BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Një komb si shqiptarët, që nderon tradhtarët, s’ka të ardhme

Një komb si shqiptarët, që nderon tradhtarët, s’ka

 Si çdo qytetar i ndjeshëm me ndjenja atdhetare, në vapën e egër të Gushtit, kam ndjekur dhe po ndjek odisenë e zhvillimeve politike të publikuara në median e shkruar dhe atë vizive. Vërej se herë pas here ka rryma antikombëtare, që shfaqen në horizontin politik sipas një strategjie të njohur, për të shkatërruar dhe mohuar çdo vlerë që është trashëguar nga e kaluara gati 50 vjeçare, të krijuar me mundin dhe kontributin intelektual dhe popullor. Në udhëheqje të këtij uragani antikombëtar, ideatore, frymëzuese, prijëse dhe nxitëse, si gjithmonë është Partia Demokratike me satelitët e saj, e drejtuar nga arkitekti Berisha, i njohur për gjenialitetin e tij shkatërrimtar. Por krahas këtyre forcave të errëta që “shkëlqejnë” nga errësira që i kanë sjellë vendit në këto 30 vjet të ashtuquajtura demokraci, radhiten dhe disa hijena të komunizmit, kameleonë që i shërbejnë reaksionit të brendshëm, në aleancë me atë tradicionalin të fqinjëve tanë. Pasi shkatërruan dhe shkretuan vendin në rrafshin ekonomik në fillimet e demokracisë,nëpërmjet teorisë zero, sot kërkojnë me të njëjtin standard, të errësojnë e mohojnë arritjet në fushën e kulturës, artit, kinematografisë dhe letërsisë. Pra, krahas shkretëtirës ekonomike që e realizuan me sukses edhe me ndihmën e reaksionit të diasporës të mërgatës antikomuniste dhe komshinjve tanë që investuan për ta bërë Shqipërinë lypse dhe “prostitutë” në dyert e botës, sot shpalosin një strategji të re, që cenon identitetin kombëtar.

Shqiptarët e kanë kujtesën historike të cunamit të shkatërrimit të uzinave, fabrikave, kombinateve, hekurudhave, plantacioneve gjigande me vreshta, agrume, ullinj e fiq, si Lukova e Ksamili në Sarandë, NB “Rinia” Vlorë, Shtoi në Shkodër, blloku i fiqve Berat, më i madhi në Ballkan, e plot të tjerë, që i kishte zili dhe Europa. Shkatërrimtarët vetëm në një rast “gabuan”, që nuk prishën dhe hidrocentralet që mbanin emrat e partisë, se me terrin e tyre shpirtëror, mendor dhe botëkuptimor, do ta na ndriçonin sot anë e mbanë Shqipërisë.

Akti më antishqiptar ishte mohimi i epopesë më të lavdishme të popullit tonë, Luftës Nacionalçlirimtare, me një sjellje kriminale, çnjerëzore zhvarrosën heronjtë e luftës dhe i kthyen varrezat e dëshmorëve në një strehëz për magazinimin e “heronjve të demokracisë”. Shkatërruan kujtesën historiko-patriotike, duke prishur muzetë, lapidarët, memorialet siç ishte rasti më flagrant, ai i heronjve të Vigut në Shkodër, si dhe institucionet kulturore të fshatrave, që kishin një dokumentacion autentik. Në mënyrën më djallëzore rehabilituan tradhtarët dhe bashkëpunëtorët e fashizmit dhe ju ngritën atyre monumente, memoriale e buste për meritat kriminale që kishin kryer në popull, siç është rasti i markagjonëve, në Mirditë, Hamit Matjanit në Lushnjë dhe Halil Halisë në Peshkopi, etj. Sot kemi Bulevardin “Zogu i Parë” si dhe monument për Mbretin Zog, në kryeqytetin e vendit, në Tiranë, për “merita të shquara”, se shiti Shën Naunin dhe Malësinë e Dukagjinit Jugosllavisë dhe në ditën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 Prill të 1939 ,braktisi vendin duke grabitur dhe floririn nga banka e shtetit e brodhi dyerve të Europës duke bashkëpunuar me forca të e errëta për shkatërrimin e Shqipërisë.

Organizoi një fushatë shfarosëse e përndjekjesh ndaj intelektualëve dhe patriotëve më në zë e më të shquar Shqiptar, si Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Avni Rystemi, e deri te legjenda Shote Galica, apo shkencëtarin me përmasa Europiane, biologun Bilal Golemi.

