BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Një reformë zgjedhore për çdo parti, ndryshe do mungojë konsensusi!

Një reformë zgjedhore për çdo parti, ndryshe do

Para çdo zgjedhjeje, të përgjithshme apo pushteti lokal, tek ne ka një betejë që i përngjan atyre që kemi dëgjuar në legjenda, përralla, histori, gati të paparafytyrueshme për ashpërsinë, përgjakjen pjesëmarrjen, aktorët, relatorët, ndasitë e thella, debatet, kundërshtitë, porositë dhe ndërhyrjet për të arritur marrëveshje nga faktori ndërkombëtar. Duket sikur konsensusi është Himalaje që kërkon këllqe t`i ngjitesh deri në majë ose mision i pamundur. Betejat për reformën zgjedhore tek ne, janë të krahasueshme me ndeshjet e gladiatorëve në arenë. Ose jetë, ose vdekje! Të krahasueshme me fluturimin e njeriut të parë në hënë apo tentativat për t`iu afruar bërthamës së diellit, për të cilën shkenca sot është investuar në teknologji moderne të sofistikuar. Po reforma zgjedhore, ai i shkreti ligj në Shqipëri, ndryshon sipas oreksit të liderëve të partive politike. Janë ata që e bëjnë të vështirë, të pamundur, si një byrek në qiell dhe ne zgjatim dorën për ta arrirë, ai ngjitet më lart. Varet shumë si gdhihen e erren protagonistët, çfarë shikojnë në ëndrra natën me pushtet lojtarët politikë. Reforma, vlerësohet si shkaku kryesor i humbjes së pushtetit. Beteja e humbësve, kalon përmes një kalvari të paparë, shumë të vështirë, gati si në labirint mijëra kilometrash, me prita, skuta, dhoma të fshehta, shpate të thepisura, hendeqe që çorientojnë edhe ata që kanë busulla të pagabueshme dhe çajnë shtigje të vështira. Në përfundim të zgjedhjeve të radhës, është praktikë rutinë, miratohet raporti i OSBE-ODHIR-it. Analiza, gjetje, kritika, vlerësime, përcaktime, konkluzione, detyra. Orientime dhe këshilla për t`u reflektuar në ligjin e ardhshëm. Një raport shumëfaqësh, me probleme, fakte dhe në fund rekomandime për zbatim. Raport që partitë dhe liderët i komentojnë sipas interesit. Kurrë me objektivitet. Të gjithë nuk kanë të drejtë për konkluzionet. Humbësit shfaqin gjithnjë pakënaqësi, duke akuzuar organizmat zgjedhore, ndërkombëtarët, se mbyllën sytë e veshët para batërdisë së mazhorancës. U treguan subjektivistë. Ligjëruan vjedhjen e votës. U bënë palë me hajdutët. U blenë me paratë e drogës. U shitën. Kështu ka ngjarë. Kështu po ndodh. Kështu do ngjajë sot e mot. Nga kjo sëmundje vuajmë dhe do vuajmë në vitet që vijnë përderisa do të ketë gjithnjë një palë që fiton dhe një tjetër që humbet. Opozitarët e sotëm i shesin zgjedhjet që kanë organizuar vetë si model dhe sot ngrejnë akuzat në qiell. Mashtrojnë partinë, votuesit, militantët. I shajnë të gjithë. I etiketojnë, hajdut, kriminelë të votave. Vetë populli etiketohet i paditur, dele që voton symbyllur. Pyet opozita: Si mund të votoni ata që u kanë vjedhur pasurinë kombëtare?! Arrogantët, shkatërrimtarët. Të gjithë kundër të gjithëve. E njëjta histori, po ndodh gjatë këtyre muajve. Bile shumë më e ashpër është beteja. Humbësit, PD-LSI dhe tërë partitë minore një deputet me qira me votat e partisë, kanë nisur luftën për votën e lirë. Ngrejnë zërin në qiell. Bëjnë sikur duan barazi e ndershmëri në zgjedhje. Mburren me zgjedhjet që kanë organizuar kur kanë qenë në pushtet. Ne, engjëllorët nuk kemi vjedhur kurrë. Nuk kemi rrahur askënd. As kemi sharë. Nuk na lidh asgjë me krimet elektorale. Kot na ngatërrojnë me dhunën. Padrejtësisht u kujtojnë rrugët e qyteteve, cepat e pallateve, komisionerët e gjymtuar. Bëmat në fshatrat skajore, kundërshtarët e humbur, militantë të gjymtuar nga falangat e krimit. Dhunuesit e votës së popullit kanë fituar dekoratën e 26 majit. Zgjedhjet e vitit 1997. Mbushjen e kutive. Apo vjedhjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës që ia blatuan Lulzim Bashës. Sot të gjithë bëjnë të ndershmin, të papërlyerit, modelin e mbrojtjes së votës. Gjithsesi kjo nuk ka pse të imitohet apo përdoret si model. Ky model është i përbuzur. Po e citojmë për atë që përfaqëson. Loja me reformën zgjedhore, është komplikuar. Partitë ulen në tavolinë dhe u duket sikur janë përball tortës së pushtetit. Secili