BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Një mbrëmje e festivalit të filmit “DokuFest”, në Tiranë

Një mbrëmje e festivalit të filmit “DokuFest”,

Tarraca e Pallatit të Kulturës ishte vendi ku u shfaqën mbrëmë tre filma të “Dokufest” për publikun. Filmat që u shfaqën ishin “I kujt është flamuri”, “Giulia” si dhe “Dekomunizëm”. Drejtori ekzekutiv i festivalit Eroll Bilibani tregon se këto krijime i takojnë gjeneratave të ndryshme. “Filmat janë nga gjeneratat e ndryshme të artistëve të rinj, që kanë kaluar nëpër shkollën e filmit të “DokuFest”. Filmi “I kujt është flamuri” nga autori Baris Karamuço është një ndër prodhimet e para të shkollës së quajtur Fabrika e Filmit Dokumentar, ndërsa dy filmat “Giulia” dhe “Dekomunizëm” janë veprat e dy autorëve të rinj që vijnë pikërisht nga Tirana”, tregon drejtori i festivalit. Biseda mbrëmë me të pranishmit u përqendrua në programin edukativ të “DokuFest”, që quhet “DokuLab”. Sipas drejtorit ekzekutiv Eroll Bilibani ky është një program i rëndësishëm për krijuesit. ““DokuLab” është një platformë, e cila funksionon në nxitjen e të shprehurit kreativ përmes mediumit të filmit. Ky program po ashtu përqendrohet në ngritjen e aftësive të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dokumentar për zhvillimin e mendimit kritik tek nxënësit me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit në përgjithësi. Komponenti i tretë i “DokuLab” është kinemaja udhëtuese që ka për qëllim pasurimin e jetës kulturore në vendet rurale anembanë Kosovës”, tregon më tej drejtori i “Dokufest”. Platforma “Harabel” e ka admiruar gjithmonë punën serioze dhe përkushtimin e pandalur të të gjithë atyre që krijuan dhe jetësojnë çdo vit “Dokufest” në Prizren, sot një ndër festivalet më të rëndësishëm të filmit në Ballkan. Por dhe për drejtorin ekzekutiv të festivalit Eroll Bilibani ky është një bashkëpunim me rëndësi në jetën artistike. “Ky bashkëpunim me “Harabel” është i rëndësishëm në faktin, që neve na ofron një hapësirë për ta avancuar bashkëpunimin dhe promovuar programin tonë edhe tek audienca e Tiranës”, tregon ai. Në “Dokufest” të organizuar çdo vit përveç filmave, festivali është gjithashtu i njohur edhe për netët e gjalla me veprimtari të tjera. Ngjarje të ndryshme turistike dhe kulturore ndodhin në kuadër të festivalit: punëtori, ekspozita DokuPhoto, festival kampe, koncerte, të cilat së bashku kthejnë qytetin e Prizrenit në një vend metropol.