Një rrymë antikombëtare është kthyer në filozofi nga pinjollët e kolaboracionistëve, për t’i paraqitur tradhtarët si heronj, duke ju ngritur monumente, buste e lapidarë, përjetësime me emra rrugësh, ku për ironi gjen edhe në Orikum rrugë me emrin “Amet Zogu”, “Abaz Ermeni”, etj., thuajse i mungojnë krahinës së Dukatit patriotët dhe heronjtë në shekuj. Kjo fushatë e shfrenuar e trashëgimtarëve të mercenarëve të fashizmit po thellohet e shtrihet në gjithë vendin nëpërmjet tubimeve, shkrimeve, botimeve, e promovimeve publike që i kundërvihen dhe bien ndesh me historinë dhe patriotizmin e popullit tonë. Një vend që zëvendëson heronjtë, dëshmorët dhe luftëtarët me tradhtarët, ai vend s’ka të ardhme. Mjafton të kujtojmë që qeveria italiane, pas shumë kërkesash të përsëritura në vite të familjes së Viktor Emanuelit të III, për t’u riatdhesuar, e pranoi me një kusht, që nuk i njihej asnjë e drejtë pronësore dhe shoqërore, përveç qëndrimit në Itali. Ndërsa trashëgimtarët e Mbretit Zog, kërkuan benefice, që qeveritarët shqiptarë pasi u bënë pronar të pronave të shqiptarëve e dorovitën Leka Zogun me godinën e Pallatit të Pionierëve, e cila ka qenë fidanishtja e talenteve, që kanë lulëzuar në art, kinematografi, balet dhe letërsi, në përmasa botërore.

Kryeqyteti ynë, për politikanët tanë “patriot”, nuk ka vend për një monument madhështor në qendër të Tiranës, për krijuesin e shtetit Shqiptar, plakun e mençur Ismail Qemalin, siç e kanë gjithë vendet e qytetëruara të botës. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, u gjend një monument me bazorelief të thyer nga Sali Berisha dhe u vendos, përkrah Presidencës, përballë Kryeministrisë, në krah të djathtë të Kuvendit dhe pak “larg” që nuk i bie në sy Kryebashkiakut, ku për ironi të qeveritarëve tanë i kanë rënë dhe gërmat dhe askush nuk kujtohet ta riparojë. Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, “Nderi i Kombit”, u ka drejtuar një kërkesë me shkrim, Presidentit të Republikës, që është garant dhe mbrojtës i identitetit kombëtar, Kryeministrit të vendit, Kryetarit të Parlamentit dhe Kryebashkiakut të Tiranës, që medoemos monumenti i Ismail Qemalit të vendoset në qendër të Tiranës. Edhe pse kanë kaluar mbi gjashtë muaj nga kërkesa që ka bërë kjo shoqatë, asnjëri prej këtyre institucioneve nuk kanë dhënë përgjigje, edhe pse e kanë detyrim kushtetues, institucional.

Mëndja pjellore e së keqes nuk ka kufi. Zinxhiri i “shpikjeve” dhe shpifjeve të forcave të errëta antishqiptare që hedhin shashka provokative, nuk ka limit dhe kufi. Me këtë revansh që kanë marrë forcat destruktive në Shqipëri, të nxitura dhe dirigjuara nga misionarja e shkatërrimit të vendit Partia Demokratike, është një alarm që duhet ta dëgjojë qeveria, Parlamenti dhe Shoqatat Atdhetare-Kulturore, sepse indiferentizmi përbën një rrezik potencial për demokracinë.

Në këtë rrjedhë është edhe ofensiva që ka marrë Partia Demokratike kohët e fundit, për të paraqitur projekt ligjin për censurimin dhe ndalimin e letërsisë të viteve para 1990. Pasi prishën Kinostudion, ndaluan filmat, prishën teatrot dhe estradat që gjallëronin jetën artistike në çdo qytet të vendit, i erdhi radha edhe inkuizicionit të letërsisë, sipas fytyrës së partisë... Asgjë s’ngelet bosh. Filmat dhe teatrot i kanë zëvendësuar me role lakuriq dhe letërsinë me vepra letrare si “Vrima”, që rinia po i shijon si kokaina.

Ky është një tjetër akt antishqiptar, në vazhdën e strategjisë të shuarjes të vlerave unikale kombëtare që ka vendi ynë si trashëgimi e autorëve të përmasave ndërkombëtare. Synimet e tyre revanshiste janë mëse të qarta, që ata kërkojnë me çdo kusht që Shqipërinë ta zhveshin nga çdo vlerë kombëtare, për të humbur identitetin kombëtar, për ta kthyer në raja të fqinjëve tanë, sipas marrëveshjes që kanë reciprokisht.

Mesazhi që dua të përcjell është se ka ardhur koha të hiqet dorë nga fjalët e bujshme, deklaratat e pohimet frazeologjike, kërkohen qëndrime dhe veprime konkrete në rrugë demokratike , nëpërmjet demonstratave dhe dialogjeve institucionale. Për të arritur këtë qëllim, për ti prerë rrugën dhe për ti thënë ndal cunamit që synon të shembë trashëgiminë tonë historiko-kulturore, duhet që të radhiten dhe të luftojnë në një front të përbashkët të gjitha Shoqatat Kulturore Atdhetare, mbarë kombëtare. Vetëm kështu do motivohet roli i tyre patriotik, larg sloganeve dhe bujës mediatike groteske.

Ky do të ishte misioni i tyre kombëtar.

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA