BREAKING NEWS

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Opinion / Editorial

Një skenar filmi post koronavirus!

Një skenar filmi post koronavirus!

Sigurisht që "Pandemia" e Covid 19 ka ndryshuar jetën tonë dhe këtë e provojnë të gjithë! Por problemi është se njerwzit po binden se kjo pandemi, do të ndryshojë dhe në të ardhmen jetën tonë, do ta modifikojë atë, me sa duket shumë ashpër dhe pse ne jemi një popull që harron shpejt të keqen! Po, mbase e ka të mirë disi kujtesën e të "mirës" ( kështu thotë KM-ja) por e ka shumë të shkurtë, për të keqen! E megjithatë dikush në këtë kohë "pushimi" izolimi dhe marrëzisë së detyruar që i thonë "distancim social" që kur e përsërisin kaq shumë më neveritet, sepse më kujtohet "lufta e klasave" apo dhe "diskriminimi social" - mendon për diçka tjetër me skenar të plotë! E kam fjalën që patjetër që e kuptojmë se bëhet për të "mirën" tonë dhe se "elita e sotme" politike, ajo në pushtet, por dhe ajo që shërben si opozitë apo luan opozitën, kërkojnë të teatrojnë pikërisht dramën e distancimit social që ne mos ti ngjisim komshiut, kushërinjve, kolegut, atij në rrugë koronën dhe kjo e flamosura, të mbetet brenda familjes tonë, brenda mureve të shtëpisë sonë!

Në fakt, duan të ruajnë sistemin shëndetësor që kanë vite që e kanë "mrekulluar" ose ndërtuar keq - që të mos kalojë në kolaps! E kështu arsyeja më e drejtë është "kolapsimi" me superm izolim i 2 milion e 800.000 shqiptarëve brenda shtëpive të tyre! E në fakt shqiptarët jashtë natyrës së tyre po qëndrojnë ( jo nga blindat jo) të shkretët! Në fund të fundit "nuk po ju japin urdhër shkoni në luftë! Jo pra jo, po ju thonë "luftoni në shtëpi"! Por sikundër e thashë, tashmë duhet menduar për të ardhmen dhe do të ishte gabim që të mos mendohesh, përvijohesh dhe një skenar filmi, post koronavirus! E dini pse? Sepse shumë filma me epidemi dhe pandemi janë bërë duke mos u zgjatur apo mos u thelluar për atë ditë "after" atë mbas pandemisë! Nuk mund të ketë subjekt më të bukur se sa shoqëria jonë dhe zgjedhje më të bukur se sa "elita" jonë politike që realisht është pikërisht "zgjedhje" e që për mua, as kaq qënë dhe as do të jetë njëherë të vetme, mor po as dhe një sekondë të vetëm - zgjidhje!

Skenari i post koronavirusit duhet të fillojë me veprimet e "elitirankracisë" dhe i them kështu se jo vetëm që është "elitë" por dhe banon hahaha në Tiranë ( duke u lidhur dhe me pak konceptin tirani) dhe është një klasë "drejtuese" tashmë e ndarë plotësisht nga shoqëria!

E skenari filmit mund të fillojë me krijimin e babait të qytetarëve të vet! Atij që nuk i duhet as ligji dhe as kuvendi burrave, që shoqëria folkpolitike ka përdorur që në lashtësi! Babait që paralajmëron për fatkeqësi të shumta që kanosen dhe masa të rrepta që duhen të merren sigurisht si zgjedhje, por që nuk premtohen si - zgjidhje! Atij babai që për të ruajtur familjen e madhe i duhet të nxjerrë dhe blindat në rrugë dhe tju lutet me "durim të nxehur" në rrugë pensionistëve! Babait që nuk ka asnjë konsultim politik kur shtrëngon dhe liron dhe kur angazhon! Babait që bën çmos që të kompensojë me lekët që ka marrë nga taksapaguesit që i bie të jenë "fëmijët e tij" shtresat në nevojë dhe që duhet të paguajë dhe ato që nuk kanë paguar asnjëherë një taksë dhe me anën e tyre të gjejë dhe pronarët që i janë përvjedhur taksave dhe tarifave! Babait që ndihmon dhe shtetin e madh përkarshi me të drejtën e madhe të respektit dhe përllogaritjen e nesërme post shtet rrethim, si famë dhe përmirësim biografie personale! Babait që kishte studiuar shumë mirë çfarë kishte bërë diktatori apo pasuesit e tij për të zgjedhur ( jo për të zgjidhur) se si mund të përmbahej një popull folklorik kur kërcënohej nga uria ose pandemia më e madhe që ka parë kjo shoqëri! Babai që kuptoi se duhet tu kufizonte lëvizjen pothuaj fare edhe jashtë dhe brenda shtetit! Që duhet të ndante me racion lëvizje dhe tollon daljeje si në këmbë dhe me makinë! Babai që këtë autorizim dhe tollon, e kuptoi që duhet ta jepte me racionin e indikuar që krijonte varësinë e përjetshme ndaj të posedimit pak të gjithçkaje dhe sidomos lirisë! Babai që kuptoi gjithashtu se babai post diktatorit nga lartësitë folklorike të maleve dhe me profesion mjek - i lëshoi të gjithë pa rregull dhe urbanitet që të merrnin koronavirusin e harbimit me pronën dhe ligjet!

