Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Për një shëndet më të mirë në konsumin e alkoolit (1)

Postuar: 10/08/2018 - 07:22

Konsumatorët e moderuar të alkoolit janë më të shëndetshëm se ata të cilët nuk konsumojnë alkool ose ata të cilët konsumojnë në sasi të mëdha.

Një sondazh i zhvilluar në shkallë kombëtare në Shtetet e Bashkuara arriti në përfundimin se ata që konsumojnë alkool në mënyrë të moderuar kanë një numër më të vogël shtrimesh në spital.

Një studim nëntë vjeçar për indikatorët e shëndetit arriti në përfundimin se konsumimi i alkoolit në mënyrë të moderuar listohet si një nga elementet më të rëndësishëm të shëndetit.

Një studim që mori nën shqyrtim përafërsisht 10,000 burra dhe gra të moshës 23 vjeç dhe i përfshiu serish në studim kur ata arritën moshën 33 vjeç arriti në përfundimin se ata të cilët ishin konsumatorë të alkoolit në mënyrë të moderuar gëzonin shëndet më të mirë, kishin më pak raste të sëmundjeve afatgjata dhe më pak shqetësime psikologjike, krahasuar me ata të cilët nuk pinë aspak, ose ata të cilët konsumojnë në sasi të mëdha.

Një studim i përafërsisht 20.000 spanjollëve arriti në përfundimin se konsumimi i moderuar i alkoolit si birrë, verë ose pije të tjera alkoolike është tregues për një shëndet të mirë e krahasuar kjo me ata, të cilët nuk konsumojnë aspak alkool, ose konsumojnë në sasi të mëdha.

Një studim mbarëkombëtar kanadez arriti në përfundimin se ata që konsumojnë alkool në mënyrë të moderuar, në mënyrë të përditshme kanë 15% më pak mundësi paaftësie se sa popullsia në përgjithësi.

Një studim Holandez arriti në përfundimin se ata, të cilët konsumojnë alkool në mënyrë të moderuar janë më pak të prirur për të munguar në punë nëse janë të stresuar se sa ata, të cilët nuk konsumojnë aspak alkool ose ata që konsumojnë në sasi të mëdha. Studiuesit shtuan se “mos konsumimi i alkoolit është më së paku po aq i pashëndetshëm se sa konsumimi në sasi të mëdha i alkoolit”.

Një studim i 3,803 njerëzish të moshës 18-101 vjeç arriti në përfundimin se ata që nuk kanë konsumuar alkool gjatë gjithë jetës se tyre dhe ata që kanë konsumuar alkool janë më pak të shëndetshëm krahasuar me ata, të cilët konsumojnë alkool në mënyrë të moderuar apo në sasi të vogël (ata e cilët konsumojnë përafërsisht 6 gota në ditë). Shëndet më i mirë i atyre që konsumojnë alkool në mënyrë të moderuar apo në sasi të vogël shihet edhe në shëndetin mendor edhe në atë fizik.

Spitale që shërbejnë alkool

Rreth tre të katërtat e qendrave spitalore universitare të Shteteve të Bashkuara shërbejnë pije alkoolike për pacientet e tyre.

Përmbajtja e një studimi të kryer dëshmon se konsumimi i alkoolit në mënyrë të moderuar duket të ndikojë pozitivisht në uljen e rrezikut nga sëmundje të ndryshme, “duke përfshirë ulcerën duodenale, gurët në tëmth, infeksionet enterike, artritin reumatoid, osteoporozën dhe diabetin mellitus (tipi 2). Krahasuar me ata që nuk konsumojnë aspak alkool, ata që konsumojnë alkool në mënyrë të moderuar janë më pak të predispozuar të vuajnë nga stresi dhe depresioni, të mungojnë në punë si dhe më pak të predispozuar për të humbur kujtesën (përfshirë këtu sëmundja e Alzheimerit)”.

Konsumimi i alkoolit në mënyrë të moderuar dhe ushtrimet duket se ndikojnë në ngadalësimin e përkeqësimit të shëndetit gjatë plakjes, kjo sipas një studimi të kryer në rreth 2,500 njerëz të moshës 65 vjeç edhe më shumë, të cilët ishin ndjekur në mënyrë të rregullt gjatë tetë vitesh. Ata që konsumonin alkool dhe kryenin ushtrime në mënyrë të rregullt kishin më pak vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të tyre të përditshme dhe me funksionimin fizik.

Shëndeti i zëmrës

Kërkimet mjekësore dëshmojnë se ka një lidhje të fortë me konsumimin e alkoolit në mënyrë të moderuar dhe uljen e sëmundjeve kardiovaskulare në përgjithësi dhe sëmundjes arteriale koronare në veçanti.

