Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Një marrëzi e kthyer në ligj!

Postuar: 25/09/2018 - 07:26

Po diskutohet ethshëm mbi një ligj të ri që tenton të vendosë një rregull mbi ndalimin e importit të makinave të përdorura mbi dhjetë vite! Kjo me arsyen e ndotjes së mjedisit! Nuk do të prekte makina që janë, por do të ndalonte importin të makinave nën vitin 2009-të! Së paku kështu e kanë lajmëruar mediat këtë inisiativë ligjore për këtë problem! Për projekt vendimin që do të duhet të kthehet në ligj, ministri Klosi ndër të tjera ka thënë:“Nëqoftëse një qytetar kërkon të blejë një makinë, me ato pak lekë që ka, të mos blejë një makinë me emër të madh që ka bërë 200 mijë km, që konsumon karburant 5 herë më shumë, që për dy vjet e çon për skrap, por të përpiqet të ketë një makinë të normave me kapacitet më të vogël, me po ato para që ta mbajë 7-8 vjet, të konsumojë çdo ditë 1 të tretën e karburantit dhe në fund atë makinë edhe e tregton”, tha Klosi.

Kjo është vërtetë shumë e bukur dhe zemërmirë për vendin tonë! Por...?! Por ka një problem të madh me kostot e tarifat e zhdoganimit, tarifave, të kostove të makinave mbas 2009-tës, të cilat rezultojnë të larta dhe shumë të papërballueshme për shqiptarin "e ngratë"! Kur them shqiptarin "e ngratë" nuk e kam fjalën për ministra, deputetë, drejtorë dhe politikanë, as për gangsterë dhe horra apo kriminelë! Ata sigurisht janë "njerëzit e lirë" në Shqipëri, për të pasur "standarte" të vërteta europiane me makina dhe jetesë! E kam fjalën për "vdekatarët këtu poshtë" që quhemi popull, apo milet, apo kafshët si dikur thoshte e shoqja e Enverit, apo dhe derrat që dikush tjetër ju thoshte turmave të njerëzve! Pra "me ato pak lekë që ka shqiptari nuk blen dot asnjë makinë të vogël deri te mesme me 100.000 km të përshkuara! SE për dhjetë vite ajo i bën 100.000 km dhe më tepër. Bie fjala një Ford Focus nga prodhim 2009 -2012 blihet në Gjermani nga 5000-8000 euro! Kurse një Ford Focus 2000-2003 blihet nga 1500-2500 euro! Por taksa-tarifa e mjetit më të ri është shumë më e madhe dhe që kështu pronarit një Ford Focus 2009-të do ti kapej 3-4 herë më shtrenjtë se sa një i vitit 2000-2001! Kurse ndotja është një histori e dobët për t’u treguar se nuk ka të bëjë aspak me vjetërsinë e makinave! Askush nuk ndalon përdorim, importim dhe lëvizje me makina të moshave të ndryshme! Mjafton që ato të kalojnë kontrollin periodik dhe të plotësojnë kushtet e mira të këtij kontrolli përfshi shkarkimin e gazrave, katalitikun, karburantin e mirë që ne nuk e kemi! Ka standarte për të tilla elementë, por jo ndalim! Përse është kontrolli periodik, pse janë modelet e këtij kontrolli! Ndotin makinat se janë cilindrata të mëdha! Po taksoi i dashur zoti ministër! Taksoi, por nuk e ndalon dot një Mercdes të mirë dhe klasik të viteve 1972, kur një pronar individ e ka dëshirë! Ai ka një motorr që riorganizohet, riparohet, katalizohet dhe vjen në parametrat e duhura e pastaj "matrikullohet" ose targohet e lejohet me lejen e qarkullimit! Këtë e dinë dhe më të paditurit e jo më ministri ynë i kujdesur për mjedisin ku jetojnë shqiptarët! Po pra, ka shumë gazra nga makinat, por këto i lejon sigurisht "monopoli" i kontrollit periodik të mjeteve! Aq sa lejon ose i shpëtojnë, sepse duke qenë vetëm, vetëm ato pra, "ndoshta dhe nuk e përballon fluksin e madh të makinave në Shqipëri"! Nëqoftëse do të ishte prishur ky monopol që ju bie në qafë shqiptarëve dhe që nga partia e ministrit Klosi është premtuar dhe pastaj harruar, ndoshta dhe prodhimi i gazrave do të ishte më i vogël! Bie fjala në Gjermani dhe Itali, kush ndalon makina pse janë përpara 2009-tës?! Si mund t’u shkojë ndër mend!? Jo, kanë TÜV-in në Gjermani dhe pastaj edhe Dekra, KÜS, GTÜ! Mbas tre vitesh inspektohet makina e re, një herë në dy vite e përdorura dhe vendoset pulla e TÜV-it! Dakord miq, kjo është e gjithë procedura si të jetë makina e 1969-tës dhe si e 2009-tës! Ajo duhet të kalojë TÜV-in! E ky inspektim ka standartet e tij! Kaq, asgjë më shumë se sa kaq! Unë nuk e kam fjalën për incentivët (bonuset në çmime) për makinat me gaz GPL dhe Metan dhe makinat elektrike dhe hibride, të cilat në Shqipëri persekutohen dhe nga Ministria e Ministrit që nuk ndërhyn për ti premiuar për ndotjen më pak që bëjnë! Jo, nuk e kam fjalën për taksimin e GPL-it për të rritur fitimin, sepse e dinë që shqiptarët nuk blejnë gaz metan, por GPL për ngrohje! E kam fjalën se një makinë me GPL ndot më pak ajrin dhe ministri Klosi nuk ndërhyn për të bërë një bonus, një incentiv, apo një të mirë që njerëzit të nxiten për të pasur makina benzinë gaz! Përkundër kam një dijeni të vogël se po përgatitet një ligj tjetër "popullor" që i takson akoma më shumë këto makina sikundër krijuan monopolin e matrikullimit të impiantit të gazit vetëm në një vend në Tiranë! Po një monopol tjetër aspak "dashnor i popullit"! Lodhen orë e minutë se çfarë të gjejnë, ose shpikin për të taksuar më shumë dhe për të mbledhur lekë në buxhet më shumë, vetëm nëpërmjet taksave shpesh herë antipopullore me arsyetimin e "mbrojtjes së mjedisit"! Edhe kur qytetarët për të kursyer dhe mos ndotur vendosin impiante gazi, shteti i tyre i rrit taksën dhe ju vendos monopol kontrolli! Bukur, shumë sociale ose hahaha socialiste në fakt?! Mor po krejt filozofi e majtë "alla shqiptarçe"?! Kam një ide se dikush do të propozojë atje në MF dhe afër zotit Klosi taksë për "kondicionerët" që punojnë me elektrik dhe kanë gaz brënda! Në mos nuk e dinë po jua kujtoj unë, që ta vendosin taksë për çdo kondicioner, për çdo frigorifer, për çdo impiant dushi që punon me gaz, për çdo panel diellor që merr energjinë e diellit të "qeverisë"?! Ka pra mënyra për të mbushur arkën e shtetit, duke qenë dhe "popullorë" dhe sidomos- socialistë! Por ata që e dinë kush është e majta europiane dhe kush është filozofia e saj e kupton qartë fare mirë se PS-ja (ajo lart) ka alternuar "ndjeshmërinë" me PD-në e SB-së si njeriu i famshëm i "çkapitalizmit dhe çdemokracisë shqiptare"!

