BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Një Ministri e Brendshme "plotësisht funksionale" në një marrëdhënie ndër institucionale "keq funksionale"!?

Një Ministri e Brendshme "plotësisht funksionale" në

Të dy organizmat e lartë ndërkombëtarë si ambasada e UE dhe ajo e USA "kishin bërë me fjalë" të përdornin të njëjtën frazë për ngarkimin si "zëvendësministër" të Sandër Lleshit, ose gjeneralit për të bërë drejtimin e Ministrisë së Brendshme me fuqitë e ministrit! Përfaqësuesi më i lartë i BE-së shkruan në Twiter: “Muajt e fundit Policia e Shtetit shqiptar ka ndërmarrë operacione të rëndësishme policore kundër krimit të organizuar. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE”.

Kurse Ambasada Amerikane shkruan në FB: “Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar”.

Më lakonikë europianët, por më të gjatë amerikanët që në të vërtetë kanë një ide! Është bërë një punë e mirë deri tani, Ministria e Brendshme duhet "plotësisht funksionale" dhe do vazhdojmë t’ju ndihmojmë!

Pse nuk është plotësisht funksionale! E qartë fare! Nuk ka dekretim nga Presidenti i Shqipërisë dhe nuk është ministër akoma i votuar në Kuvendin e Shqipërisë, por i ngarkuar në detyrë! Kur kjo gjë? Mbas fillimit të një lufte me banda, kriminelë dhe fillimit të veprimeve përbashkuese Prokurori-Polici!

Por ka dhe diçka tjetër që vjen nga koha! Edi Rama emëroi kur erdhi në vitin 2013 si ministër të Brendshëm një socialist të zot, por që ishte vetëm 35 vjeç! Largoi ky djali, një turp të madh si Lazarati! Një turp politik personal i Sali Berishës, i cili ndershmërisht e ka shprehur mediatikisht pa i hyrë asnjë "ferrë në këmbë"! Por që, edhe Shqipëria në kohë të tij nga jugu në veri kishte lazaretër, por më të vegjël! Lazarati ishte banka financuese e PD-së! Tahiri e pastroi! Çfarë ka bërë tjetër? Lejoi një marrëzi, epidemi, budallallëk (me pasojë korrupsion gjigand) masiv të mbjelljes dhe korrjes së kanabisit! Nuk e ka pranuar kurrë me burrëri dhe kjo është akoma më shumë një e vërtetë e cila e bën Ministrinë e Brendshme gjysmake (megjithëse ministri ishte fuqiplotë) në punën e saj?! Makinat e tij te kushërinjtë, skafet e tij, patentat e tij, mosha e tij dhe pasioni i tij për të "jetuar jetën dhe moshën" e kanë bërë Ministrinë e Brendshme jo gjysmake por gjysmagjele! Rama sigurisht është dëmtuar nga Tahiri në gjysmagjel-llëkun ministror, edhe pse opozita e akuzon atë vetë për Tahirin, sepse në fund të fundit, ai propozon e firmos, por dhe vulos! Rama sigurisht gjeti mbasi arriti suksesin në reformën e drejtësisë Fatmir Xhafajn! Ai "e kishte plotësuar moshën për ministër të Brendshëm" dhe kishte edhe kulturën burokratike për ministër! Nuk bënte "show" si djaloshi 35-vjeçar në televizione dhe jetën e jetonte mbyllur, pa nevojë skafesh, makinash, fotosh dhe miqsh nga të katër anët e Shqipërisë që pastaj nuk do të kishin frikë të mbillnin ndonjë parcelë hashash! E padyshim rezultatet do të vinin! Ata që kishin kullotur me Tahirin nuk do të bënin "prokopi" me Xhafajn dhe një dorë në PS-në e pjesës tahiriste do të mërzitej shumë! Por dhe me Xhafajn, Ministria e Brendshme nuk ishte e plotësuar! Ministri kishte dhe ka një vëlla kanabist dhe trafiki-st për "m’sysh"?! Nuk mund të jesh ministër fuqiplotë, kur edhe një polic në rrugë të akuzon se “ke një vëlla boos droge" në burg italian! Padyshim dhe për shkelje në kallo dhe për politika ndërmjetëse dhe për vëlla në burg, do të ikte dhe Xhafaj si ministër me fuqi të reduktuara! Iku vetë Xhafaj dhe Rama kësaj rradhe propozon Gjeneral Sandër Lleshi! Jashtë strukturave të PS-së, brenda kontrollit NATO, pa njerëz hashashllinj dhe trafikantë dhe pa asnjë njollë që dikush ti thotë "ky është gjysmagjel" si ato përpara! Por tani, nuk do Presidenti i Shqipërisë! E njeriu që mund të jetë i pari mbas viteve 2013-të ministër i Brendshëm i plotësuar në biografi dhe seriozitet, nuk plotësohet me firma, vula dhe dekretime! E jashtëzakonshme! Dy njerëzit më të rëndësishëm për luftën kundër krimit, trafikut, mafies, korrupsionit janë pa firma dhe vula ligjore të "përkryera" në Shqipëri! Si kryeprokurorja Marku dhe ministri i Brendshëm Lleshi nuk gëzojnë vulat dhe firmat e plota, njëra në kohë dhe titullim dhe tjetri si dekretim! Fatkeqësi dhe nuk është se ky faj është vetëm i kundërshtarëve në opozitë dhe presidencë! Këto faje rrjedhin nga koha! Rrjedhin nga koha e "kryeprokurorit gramshiot" të "djathtë" që nga njeri me zhele u bë miliarder! Ai ishte shembulli i politikës për prokurorin që i lëpinte "by..ën" si atij që e kishte vendosur dhe krimit! Politika - të tillë monstra kërkon dhe do! Po ashtu dhe Ministri i Brendshëm (në përgjithësi) si gjithmonë, në shërbim të partisë, deputetëve, KM-së dhe logjikës politike! Kështu vijnë nga koha dhe është shumë e vështirë të ftillohet, ravijëzohet, stimulohet, e në fund të fundit, lejohet një tjetër, ose të tjerë ndryshe këtyre modeleve! Tashmë është shumëkush që Sandër Lleshin e duan "jo plotësisht funksional", sepse është "i lodhur" me to funksionaliteti i Lleshit! Ministria e tij funksionale me sa duket do ta ketë "dorën e gjatë dhe të egër"! Një mendje jo kaq shumë e hollë e kupton se këtë dorë kështu, të një "Ministrie të Brendshme Funksionale" nuk e duan jo vetëm opozita, trafikantët, mafia, bandat, por dhe brenda mazhorancës një dorë kopukësh, që kanë bërë keq njësoj si paraardhësit e tyre me blu të zbërdhylur në të kaltërt" Ajo që pengon është "marrëdhënia e keqe ndër institucionale"! Fillimi i linçimit të parimeve, krijimit të aferave politike brenda atij "Shahu" politik që thotë ER-ja! Largimi nga demokracia në themel të ligjeve institucionalisht në ndërveprim dhe veprim! Mungesa e Kushtetueses e përdorur akoma më keq për linçim ligjor referues dhe vijues reformash! E ky është problemi i madh të cilit i shtohet dhe ajo që ne poshtë nuk i dimë dhe që kanë lidhje me krimin politik! 

Nga Besi BEKTESHI