Instituti Kombëtar për Abuzimin me Alkoolit dhe Alkoolizmin arriti në përfundimin se konsumimi i rregullt i alkoolit në mënyrë të moderuar bën mirë për shëndetin e zemrës duke shënuar një ulje të theksuar në rrezikun e sëmundjeve të zëmrës (40% - 60%). Kjo është e rëndësishme sepse sëmundjet kardiovaskulare zënë vendin e parë në listën e shkaqeve të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara dhe rreth një milion amerikanë vdesin çdo vit nga sëmundjet e zëmrës.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Abuzimit me Alkoolin dhe Alkoolizmit shkruan “Shumë studime të mirë menduara kanë arritur në përfundimin se konsumimi i moderuar i alkoolit ndihmon shëndetin kardiovaskular”, madje Komiteti i Nutricionit i Shoqatës Amerikane të Zemrës dëshmoi se “Ka një numër më të ulët vdekjesh tek ata që konsumojnë një ose dy pije në ditë. “Një Komitet Teknik mbi Sëmundjet Kardiovaskulare i Organizatës Botërore të Shëndetit pohoi se nuk duhet të ketë më dyshime se konsumimi i alkoolit në mënyrë të moderuar ndikon në uljen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet e zemrës.

Studiuesit morën në shqyrtimi disa vullnetare nga shtatë shtete të ndryshme Evropiane dhe arritën në përfundimin se ata të cilët konsumojnë birre, verë apo pije të distiluara (whiski, rum, tekila etj) në mënyrë të përditshme kane elasticitet arterial, tregues ky për një shëndet të mirë të zëmrës dhe sistemit kardiovaskular, më të mirë se sa ata që nuk konsumojnë alkool. Konsumatorët e moderuar të alkoolit kanë puls më të rregullt se sa ata, të cilët nuk konsumojnë alkool.

Një studim i 1,795 individëve arriti në përfundimi se “rreziku i kalcifikimit të gjerë koronar është 50% më i ulët tek ata që konsumojnë një ose dy pije alkoolike në ditë krahasuar me ata të cilët nuk konsumojnë alkool”.

Kërkimet dëshmojnë se konsumimi i alkoolit në mënyrë të kontrolluar ndihmon mirëfunksionimin endotelial, i cili kontribuon në shëndetin e zëmrës dhe ul rrezikun e arterosklerozës dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Një studim i kryer në më shumë se 3,000 burra dhe gra arriti në përfundimin se ata që nuk kanë konsumuar kurrë alkool janë më të predispozuar të kenë një nivel të lartë të proteinës C reaktive (CRP) dhe interleukins IL – 6 (tregues shumë të mirë të atakut kardiak) se sa ata që konsumojnë alkool në mënyrë të moderuar.

Ata që konsumojnë alkool në mënyrë të moderuar janë më pak të predispozuar të vuajnë nga sëmundjet koronare të zëmrës dhe të pësojnë atak kardiak (Infarkti Akut i Miokardit) se sa ata të cilët nuk konsumojnë aspak alkool dhe ata të cilët konsumojnë në sasi të mëdha.

Një studim i Institutit Kombëtar të Abuzimit me Alkoolin dhe Alkoolizmit i zhvilluar në më shumë se 20 shtete në botë dëshmoi një ulje prej 20 – 40 % te rasteve të sëmundjeve koronare të zëmrës tek ata të cilët konsumojnë alkool në mënyrë të moderuar sesa tek ata të cilët nuk konsumojnë aspak. Ai pohon se ka një marrëdhënie shkak-pasojë ndërmjet konsumimit të alkoolit në mënyrë të kontrolluar dhe sëmundjeve koronare të zëmrës, konsumimi i përgjegjshëm dhe i kontrolluar i alkoolit ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular.

Studiuesit e Harvard –it kanë pohuar se konsumimi i alkoolit në mënyrë të moderuar ul rrezikun për të vuajtur nga sëmundjet koronare të zëmrës.

Një studim i kryer në më shumë se 18,455 burra arriti në përfundimin se ata që konsumonin një pije alkoolike në javë ose më pak dhe e rrisnin konsumin deri në 6 pije në javë kishin një ulje prej rreth 29% në rrezikun për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskulare, krahasuar me ata të cilët nuk e rritën konsumin. Burrat që konsumonin 1 deri në 6 pije në ditë dhe e rritën konsumin po prapë në mënyrë të moderuar kishin një ulje prej 15% në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimi i kryer nga mjekët e Harvardit në rreth 44,000 burra arriti në përfundimin se konsumimi i moderuar i alkoolit lidhet me uljen e 37% të rrezikut për të vuajtur nga sëmundjet koronare.

