BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Një skenar për të justifikuar humbjen e opozitës

Një skenar për të justifikuar humbjen e opozitës

Në vazhdën e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, përplasja mediatike dhe retorika e të dy kampeve po ashpërsohet përherë e më tepër si nga ana mediatike ashtu dhe direkt para takimeve me popullin. Interesant është fakti që xholi i fshehur nën mëngën e opozitës për të përmbysur rezultatin zgjedhor më të mirë a me pahir - presidenti Ilir Meta, i cili në kundërshtim me çdo nen dhe paragraf të Kushtetutës për të drejtat e Presidentit- vazhdon të bëjë një fushatë partiake, e cila më tepër i ngjan britmave të një gjeli deti të inatosur sepse i kanë marrë kokrrat e misrit, se sa të një presidenti të paanshëm mbi partitë dhe të një drejtuesi shteti. Duke ditur se presidenti dhe institucioni i tij ka rol honorifik në shtetin shqiptar shtet me një Kushtetutë të tipit të Republikës Parlamentare, i cili i ka të kufizuar veprimet e tij ligjore, agresiviteti mediatik dhe ecejaket e tij sa të bezdisura aq dhe përçarëse, denigruese, thirrjet plot sharje dhe shkelje ligjore, kanë vetëm një kuptim të fshehtë për fushatën parazgjedhore: parapërgatitja për një skenari justifikimi, për humbjen i cili do të ketë këto objektiva: Akuza ndaj maxhorancës për shkelje parazgjedhore si alias; krijimi i një database të kartave ID, për përgjime dhe provokime me telefona të njerëzve; akuza skizofrenike se mazhoranca ka diskriminuar Shkodrën, Jugun etj.; shitblerja e votës (?!), dërgime të procedimeve penale kundër maxhorancës në Prokurori dhe SPAK, për çdo thashethem apo auto-gënjeshtër “tip Lubonja-Zekthi-Bardhi-Bushati”; aktivizimin e presidentit në vend të Berishës, i cili është shmangur për shkak të reaksioneve negative ndaj tij, nga populli; aktivizimi i kryeministrit kosovar duke ndërhyrë paturpësisht në zgjedhjet në Shqipëri duke dërguar njerëz dhe duke ftohur marrëdhëniet vëllazërore

duke aktivizuar mediat e shkruara dhe tv e linket për të nxirë e njollosur vendin dhe përparimet e tij, duke u fokusuar tek emigrimi (a thua se emigrimi filloi në 2013?! Dhe jo në 1990); krijimi përshtypjes se grumbullimet në shkelje të ligjit janë për shkak se popullit i ka ardhur në majë të hundës qeverisja e sotme dhe prandaj i shkel udhëzimet për pandeminë; përgatitja fshehurazi në rast humbje të revoltave si ajo e kontrollorëve dhe ndoshta dhe ndonjë fatkeqësie njerëzore apo mjedisore; Insistimi paranojak se opozita do të fitojë medoemos dhe fjalia vazhdon me kërcënimin se, nëse nuk fiton... atëherë zgjedhjet janë të manipuluara. Ky mesazh duhet marrë seriozisht nga mazhoranca, e cila krahas fushatës korrekte, po përballet edhe me një mori akuzash artificiale nga ana e opozitës si në media e linke ashtu dhe në takimet direkte me simpatizantë. Dihet se në fund të fundit do të fitojë ajo që e meriton, por e rëndësishme për Shqipërinë është që të fitojë ajo parti apo koalicion, i cili ka program të qartë dhe që punon. Përsa i përket opozitës, e cila ka dalë pa një program të qartë, por vetëm me sloganin “Rama ik”, por nuk dihet se çdo të bëjë nëse merr pushtetin, me punët e arritura deri tani, duke patur parasysh se çfarë i la vendit kjo opozitë kur ishte në pushtet dhe humbi zgjedhjet në 2013, 2017, atëherë njerëzit e zakonshëm dhe populli do të bëjë dallimin e qartë se është puna dhe jo frazeologjia dhe retorika boshe ajo që e përmirëson gjendjen dhe afron Shqipërinë më BE, atëherë njerëzit e zakonshëm do të shohin se po ata që e zhytën në borxhe dhe lanë pa mbaruar të gjitha projektet që kishin, kërkojnë sot votën për të qeverisur me po ato mendësi, me po ato tabiate dhe shkelje ligji, atëherë populli dhe njerëzit do të reflektojnë se kush janë ata që sapo erdhën në pushtet shkarkuan të gjithë administratën e vitit 2005, shitën, shkelën ligjin, vodhën, dhe kthyen mjekësinë e institucione të tjera publike në institucione mëshire dhe me pagesë nën dorë, me korrupsion, mitmarrje e ryshfet të llahtarshëm, të cilat edhe sot e kësaj dite nuk po rregullohet, janë po ata që bënë drejtorë, shefa, këshilltarë, njerëz pa eksperiencë, militantë, -ata sot po i kërkojnë votën popullit për ta kthyer mbrapsht edhe njëherë Shqipërinë si në kohën e ‘97-‘98, 2007, e 2011. Në fakt objektivi i tyre është marrja e pushtetit për t’i shpëtuar drejtësisë, prandaj kërkojnë “Rama ik”. Në rastin e humbjes së tyre të parashikuar nga 99% e sondazheve, opozita e përçarë do të bëjë të pamundurën për të destabilizuar vendin. Dhe këtë populli e kupton dhe mendon se është më mirë një parti drejtuese që punon, por bën gabime, sesa një parti që nuk ka punuar ndonjëherë por kërkon revansh dhe shmangie të ligjit për të shpëtuar disa individë politikanë të cilët nuk janë paraqitur ndonjëherë para dyerve të ligjit. Skenari pra del i qartë. Skalioni i parë që ka muaj të tërë që përgatit goditjen në rast humbje me anën e analistëve që nxijnë e sterosin Shqipërinë para popullit të tyre dhe para të huajve, ata të tipit Lubonja-Zekthi-Bushati-Rakipi i Pobickës, dhe disa karagjozë me shkollë të lartë. Skalioni i dytë është vetë shkelësi i Kushtetutës, presidenti, i cili sa më shumë bërtet e çirret aq më shumë e ndjen fundin e merituar, i cili po drejton gjysmën tjetër të opozitës së korruptuar e pa program. Skalioni i tretë mbeten falangat që presin të destabilizojnë vendin me të cilën është bashkuar paturpësisht z. Kurti, i cili fitoi zgjedhjet në Kosovë për shkak të burgosjes së liderëve të PDK. Pavarësisht dëshirës për të patur zgjedhje të lira e të ndershme ku duhet të fitojë ajo që ka program dhe ai që punon për të mirën e vendit, pavarësisht se populli voton për atë që është më i miri dhe për atë që do të integrojë vendin në BE, pavarësisht dëshirës së njerëzve të thjeshtë e të ndershëm për zgjedhje të qeta dhe pa shitblerje votash e pa dhunë para dhe pas votimit, skenarët e supozuar mund të bëhen realë nëse individë të caktuar kërkojnë sherr dhe ta paraqesin Shqipërinë si një vend të botës së tretë dhe të destabilizuar, gjë që u shkon për shtat atyre që duan t’i shpëtojnë drejtësisë së re. Sigurisht manvorat e trupave amerikane dhe të NATOS-s në 26 prill janë shumë domethënëse për këta individë që kanë ideuar skenare ogur zeza ndaj vendit të tyre.