BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Opinion / Editorial

Një plan pune për zbatimin e rekomandimeve të BE-së?

Një plan pune për zbatimin e rekomandimeve të BE-së?

Progres Raportet e Komisionit Europian për përparimin njëvjeçar të vendit tonë janë parë gjithnjë nga opinioni ynë publik (për fat të keq më pak nga qeveritë tona dhe opozita), si një rëntgenografi objektive e arritjeve, por edhe e problemeve dhe ofrim rekomandimesh cilësore për zgjidhje të defekteve që kemi në qeverisje. Kësaj here, vlerësimet e Progres Raportit 2021 ishin të rëndësishme. Kështu, në faqen 51, në lidhje me ekonominë, Raporti cilëson si arritje madhore faktin që ekonomia e vendit rezistoi edhe pse e goditur dyfish nga tërmeti i Nëntorit 2019 dhe nga pandemia nga COVID-19. Mbyllja nga pandemia dhe kufizimet e udhëtimit ndërkombëtar shkaktuan humbje të mëdha për turizmin dhe prodhimin, pohon Bashkimi Europian, por kushtet ekonomike filluan të përmirësohen në gjysmën e dytë të vitit 2020. Brenda hapësirës së kufizuar të politikës fiskale dhe monetare, qeveria dhe banka qendrore ndërmorën veprime të shpejta dhe të përshtatshme për të mbështetur biznesin, familjet dhe shëndetin e qytetarëve. Këto veprime zbutën ndikimin në tregun e punës dhe ruajtën stabilitetin e sektorit financiar. Por ama, ato rritën nga ana tjetër borxhin publik dhe deficitin buxhetor. U shtua edhe cenueshmëria e vendit ndaj goditjeve të jashtme. Megjithatë, ballafaqimi me goditjen e dyfishtë vuri në provë kapacitetin e administratës publike, por edhe siguroi në masë të madhe vazhdimësinë e biznesit dhe punën mbi reformat strukturore. Krahas vlerësimeve, në faqen 53 të Progres Raportit të vitit 2021, publikuar tre ditë më parë, Komisioni Europian thotë: “Humbjet e larta të të ardhurave dhe shpenzimet e jashtëzakonshme rriten deficitin fiskal dhe borxhin publik në vitin 2020, duke fshirë arritjet disavjeçare të konsolidimit fiskal. (file:///C:/Users/user/Downloads/Albania-Report-2021.pdf). Raporti po ashtu cilëson në faqen 51 se borxhi dhe deficiti publik i Shqipërisë do të mbeten në nivele të larta edhe gjatë vitit 2021. Në faqen 7, Progres Raporti qorton fort se “Konkurrueshmëria e Shqipërisë pengohet nga mungesa e njohurive sipërmarrëse dhe teknologjike, nivele të konsiderueshme të informalitetit, nevoja të paplotësuara për investime në kapital njerëzor dhe fizik dhe shpenzime të ulëta për kërkim dhe zhvillim”. Qeveria jonë duhet ta dëgjojë mirë këtë qortim, për të kryer shpejt dhe fort reformat strukturore në ekonominë tonë, të cilat do të rrisnin më herët forcën konkurruese të eksporteve tona. Në faqen 53 të Raportit, Bashkimi Europian lëshon një tjetër bubullimë. Ai thotë se: “Rreziqet fiskale vazhdojnë, ndërsa reformat në menaxhimin e investimeve publike kanë ngecur”(po aty, file:///C:/Users/user/Downloads/Albania-Report-2021.pdf). Po çfarë do të thotë “ngecur”? Do të thotë që investimet publike bëhen pa një strategji dhe plan të qartë pune se ku synojmë me harxhimin e qindra milionë eurove në akset kryesore të rrugëve. Si do të rregullojmë burimet e pakta të Buxhetit të Shtetit me borxhin publik, që nuk mund ta rrisim pafund. Madje, kaq i rritur sa është, na rrezikon jashtëzakonisht shumë. Këtë nënkupton reforma në menaxhimin e investimeve publike, e cila është një nga tre rekomandimet kryesore të Bashkimit Europian, të përmbajtura në Raport. Dy të tjerat janë që qeveria të parashikojë në planin fiskal afatmesëm një ulje graduale të borxhit publik, duke filluar nga viti 2022 dhe kthim në një bilanc primar pozitiv (të ardhura mbi shpenzimet e një viti) që nga viti 2023. BE thotë që qeveria të fillojë zbatimin e strategjisë afatmesme të të ardhurave. Pra, qeveria të ecë me strategji të përcaktuara qartë dhe jo me afshe zgjedhore. Rekomandimi kryesor i fundit i kërkon prapë një strategji tjetër. Qeveria duhet të zhvillojë një strategji gjithëpërfshirëse, për të trajtuar të gjitha aspektet e informalitetit dhe të vendosë një monitorim të rregullt të informalitetit dhe zbatimit të strategjisë për uljen e tij. Së fundmi, Progres Raporti nuk e ngre si rekomandim-detyrë, por ne qytetarët duhet t’ia ngremë qeverisë sonë. Kemi mbi dy dekada, pra mbi 20 progres raporte të prodhuara nga Komisioni Europian dhe një herë të vetme nuk kemi parë një Plan Pune për zbatimin e këtyre rekomandimeve, nga ana e qeverive tona. A nuk dëshmon kjo për mungesën e seriozitetit dhe të përgjegjshmërisë, ndaj kritikave dhe propozimeve për përmirësim të Brukselit? A do të kemi një Plan Pune këtë vit, të paktën? Topi është tek qeveria tashmë.