BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Një kërkesë legjitime, drejtuar Presidentit të Republikës!

Një kërkesë legjitime, drejtuar Presidentit të

I nderuari President i Republikës së Shqipërisë, zoti Bajram Begaj! Si qytetar i thjeshtë i Republikës, po ju drejtohem me një kërkesë, që mendoj se është jo vetëm legjitime, por edhe shumë sensitive, e që në kushtet e krijuara, vetëm ju si Kryetar Shteti dhe garant i Kushtetutës, mund t’i jepni zgjidhje të drejtë dhe në kohën e duhur. Është fjala për datën historike të 29 nëntorit 1944, e cila këtë vit përkujton 78 vjetorin e Çlirimit të Atdheut. Kjo datë historike, ashtu si dhe festat e tjera të këtij niveli, është e sanksionuar në ligjet e shtetit tonë dhe njihet e kremtohet në të gjithë vendin si Festë Kombëtare, me përjashtim të rrethit të Shkodrës. Siç mund të jeni në dijeni, në kryeqendrën veriore, në Shkodrën e lashtë dhe të re, prej tri dekadave të sistemit pluralist e të ashtuquajtur demokratik, pushteti vendor, që në këto vite ka qenë dhe vijon të jetë domen i Partisë Demokratike, nuk ka pranuar të organizojë asnjë aktivitet përkujtimor në nderim të 29 Nëntorit 1944, ditës së Çlirimit të Atdheut nga nazifashistët dhe tradhtarët e kolaboracionistët e vendit. Madje, para dy - tre vitesh, në mitingun e organizuar në sheshin para Bashkisë së qytetit me rastin e përvjetorit të 28 Nëntorit 1912 - Ditës së pavarësisë, pyetjes së gazetarëve për datën 29 Nëntor 1944, drejtuar kryetares së Bashkisë, zonjës Voltana Ademi, kjo e fundit iu përgjigj me plot diapazonin e zërit se: “29 nëntori i vitit 1944 ishte dhe është një datë e zezë për popullin e Shkodrës dhe të të gjithë Shqipërisë”! Revoltën e përsëritur nëpërmjet prononcimeve në shtyp e në televizion të përfaqësuesve të Veteranëve dhe të Familjeve të Dëshmorëve të rrethit, si dhe të përfaqësuesit të Partisë Komuniste, pushtetarët vendorë, përfshi edhe Prefektin e Qarkut, e përcollën me heshtje, me mosveprim dhe madje edhe me ironi. Për fat të keq, edhe Kryeministri i vendit, zoti Edi Rama, kur u njoh me debatin televiziv midis qytetarëve që kërkonin të kremtonin denjësisht Ditën e Bardhë dhe Historike të Çlirimit të Atdheut, dhe atyre që këtë datë e quajnë të zezë, e përcolli atë (debatin) me shprehjen: “Këtu janë çmendur të gjithë”, dhe iku me duar në xhepa drejt vilës së tij në Surrel. Siç thashë më sipër, prej tri dekadash të të ashtuquajturës “demokraci pluraliste”, në pragun e dy festave më të mëdha Kombëtare, 28 Nëntorit të vitit 1912 dhe 29 Nëntorit të vitit 1944, në qytetin e Shkodrës ka zotëruar e njëjta tablo e dyzuar: Ndërsa qyteti, me ato mundësi që ka pushteti vendor, është zbukuruar me parulla, flamuj e banderola që përkujton datën 28 Nëntor 1912; për ditën tjetër kombëtare, 29 Nëntorin e vitit 1944, nuk është vendosur qoftë dhe një tabelë, apo parullë. Dhe kjo, pikërisht se drejtuesit e pushtetit vendor, që kanë qenë e janë militantë të PD-së, e quajnë Shkodrën “pronë private”, me të cilën mund të bëjnë sipas orekseve personale, apo thënë më shkoqur sipas interesave të ish klasës së përmbysur me 29 Nëntor 1944. E njëjta gjë po ndodh edhe këto ditë, në prag të Festave tona të mëdha të Nëntorit. Ndërsa për 28 nëntorin e vitit 1912 janë rivënë tabelat e zakonshme që kanë tridhjetë vite pa ndryshuar; për 29 Nëntorin e vitit 1944, as që bëhet fjalë të vendoset qoftë edhe një banderolë  e thjeshtë. Ky veprim, sa absurd, aq dhe antikombëtar, do të kalojë përsëri pa u ndjerë nga organet qendrore, ndonëse kjo datë është sanksionuar në Kushtetutë dhe është specifikuar si Festë Kombëtare. Pse ka ndodhur e po ndodh ky handikap politik dhe antikombëtar në Shkodër? Vërtet Drejtuesit e Bashkisë kanë qenë dhe janë militantë të PD, e madje edhe pinjollë të ish klasave të përmbysura në nëntorin e vitit 1944, por  kjo nuk mund t’u japë të drejtë atyre, t’i kundërvihen shumicës dërmuese të qytetarëve, që këtë ditë e quajnë ditë të madhërishme. Ashtu siç nuk mund të kenë të drejtë të shkelin Kushtetutën e vendit, që datën në fjalë e sanksionin si datë Historike Kombëtare. Përballë këtij qëndrimi antikushtetues, antihistorik e antikombëtar të pushtetarëve vendorë të Shkodrës, Pushteti Legjislativ, Pushteti Ekzekutiv dhe ai Ligjor, kanë heshtur duke mbuluar “kokën me jorganin e turpit”, kur duhej të merrnin masa ligjore për këta kolaboracionistë të rinj, të cilët i kundërvihen haptazi ligjeve të shtetit dhe në mënyrë të veçantë interesave mbarë Kombëtare. Duke parë se tri pushtetet e mësipërme, nuk po reagojnë për këtë çështje shumë sensitive për kombin tonë, unë zgjodha t’ju drejtohem ju, zoti President, si kryetar i shtetit, që duke qenë mbi partitë politike dhe garant i Kushtetutës, mund të na nxirrni nga ky handikap i turpshëm, që një dorë pushtetarësh vendorë, pjellë e keqe e kolaboracionizmit të luftës, na kanë taksur ne qytetarëve të Shkodrës dhe jo vetëm. Ju zoti President, me autoritetin që ju jep posti i lartë, mund të ndërhyni me pushtetet përkatëse, për  të zbatuar jo vetëm kërkesat ligjore që imponon Kushtetuta jonë, por edhe për të respektuar aspiratat e shumicës dërmuese të qytetarëve.  Nëse e keni të vështirë ta zgjidhni këtë çështje, ashtu siç e pati të “vështirë” edhe  Kryeministri, kur para tri vitesh e përcolli problemin me “batuta tavolinash”, atëherë ju mund të ndërhyni, duke i sugjeruar Prefektit të Shkodrës, që varet nga pushteti qendror, të veprojë me fondin e Prefekturës dhe punonjësit e saj për plotësimin e dekorit të qytetit, me simbolet, parullat dhe flamujt kushtuar 29 Nëntorit, datës  së Çlirimit të  Atdheut. Por ka dhe një mundësi me optimale për zgjidhjen e këtij problemi jo formal, por kardinal:  Planifikoni, ju lutem,  të bëni një vizitë në Shkodër në datën 29 Nëntor, në 78 Vjetorin e Festës së madhe të Çlirimit; do të ishit shumë  mirëpritur nga qytetarët, njëherësh do t’i jepje zgjidhje edhe “handikapit politik dhe antikombëtar”, që na ka mbërthyer ne qytetarëve të Shkodrës në këta tri dekada të “çuditshme” të demokracisë borgjeze.