e kanë shtyrë me dhjetëra e dhjetëra herë të ngrejë zërin e tij të fuqishëm të akademikut të diplomacisë shqiptare, por edhe të analistit objektiv dhe të publicistit brilant. Së treti, duke dhënë prognozat e tij të thella dhe të bazuara, të gjitha të gjeneruara nga eksperienca e afro 5 dekada veprimtari si studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe analist diplomatik, ambasador i Shqipërisë në Suedi, Norvegji, Finlandë, Islandë dhe Maqedoninë e Veriut, Shaban Murati i afrohet vetëdijes shqiptare dhe respektit të seicilit shkencëtar, filolog, studjues, historian dhe gazetar të Kosovës dhe Shqipërisë, si autor i 17 veprave të botuara në harkun kohor të 17 viteve të fundit, duke hedhur themelet e mendimit diplomatik modern shqiptar, i gjithi i përqëndruar në zgjidhjen e çështjes kombëtare dhe pozicionimin e drejtë të faktorit shqiptar në rajon. Së katërti, Profesor Murati ka dhënë një kontribut të qënësishëm në pasurimin e historikut të diplomacisë shqiptare. Në analet e kësaj diplomacie, vepra më e fundit e Ambasadorit te perjetshem te çeshtjes shqiptare Shaban Muratit, “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”, e promovuar para pak muajsh në praninë e dhjetra personaliteteve shqiptare të politikës, diplomacisë e letrave, zë vend të rëndësishëm. Në 75 artikujt, njëkohësisht analitikë dhe publicistikë të këtij libri, të shkruar në harkun kohor të tri viteve të fundit (2018-2021), ai sjell mendimin e tij të avancuar për ndërveprimin e aksionit diplomatik Shqipëri-Kosovë.  Në këtë vepër  të tij të fundit madhore, ai argumenton edhe dështimin e madh të Bashkimit Evropian me Kosovën. Referuar mos-rezultateve të tryezave të njëpasnjëshme të bisedimeve Prishtinë-Beograd, Murati sheh dështimin e BE-së me Kosovën, në paaftësinë e Unionit për të kontribuar në një zgjidhje përfundimtare në bisedimet tetëvjeçare Serbi-Kosovë, gjë që imponoi nevojën e angazhimit të drejtpërdrejtë të SHBA-ve në ato bisedime. Shkëlqejnë në këtë vepër, “Dalldia filoserbe në dëm të rajonit dhe pozicioni që duhet të mbajë Shqipëria”, “Ideja e rrezikshme ruse për Kosovën në Këshillin e Sigurimit” dhe veçanërisht “Doktrina ‘Bajden’, si zgjidhje për Kosovën dhe Ballkanin”. Ajo që Murati e quan Doktrina e Presidentit amerikan Bajden për Ballkanin, e cila përmblidhet në luftën kundër korrupsionit si interes strategjik i SHBA-ve dhe kundër atyre politikanëve që destabilizojnë rajonin, si dhe qendërzimi i dialogut Kosovë - Serbi. Autori thekson se modelimi i Ballkanit me standartet perëndimore kërkon një forcë bindëse sa teorike, aq edhe praktike, të cilën e përfaqësojnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të 17 librat-manuale të diplomacisë moderne, trajtojnë problematikat diplomatike më të mprehta dhe ende të pazgjidhura të Shtetit dhe të kombit shqiptar me Serbinë dhe me Greqinë. Ato na pasurojnë të gjithë ne shqiptarëve me argumentat me objektivë për drejtësinë e çështjes shqiptare në rajon dhe koherencën e bashkimit të përpjekjeve të Shqipërisë dhe Kosovës. Historiani i diplomacisë shqiptare, Profesor Murati është një njeri modest dhe i përkushtuar i punës shkencore dhe studimore. Ai ka përçuar gjithmonë atdhetarinë dhe ndershmërinë e profesionit, për të ndriçuar të vërtetën e vlefshme të kohës sonë në problemin më kapital që kemi, në atë të zgjidhjes së Çështjes Kombëtare, duke e përqasur atë natyrshëm me integrimin evropian të Shqipërisë dhe Kosovës. Për të gjitha këto arësye, opinioni ynë publik e ka për nder të diskutojë kandidaturën e këtij mendimtari të çështjes kombëtare në pozicionin e kryetarit të ri të shtetit të Shqipërisë. Nuk ka mbyllje me vlerësuese për të ardhmen e çështjes sonë kombëtare, sa fjalët e vetë Profesor Muratit në një nga artikujt e tij më të bukur të librit të fundit  “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”: “Ky RoadMap(udhëpërshkrim) që jep Presidenti Bajden, të cilin e përsëriti në muajin mars 2021 edhe sekretari Blinken, tregon që doktrina Bajden është doktrina e vërtetë e zgjidhjes diplomatike së problematikës së Ballkanit, përfshirë edhe dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Prania dhe veprimtaria e diplomacisë amerikane, e institucioneve amerikane, e shtetit amerikan në Ballkanin Perëndimor dhe në gjithë Ballkanin është shumë pozitive për zhvillimin e demokracisë, për stabilitetin e gjithë shteteve të Ballkanit dhe për orientimin e tyre veri-atlantik. Në të njëjtën ajo është barriera më efikase, barriera e vërtetë që mund të ndalojë ndërhyrjen, diversionin, subversionin, gjithnjë e më të intensifikuar të Rusisë në shtetet ballkanike. Barrikada reale diplomatike, politike, ushtarake e në të gjithë fushat është prania, interesi i institucioneve dhe shtetit amerikan në Ballkanin Perëndimor”.