BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi
x

Opinion / Editorial

Një sfidë e lavdishme

Një sfidë e lavdishme

Shpesh këto vite në demokraci, teksa dëgjoj lajmet, bisedoj me krijues, drejtues vendorë dhe intelektualë lidhur me administrimin dhe drejtimin e pushtetit nga të zgjedhurit vendorë, si dhe kandidaturat dhe përzgjedhjen e tyre nga subjektet politike , janë bërë paksa të bezdisshme.Ndërsa unë dhe fqinjët e mi, sot meditojmë për deputetët tanë, që për katër vjet nuk shkelin në zonën tonë. Ata vijnë vetëm në fillim të fushatave, duke bërë mizën buall dhe detin kos me realizime dhe “investime” të fuqishme.U godit rëndë përfaqësimi si gur themeli i demokracsë, u futën listat e mbyllura të kryetarëve për deputet. Argumenti ishte “ për të sjellë elitat në parlament, për të mos qënë përfaqësues ata që janë të fortë e kanë xhepa të thellë “ dhe pastaj u detyruan të miratojnë ligjin e dekriminalizimit, pasi hynë të pa përshtatshëm . Kuvendi i Shqipërisë nuk ka përfaqësues të popullit, por thjeshtë punëtorë me mëditje të kryetarëve të partive. Ata për votën në parlament marrin ofiqe prej kryetarëve kur vijnë në qeverisje, madje dhe kur mbesin në opozitë si tendera, punsime të pa merituara të njerzve të tyre etj.Shikoni administratat shtetërore ,ato doganore e tatimore, pushtetin gjyqësor, bordet e rëndësishëme lokale e qëndrore, agjensitë shtetërore e deri tek funksionet më të rëndomta që nga viti nëntëdhjetë e në vijim, të mbushura me të afërm të deputetëve të të gjitha partive.Aspak më shumë se dhjetë përqind e tyre nuk i kanë merituar dhe nuk i meritojnë këto funksione. Ky është privatizimi i kuvendit dhe i administratës shtetërore nga kryetarët e partive, të cilët asnjëherë nuk cënojnë të afërmit e palës tjetër, por shtojnë radhët.Kjo ka bërë që të kemi jo vetëm administratën më të dobët në Evropë, por dhe më të fryrën për mijë banorë. Deri më sot opozita nuk ka artikuluar shkallmimin e sistemit të përfaqësimi, këtë sistem që lind autokrat,arogant e bajraktar të tipit feudal.Pra aty ku shitet ideali dhe morali i tyre, aty qëndrojnë të krekosur në kolltukun e kryetarit dhe të këshilltarit. Edhe nëse fitojnë, përsëri do të mbeten “lejfenë”, ku historia e mëvonshme do t’i përjashtojë edhe nga jeta njerëzore, jo më nga elektorati i tyre i lodhur prej dy dekadash. E ajo ditë ndoshta do jetë jo e largët, e dashtë Zoti që votuesit të mos jenë mërzitur e sfilitur, se Noli ka vdekur me kohë, e nuk ka kush të rrëfejë më për ta.Pjetër Arbnori, ndjesë paste, në kujtimet e veta, po edhe në intervista, ka sqaruar se kishte ndërruar identitetin për arsye të studimeve. Në rastin në fjalë, identiteti i tyre është diçka më trondnitës, pasi tingëllon mosbesues te sovrani, duke patur mbase edhe problem me të kaluarën e largët, por edhe të tashmen e afërt.Cila është procedura aktuale për ndryshimin e emrit? Procedura e ndryshimit të idnetitetit, emrit, mbiemrit sanksionohet me ligj, e këtë të drejtë e ka çdo shtetas shqiptarKjo simptomë ka prekur edhe rektorë universitetesh, apo punonjës të lartë në administratën e sistemit bankar e deri kryebashkiakë, njëri prej të cilëve, sipas deklarimit të tij, ka ndërruar disa herë emrin e tij, liderë dhe kryetarë partish.Çuditërisht punonjësit e thjeshtë të administratës publike nuk kanë bërë ndryshime identiteti, as në emër dhe mbiemër. Rezulton se ditëlindja e tyre ka ndryshime, veçanarisht rritje moshe, e veçanërisht për ata nëpunës të thjeshtë të administratës publike që largohen nga puna sa herë që ndërrohen pushtetet.Akoma në Shqipëri nuk ka stabilitet politik as ekonomik, por vijojnë të sundojnë njerëz të korruptuar, të cilët çdo ditë pasurohen me lekët e takspaguesve shqiptarë, duke abuzuar me fondet e shtetit, korrupsionin pasiv dhe me tenderat. Këto abuzime cilat bien mbi sovranin e lodhur dhe të cfilitur prej një çerek shekulli me gënjeshtra e spekulimet, me një drejtësi që nuk pranon dekriminalizim e reformë, e një mijë e një qind problem të tjera tashmë grumbulluar gjatë 30 vjetëve demokraci Akoma në Shqipëri nuk ka stabilitet politik as ekonomik.Çuditërisht e njëjta situatë politike dhe ekonomike sundon edhe në Kosovë, ku pakënaqësia popullore ka arritur kulmin. Politikanë dhe pushtetarë të mefshtë, të korruptuar, i kushtojnë më shumë rëndësi paraqitjes së tyre të jashtme para mediave, se sa për të përveshur llërët për zgjidhjen e problemeve akute që ka shteti i Kosovës në shumë plane, e veçanërisht shqiptarët në Mitrovicë, në Kosovën Lindore etj.Akoma nepër Europë shfaqet fenomeni ku qindra kosovarë me familjet e tyre ende trokasin dyerve të ambasadave serbo-malazeze për një pasaportë, apo dokument tjetër të këtij lloji e ku duhet të deklarojnë shtetësinë serbe për çështje dokumentash, veprime këto që detyrimisht janë të imponuara nga zyrtarët e vendeve ku kosovarët gjenden si azilantë gjatë viteve.E dhimshme, por e vërtetë. sovrani nuk kërkon që ne të hamë me lugë të florinjtë, siç shpreheshin në fillimvitet nëntëdhjetë disa trutharë që nga mungesa e përvojës në politikë mbetën të shpëlarë para tij, por të paktën të ruajmë disa vlera si komb dhe t’i zhvillojmë ato duke përqafuar vlerat e kohës, duke u ndarë përfundimisht nga ky tranzicion i dhimshëm, duke marrë fund reformat institucionale, duke garantuar ato çka shkruan ligji themeltar i shtetit, kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.