BREAKING NEWS

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason të gjithë me përgjigjen e tij

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason
x

Opinion / Editorial

Një rastësi e paprecedentë e presidentit për destabilizimin e vendit

Një rastësi e paprecedentë e presidentit për destabilizimin

Shumica determinuese e qytetarëve shqiptarë e dinë se Presidenti i Republikës qëndron mbi palët dhe është garant për stabilitetin e vendit. Mirëpo ka kohë dhe veçanërisht kohët e fundit presidenti ynë i shumë përgojuar nga opinioni ynë publik po shfaq dukshëm disa oscilacione mendore, politike, ligjore, etike, morale dhe anti shqiptare, madje bën thirrje që me 2 mars të protestohet para kryeministrisë për të rrëzuar qeverinë dhe kryeministrin, bile i bën thirrje edhe Partisë Demokratike e Lulzimit që të sjellin në protestë njerëzit e tyre. As më shumë e as më pak kjo është ashiqare një lajthitje mendore dhe politike. Motivi absurd dhe më qesharak është se mazhoranca dhe Edi Rama po përgatiten për të bërë grusht shteti. Një naivitet fëmijëror, përse u dashka që kryeministri të bëjë grusht shteti kur ka jo pak pushtet. Kurrsesi nuk mund të bëjë grusht shteti ndaj vetes. Dhe si argument për këtë presidenti justifikohet se po i çunglohen dhe reduktohen kompetencat nga ana e mazhorancës pra, shkurt mendon për vete. Presidenti Meta i kërkon kreut të opozitës që të sjellë në protestë njerëzit e saj pasi nuk i mjaftojnë jeniçerët e tij pasi e di që nuk e mbështesin masivisht qytetarët për marrëzira të tilla e krejt absurde dhe banale.

Qytetarët nuk duan më, madje janë të tejngopur me zjarrëvënie të institucioneve e sidomos të institucionit parësor e të rëndësisë së veçantë kryeministrisë, nuk duan më shashka tymuese, flakadanë, eksplozivë dhe mjete piroteknike, bomba molotovë dhe policë e qytetarë të plagosur e të traumatizuar, të trembur në panik e konfuzion. E them pa as më të voglin ekuivok se presidenti ynë Ilir Meta po na rezulton me shumë gabime e të meta sepse vuan nga sindroma e protestave, revoltave, demonstratave, kryengritjeve dhe revolucioneve me të vetmin qëllim për destabilitetin e situatës politike në vend. Nuk është aspak rastësi fakti që sa herë vendi ynë pret ndonjë vendim pozitiv për vendin sikundër ishte Konferenca e Donatorëve ku dhanë mbështetjen e tyre bujare dhe humane shumë shtete në rang global për eliminimin e pasojave shkatërrimtare të tërmetit të 26 nëntorit, pra të forcave të verbra e të pamëshirshme të natyrës, apo në rastin e hapjes së negociatave është e pamundur që të mos lobojë dikush nga opozita që të mos hapen negociatat palë e së cilës është edhe presidenti ynë tashmë i dëshpëruar dhe i demoralizuar nga ngushtimi dhe reduktimi i kompetencave që ashtu si sillet dhe aq sa i kanë mbetur i dalin dhe i teprojnë. Mendoj se presidenti do bënte mirë të sillte qytetarët në protestë që të protestonin për problematika që vërtetë i shqetësojnë ata sidomos për korrupsionin dhe krimin e organizuar që i ka përhapur tentakulat dhe metastazat e tij anë e mbanë vendit dhe jo thjesht dhe vetëm për interesat e tij vetjake dhe jo për shou politik dhe mediatik e për të mashtruar qytetarët.

Në lidhje me këtë problem Mahatma Gandi, politikan i viteve 1869-1948, ka thënë: “Lufta është arti i zhdukjes së njerëzve ndërsa politika është arti i mashtrimit të tyre”. Por gjithsesi kësaj here zor se mund të mashtrohen qytetarët shqiptarë me këto marrëzira që u ofron atyre presidenti ynë i çoroditur dhe i çekuilibruar mendërisht e që është katandisur në një gjendje për të ardhur keq e për ta mëshiruar. Ashtu si theksova më sipër, se presidenti Ilir Meta ka shumë gjynahe, gabime e të meta. Dhe po vazhdoj të rendis akoma disa prej tyre. Ishte pikërisht ky far presidenti ku komisioni i Venecias e kritikonte se kishte tejkaluar kompetencat për sa i përket shfuqizimit të dekretit për zgjedhjet lokale. Ishte pikërisht ky far presidenti që u rreshtua krahë protestuesve për të mos prishur godinën e amortizuar të Teatrit Kombëtar pavarësisht nëse protestuesit kishin apo nuk kishin të drejtë. Unë besoj se pavarësisht se ai është në pozitë tepër të vështirë nuk ma merr mendja se do të vazhdojë të thellojë edhe më tej zullumet dhe gabimet e tij të pambarimta në të kundërtën, sikundër thonë juristët kompetentë, ai rrezikon jo vetëm të shkarkohet si president, por edhe të arrestohet.