BREAKING NEWS

Kryeministri Rama ‘ngre’ traun, hapet zyrtarisht rruga e rëndësishme në vendin tonë (VIDEO-LIVE)

Kryeministri Rama ‘ngre’ traun, hapet zyrtarisht rruga e
x
BREAKING NEWS

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES, rrëqeth me mesazhin dhe ka një lutje për të gjithë: Më është rikthyer sërish tumori në tru. Të mërkurën do duhet prapë me u përballë mes jetës edhe vdekjes!

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES, rrëqeth me mesazhin dhe
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Opinion / Editorial

Një shoqëri që ka “formalizuar e legalizuar” djemtë e këqij të saj, nuk ka demokraci!

Një shoqëri që ka “formalizuar e legalizuar”

E dinë të gjithë në lagje se ka qenë trafikant, e dinë se ka abuzuar me vese dhe i është përvjedhur taksave e nuk ka paguar as drita e ujëra. Po po komshinjtë e tij dhe qyteti, e dinë se ka bërë dhe maskarallëqe me kontrabandë e sistem horrash trafiku, por po ajo lagje e ka votuar për këshilltar bashkiak dhe për deputet. Politika e legalizoi dhe shoqëria e pranoi këtë tip “pothuaj të zakonshëm” që pastaj bëhet dhe “prijës politik dhe popullor” që financon partitë herë njërën dhe herë tjetrën dhe në fakt, ka mbetur po ai trafikant dhe po ai kontrabandist dhe po ai hajn i taksave të shtetit dhe shpërdorues i fondeve me bëmat e tij si “biznesmen” më vonë. Këta tipa, të cilët janë nga veriu në jug nga lindja në perëndim në Shqipëri, që janë shumë kudo në çdo vend, kjo shoqëri i ka formalizuar dhe legalizuar. Ju ka pranuar pasurinë dhe i është bindur vullnetit të gangsterëve që janë pasuruar me gjakun e saj. Nuk i ka dënuar dhe nuk ka protestuar apo reaguar kundër tyre kurrë. Kjo shoqëri i ka pranuar dhe jo thjesht politika. Klasa politike shpesh herë iu është bindur dhe shpesh iu ka marrë fonde dhe shpesh iu ka dhënë nga taksat e “shqiptarëve të marrë” si tendera që ato sërish të vjedhin tashmë haptas dhe të formalizuar si burra të mirë. Kush kështu? Pikërisht djemtë e këqij të saj. Këtyre tipave të qelbur të kësaj shoqërie kur iu ka qëlluar të eliminojnë njëri-tjetrin, pikërisht ajo pjesë përreth tyre (nuk janë pak) iu ka shkuar kur kanë vdekur nga plumbi me mijëra në varrim. Kurse mësuesve veteranë që kanë edukuar breza askush. Kjo pra është një pjesë e mirë e shoqërisë së sotme shqiptare. Dje në kohë të diktaturës ishte kryegangsteri politik dhe ideologjik që i vriste të gjithë dhe nuk lejonte palaço të tillë në rrugë dhe kjo shoqëri arriti të legalizonte dhe vetë Enverin. Po po dhe në vitin 1990-të i hodhi vetëm shtatoren në Tiranë, duke iu bërë qejfi që hodhi bustet dhe duke mbajtur po atë gangsterizëm politik (në mos më keq) të ricikluar tashmë në demokraci. Pastaj dikush habitet pse janë kaq afër krimi me politikën, kaq afër gangsterët në rrugë me ato në politikë. Janë afër sepse kjo shoqëri i ka lejuar të jenë kështu. Përderisa i pranon të jenë dhe përfaqësues të saj. Mirë se i kandidon politika, po si dreqin i voton kjo shoqëri? Mirë se ata ose kriminelët blejnë vota në këtë shoqëri, por kjo shoqëri që e shet votën te krimineli dhe trafikanti, çfarë është? E dinë mirë se kush është ai tipi që blen vota, por atij ja jep se i pëlqen