Mbasi të profilizohej ky "baba", atëherë do fillonte pjesa e dytë e skenarit të filmit post koronavirus e cila e shikonte babain e madh në aksion për "jetën e lirë" e cila nuk do të ishte më ajo e dikurshmja! Ajo nuk do të kishte shumë nevojë për modelin parlament, sepse u pa që pa të veprohet më mirë dhe më shpejt! Nuk do të kishte nevojë për përdorimin e strukturave të reja të drejtësisë e cila nga korona stopoi dhe u pa se nuk ishte e nevojshme të "punonte" kaq shumë! Po pra ju ndalua e drejta për punë dhe tani shoqëria e mori vesh se mund të bëhet dhe pa të, mjafton të jetonte dhe ishte i fortë - babai! Skenari shkon deri aty sa të trajtojë "elitirankracinë" e cila liron dhe shtrëngon interesat financiare të plutokracisë së vendit të vogël folkpolitik dhe filozofikisht pikërisht ai vend që ka shkruajtur i fundit gjuhën e tij në Europë dhe se Universitetet ja ka ndërtuar diktatura ose "babai tjetër përpara këtij"! Skenari e bën filmin të shikojë nga mos funksionimi i demokracisë për shoqërinë, si një "jo kompatibilitet" mes shoqërisë dhe demokracisë dhe se vetëm babai vendos ekulibrat mes tyre! Filmi e trajton dhe temën e të pa bindurve, por jo atyre në opozitë të cilët i nxjerr budallenj apo dhe të lidhur me një mijë fije me babain , të falur dhe ruajtur prej tij dhe të shpërblyer prej tij pse i shërbejnë babait ( me lejen për ta sharë) dhe jo demokracisë - por të pa bindurve që kanë mbetur idealistët e demokracisë! Ky është dhe halli i vetëm i shtetit dhe shoqërisë post koronavirus! Skenari nxjerr dhe media që janë pjesë e "elitirankracisë" e cila ka investuar në TV Kombëtare dhe portale që bëjnë sikur merren me demokracinë, por janë pjesë e korrupsionit dhe që babai i liron e shtrëngon, por që i njeh shumë mirë se kush janë dhe sa të besueshëm janë në "parimet" e tyre! Në fund, filmi mbaron me një "lumturi" të madhe shoqërore ku vazhdon orari i daljes nga shtëpia sipas një programi që kontrollon lejen, orët e daljes dhe destinacionin! Me shpalljen tradhtarë dhe armiq të atyre që dalin pa autorizim dhe që duan liri që shkakton sëmundje pandemie! Jo vetëm kaq, por detyron shoqërinë ti demaskojë dhe akuzojë si vrasës! Por dhe me largimin e mjeteve ( makinave si një inat personal i babait që nuk ka as patentë) nga dispozicioni, në qoftëse nuk e përmbante rregullorja e madhe e punësimit kombëtar! Përfundon me kthimin e parlamentarizmit online, zgjedhjeve online, votimit online, për shkakun e idesë së babait se aty është vendi i ngjitjes së të gjitha epidemive popullore kombëtare e bindjes së popullit se "nuk e ka gabim" edhe pse ka qenë vetë brenda atij mjedisi! Filmi përfundon me qeverinë e gjitha me femra ( përjashto babain dhe kryeunukun e tij) me maska me flutura në fytyrë dhe me xhestin apo zakonin e ri të shoqërisë që kur shikoheshin në rrugë, përshëndeteshin vetëm me një prekur të maskës dhe që kur betoheshin thonë- për kokën e babait!

Pritet vetëm që sponsorët e filmit të shikojnë me detaje skenarin dhe të japin paratë e nevojshme për këtë film! Dikush thotë se nuk kanë për ti dhënë kurrë ato para, (burokratët e Brukselit nuk kanë shumë qejf të tillë filma dhe pse me metrash të shkurtë i duan ) por gjithsesi skenari aty është dhe kur tu mbushet mendja mund ta lëvizin si sponsorizim! Po, por jo kaq vonë, sepse një baba të tillë me kaq talent kemi!