Një studim britanik i zhvilluar në një grup femrash arriti në përfundimin se konsumimi i alkoolit në mënyrë të moderuar ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Një studim i kryer në më shume se 5,000 gra me diabet melitus të tipit 2 zbuloi se të dhënat e sëmundjeve koronare të zemrës “ishin më të ulëta për ato gra që konsumonin alkool në mënyrë të moderuar se sa ato që nuk konsumonin aspak alkool”. Ato gra të cilat konsumonin më shumë se 5 gram alkool në ditë (përafërsisht një të tretën e gotës) pothuajse përgjysmonin rrezikun për të vuajtur nga sëmundjet koronare të zemrës (vdekje prurës ose jo).

Në një studim të kryer në një grup prej rreth 88,000 burrash, studiuesit zbuluan se konsumimi i alkoolit ul rrezikun për të vuajtur nga sëmundjet koronare të zëmrës si tek diabetikët edhe te jo diabetikët. Konsumimi i përjavshëm i alkoolit ulte me një të tretën (33%) rrezikun nga sëmundjet koronare të zemrës ndërsa konsumimi i përditshëm i alkoolit pothuaj përgjysmonte rrezikun (58%) tek diabetikët. Për ata që nuk ishin diabetikë, konsumimi i përjavshëm ulte rrezikun me 18% për sëmundjet koronare të zemrës ndërsa konsumimi i përditshëm ulte rrezikun me 39%.

Konsumimi i alkoolit në sasi të vogël apo i moderuar duket se ul rrezikun nga sëmundjet koronare të zemrës në më shumë se 80% për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2, sipas një studimi të botuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Shëndetit.

Studimi i zemrës në Honolulu zbuloi një ulje prej 49% në sëmundjet koronare të zemrës tek ata burra që konsumonin alkool në mënyrë të moderuar.

Në lidhje me sëmundjet koronare të zemrës, studiuesit e Harvardit shtuan se “Konsumimi i një apo dy gotave birrë, verë apo likere të tjera në ditë ul rrezikun nga këto sëmundje në një masë prej 20 – 40%.”

Në një konferencë shkencore, studiues nga Koreja, Italia, Gjermania, Polonia, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara raportuan se kishte një ulje drastike të rasteve të vdekjes nga sëmundjet e zemrës tek ata, të cilët konsumojnë alkool në mënyrë të moderuar, si dhe një ulje të shifrave të vdekshmërisë se përgjithshme gati në përgjysmim apo më pak krahasuar me ata të cilët nuk konsumojnë aspak alkool.

Pasi 6,000 pjesëmarrjes të Studimit të Zemrës sq Framinghamit u ndoqën për një periudhë gjashtë deri dhjetë vjeçare, studiuesit zbuluan se “nëse alkooli konsumohet në mënyrë të moderuar luan një rol mbrojtës kundër atakut kardiak”.

Shoqata Amerikane e Zemrës sipas të dhënave të grumbulluara thekson se “konsumimi i një ose dy pijeve alkoolike në ditë ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare të zemrës nën përafërsisht 30- 50%.”

Pas shqyrtimit të studimit Dr. David Whitten pohoi se “Studimet e kryera dëshmojnë më së miri se shanset për të pësuar vdekje kardiake janë tepër të ulëta nëse konsumojmë alkool” një ose dy pije në ditë dhe të sigurtë se “Nuk ka mjekim më të mirë se alkooli”.

Bazuar në provat mjekësore, studiuesi Dr. Curtis Ellison pohoi se “mos konsumi i alkoolit rrit rrezikun për të vuajtura nga sëmundjet koronare të zemrës”.

Vijon... 

Nga Roland SHUPERKA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 36

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/10/2018 - 07:22

Asnjë ndryshim nuk kanë në aktivitetin e tyre të përditshëm një shtëpi në hyrje të një fshati në Zonën e Korçës dhe “shtëpisë” në hyrje të Shqipërisë, që gabimisht kundërshtarët në mënyrë tallëse e quajnë

Postuar: 19/10/2018 - 07:21

Po nuk ke se çfarë i bën nganjëherë veshëve dhe syve, që pa dashje shkojnë te TV, i cili po pa da

Postuar: 19/10/2018 - 07:19

Në fshatin tim të lindjes, midis atyre dhjetra familjeve të mira, të cilave “u hahej buka&r

Postuar: 18/10/2018 - 07:13

Duke dëgjuar e lexuar deklarimet e liderit të LDK-së lidhur me dialogun dhe idenë e presidentit T

Postuar: 18/10/2018 - 07:12

Në të përgjithshmen e opinionit publik shqiptar, tashmë është ndërtuar dhe "ngrehina" a

Postuar: 18/10/2018 - 07:10

Janë të shumtë shqiptarët ndër shekuj që e kanë mbrojtur Shqipërinë, që kanë qëndruar stoikë përb

Postuar: 17/10/2018 - 07:22

Miku im pensionist, që ka qenë oficer dhe është rritur me një disiplinë të fortë e një jetë përgj