nga që vazhdon akoma të ketë respekt për zotësinë e tij prej krimineli dhe trafikanti. I duket ai, më përfaqësues i tij, se sa një burrë i ndershëm. I ndershmi që nuk do të vjedhë apo të grabisë për një pjesë të madhe të kësaj shoqëri është idiot. Po pra burrë i keq. Kjo shoqëri vazhdon akoma të “adhurojë djemtë e këqij”. Kujton se është në fundin mesjetës që adhuronte bashibozukë dhe brigandë trafiku që sulmonin karvanë dhe grabisnin plaçkë e vrisnin dhe njerëz. U edukua mos të respektojë pronë dhe tokë në kohë diktature dhe gangsterë e brigandë të tillë u mësuan nga Berisha i parë, por dhe i dyti të zaptonin toka. Ky është dhe kulmi i një shoqërie që ka legalizuar të gjithë zaptuesit e takova në Shqipëri, me ligjet e ndyra që ka bërë politika e qelbur këto tridhjetë vjet. Ka legalizuar të gjithë të fortët dhe grabitësit e pronës private dhe të shtetit. Kjo shoqëri i ka parë dhe nuk ka reaguar. Nuk ka reaguar kur kanë marrë pronën e atij më në periferi dhe si përfundim ka mbetur pa pronë dhe vetë. Kjo shoqëri ka lejuar që të gjithë pjesët më të mira të tokës shqiptare, ti merrnin djemtë e këqij të kësaj shoqërie në sajë të politikës akoma më të ndyrë se sa pikërisht “djemtë e këqij” të shoqërisë shqiptare. Kanë marrë bregdetin dhe kanë marrë malet, minerale dhe burime nëntokësore e lumenj, liqene etj. etj. Të fortët e folklorikët mbasi vodhën edhe jashtë shtetit, duke zbritur nga malet pushtuan fushat dhe Berisha ju tha- kjo është liria dhe demokracia, ky është kapitalizmi prandaj shfrytëzoheni. Biles dhe ju legalizoi pronën e grabitur. Më vonë e bënë dhe socialistët të njëjtën gjë në mënyrë perverse dhe pse shanin Berishën. Legalizuan të gjithë vjedhurinë dhe grabitjen, duke bërë djemtë e këqij të formalizuar dhe legalizuar me prona të sigurta dhe të mëdha. Kanë tre dekada që bëjnë të njëjtën gjë. Legalizojnë djemtë e këqij dhe pronën e tyre të vjedhur këtij shteti dhe kësaj shoqërie. E kjo i lejon. Po po, të gjithë fajet janë të saj. Nuk ju ka faj askush shqiptarëve. Prodhim i saj janë dhe djemtë e këqij dhe Enveri, Saliu, Rama dhe Meta e të gjithë bashkë në kurriz të një shoqërie mesjetare të thellë shpellash filozofikisht dhe historikisht. Edhe për shumë vjet krimin dhe kriminelët e legalizuar do t’i kemi në institucione përfaqësuese dhe kushtetuese si ndikim dhe ADN, sepse ata janë formalizuar, por mbeten trafikantë dhe gangsterë apo dhe përfaqësues të tyre. Mund t’i legalizojnë, por ata bashkëpunëtorë në krim dhe djem të këqij mbeten po po dhe kur janë gra. E Shqipëria nuk bëhet demokratike me “djemtë e këqij” të formalizuar. Kjo shoqëri nuk jeton dot asnjë ditë në demokraci, sepse nuk e lejon marrëzia e djemve të këqij të formalizuar dhe legalizuar si vese dhe si prona. Një shoqëri që nuk i ka larguar, por i ka afruar dhe legalizuar djemtë e këqij, nuk është kompatibël me demokracinë. Nuk e do atë, për të mos thënë e urren. E kjo është më se e vërtetë. Mjerë ata që e dinë dhe e kuptojnë këtë gjë dhe jetojnë aty bashkërisht. Të tjerët e kuptojnë dhe ikin. E kështu ka ikur shqiptari shkretë gjithmonë nga vesi i shoqërisë (së tij) shqiptare për të respektuar, përkëdhelur dhe dashur djemtë e këqij të saj.