për të përfituar sa më shumë për vete i ngatërron të gjithë. Të gjithë nxitojnë për të vendosur kërkesa taksative. Në tavolinën e dialogut, bëhet monolog. Partia Demokratike dhe LSI me devizën, ose gjithçka ose asgjë. Pushtetin e duan tani pa shkuar në kutitë e votimet. Lypin qeveri kujdestare. Ose qeveri hiç fare. Shkurt, kapitullim të pushtetit aktual. Dorëzim total. Plotësohen kërkesat. Mazhoranca ok, no opozita. Tryezës së monologut i shtohen pjata të reja. Shto ujë, shto oriz, produkti del i pangrënshëm. Ushqim për ufot. Me shantazh u krijua “Këshilli Politik”. Krijesë anonime. Mazhoranca anashkaloi komisionin e reformës zgjedhore, institucion miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Opozita diktoi vullnetin dhe kërkesat taskative. Katërshja, llogarit me zero gjithë shqiptarët. Sapo i afrohen konsensusit, PD dhe bashkëkoalicionistët tërhiqen si të ketë rënë tërmet shtatë ballë. Pas kërkesave të vjetra u vjen radha të rejave. Paketa shtesë. Mbisundon logjika: Vendosim ne, jemi shumica, kemi të drejtën, ju përfaqësoni humbësit. Përmbyset dialogu. Largohet Bylykbashi me deklaratën se, koha është e pamjaftueshme, 31 maji ishte mision i pamundur. Në realitet e pamundur është partia, lideri i saj, ata që lëvizin fijet në prapaskenë. Reforma duhet të dështojë. Ultimatumi ose të votohet siç e do Berisha, Basha, Monika, Dule, Shehi, Ndoka apo Duka ose kurrë reformë. Nëse nuk pajtohen me kërkesat e opozitës, nëse veprohet ndryshe nuk ka reformë. Nuk ka integrim. Ajo që lexohet në strategjinë e opozitës, është tronditëse. Nëse BE nuk do kishte vendosur kusht për integrimin, reformën zgjedhore, opozita do këndonte ndryshe. Tek e fundit, kështu plagët që do shkaktonte nuk do llogariteshin si humbje opozitare e fitore mazhoritare. Me këtë kusht i bën llogaritë opozita jonë. Sa fiton,sa humbet! Mbi këtë themel ndërton strategjitë. I ka hyrë detit në këmbë për të arritur bregun e fitores. Për opozitën në bllok nuk ka reformë zgjedhore, pa përfitime maksimale. Dhe fitorja e parë nis nga qeveria kujdestare. Punë e madhe që Këshilli Politik nuk e ka këtë target. Nuk është kërkesë nga OSBE. Po PD këmbëngul si qëmoti për qeveri me kryeministër tjetër. Teknologji njëqind për qind kërkon opozita. Edhe atje ku nuk ka drita. Vëzhgim si në big brother dhe mijëra garanci të tjera, duke shprehur hapur, jo vetëm mosbesimin, pretendime të paarsyeshme, po edhe dobësinë e opozitës në mbrojtje të kauzën së votës së lirë, të ulet në dialog, të bëjë kompromise. Loja me reformën zgjedhore ka moshën e pluralizmit në Shqipëri. Janë ndërtuar reforma. Janë shkatërruar. Ndryshuar në themel. Përsëri asnjëra palë nuk ka mbetur e kënaqur. Lakmia për të mbërritur në pushtet me marifete dhe ligje ekstra është filozofi sunduese opozitare. Ultimatumi: Dorëzim pa kushte i mazhorancës. Largim i kryeministrit, fitore pa votë. Ky është qëllimi dhe synimi i opozitës tonë, refren i njohur. Gjithë të tjerat, janë thjesht marifete, ana e dukshme, sipërfaqësore. Thelbi është fitorja pushtet pa ndeshje zgjedhore. Fitore para se të bëhen votimet. Të jenë vetëm në fushën zgjedhore. Porta pa portier e mbrojtës. Me emra anonimë. Me njerëz pa emër dhe identitet. Nëse nuk zbatohen këto kushte, opozitarët që kanë braktisur të gjitha nga Kuvendi te pushteti lokal nuk pranojnë reformën. Këshilli Politik i politikanëve,Gjiknuri, Bylykbashi, Tit Vasili dhe zonja Hajdari, hynë në lojë për të marrë gjithçka ose asgjë. Ose qeveri kujdestare ose zgjedhje, hiç fare. Sistem ndryshe ose nuk ka zgjedhje deklaron Hajdari. Të gjithë kërkojnë të tërën. Mbetet të korrigjohet vetëm Gjiknuri që duhet të lëshojë gjithçka do opozita, ndryshe është heretik dhe partia e tij, ka frikë. Mbi këtë logjikë, nisin riciklimet, bisedimet, ardhjet, ikjet. Deklaratat bombastike, ultimatumet apokaliptike. Takohen, shahen mandatarët politikë,urohen, mallkohen, revoltohen, bashkohen e ndahen. Fund maji dështoi, tymi i bardhë mungoi. Historia e viteve të shkuara u rishkrua përsëri. Me lojën që bëhet sot në Shqipëri, zbatohet vetëm me një filozofi: Një reformë zgjedhore për çdo parti, ndryshe do mungoj konsensusi!