Kjo e makinave përpara 2009-tës është një nga këto "përkujdesje" të mëdha për shëndetin e shqiptarëve që po shkatërrohet nga ushqimet e ndyta, nga OMGJ, përpunimet gjenetike, nga pisllëqet që tregtari shqiptar me lejen dhe qeverinë në mos kontroll të territorit bën! Kurse vërteta është se makina mjafton që kalojë rregullisht standartet e kontrollit periodik që vetëm te ne bëhet njëherë në vit dhe këtu problemi mbaron. Ose të tjerat në gjermanisht janë "Dummheit ëurde zum Gesetz"! Po po, "marrëzi e kthyer në ligj"! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 07:19

Ashtu si në çdo lëvizje e protestë të viteve të fundit apo pas ndonjë skandali të shpërthyer në Shqipëri, edhe protesta e studentëve, e cila për hir të së vërtetës deri sot është paqësore, të gjithë vrapojnë të k

Postuar: 11/12/2018 - 07:17

Nuk dua të hyj në të drejtat e tyre legjitime, sepse i zoti e di ku i pikon çatia, tjetër gjë kam

Postuar: 11/12/2018 - 07:16

Kishim një mësues fantastik vizatimi në tetëvjeçare dikur në fillim të vitet 70-të!

Postuar: 11/12/2018 - 07:13

Zyra e Llogaridhënies Qeveritare(GAO) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është institucioni i a

Postuar: 09/12/2018 - 07:17

 Përpjekjet për të vënë shenjën e barazimit mes dy dhjetorëve dhe për të përfituar frytet e

Postuar: 09/12/2018 - 07:16

 Në ditën e shpallur nga Sali Berisha si "dita e Rinisë" dhe sigurisht e

Postuar: 09/12/2018 - 07:14

 Ka më shumë se një muaj që banorët e unazës se re protestojnë ditë e natë, në mbrojtje të b