Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Një stinë plot aventura

Postuar: 22/08/2019 - 07:19

Shpesh herë, në zallamahinë e një politike që kërkon ta zvetënojnë mazhorancën që qeveris vendin, tashmë kjo metodë e përsëritur çdo herë që ndërrohen pushtetet, e kur qeverisja e re tenton t’i shlyejë borxhin e akumuluar nga politika gjatë një çerek shekulli, shtetëtarët, politikanët dhe politikëbërësit duhet detyrimisht të bëjnë të pamundurën dhe të rreken drejt përmbushjes së premtimeve të dhëna gjatë fushatave elekorale, për të zhvilluar një shoqëri në nivelet ekonomike të Evropës ku synojmë të integrohemi. Ndaj të gjithë jemi përgjegjës për atdheun dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Secili duhet të kontribuojë në mënyrë që ta bëjmë vendin tonë një strehë të mirë për të jetuar. Duhet të kemi një ekomoni në zhvillim, sa me shumë tokë për të punuar, pyje pafund për përmirësimin e cilësisë së jetës e lumenj të pastër. Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. Demokracia të mos prodhojë konflikte të panevojshme mes politikanëve, pushtetarëve dhe partive, por me vizionin përcaktues të hartojnë strategji të reja për zbutjen e varfërisë, që kurba e papunësisë të ulet, dëshirojmë që të ketë energji elektrike dhe ujë për çdo ditë, të ketë sa më pak sharje në parlament e sa më shumë të ardhura për të varfrit, drejtësi për të gjithë, të mos ketë vrasje, vetëvrasje, krisma tritoli, kërcënime, përdhunime as keqpërdorime dhe bindjet politike të mos përdoren për interesa të ngushta vetjake siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom. Jo vetëm vitet e fundit, por vazhdimisht gjatë këtyre dy dekadave pluralizëm politik, ka ndodhur, e në fakt më së shumti se në çdo vend të Evropës Lindore apo botës së qytetëruar demokratike, korrupsioni është ulur këmbëkryq në zyrat e institucioneve publike. Pikërisht personat, të cilët kanë bërë më së shumti keqpërdorime, në vend që të merreshin masa ndëshkuese ndaj tyre sipas ligjit, në fakt, ata veçse janë “majmur” më shumë në po ata vende pune që ishin më parë, e jo vetëm në dogana, tatime që janë edhe institucionet më të përfolura, po deri në bazë, në institucionet vendore. Fjalën tender e dëgjon në shtëpi, në zyra institucionesh, në kafene, në kino, në teatër, thjesht gjithkund dhe kurdo. Shqiptarët, nga dita në ditë, po “tenderizohem”, apo thënë më mirë, përmes tenderëve, nga dita në ditë, po gëlltitet nga një pjesë e pavarësisë së shtetit tonë. Çështja ka shkuar aq larg, sa po t’i pyesësh personat, të cilët janë të involvuar në përfitime tenderësh dhe që për fat të keq nuk janë të paktë, se njëmend ç’kuptim ka fjala “tender”, meqë nga ky nocion ata kanë përfituar shifra marramendëse të parave, të njëjtit persona nuk e dinë ç’do të thotë kjo fjalë dhe mbeten në mendje gjatë. Kompani dhe ndërmarrje vendore pikërisht për shkak të tenderëve edhe kanë falimentuar. Këto fenomene kanë ndodhur për të vetmin shkak se përqindjen, apo “prenë e gjahut” është dashur ta ndajnë te disa persona, pra për të gjithë ata persona që ishin komision në tender dhe kështu shumë pronarë të kompanive vendore edhe kanë falimentuar, pasi ata ishin të detyruar që nga xhepi i tyre të kryejnë projektin e paraparë sipas tenderit të shpallur, pasi fitimi i tyre shpesh herë ka dalë nën nivelin parashikues. Çdo qeveri e mandatuar duhet të zbatojë programin e miratuar për rritjen e mirëqenies se qytetareve të vet, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Evropës, ku synojmë të arrijmë. Ndonëse nisma të tilla duhej të ishin planëzuar prej vitesh, që populli i shumëvuajtur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë. Nuk ka liri të kriminalizuar, sikundër nuk ka demokraci të dhunuar, e respektivisht nuk ka pasur as nuk do ketë liri komuniste në shoqërinë demokratike. Në tre vitet vijuese të qeverisë aktuale, me ndryshime politike, shumëçka ka ndryshuar mbase për mbarë, e tashmë klasa politike shqiptare në hamendësimin e saj të mos jetë burimi kryesor i konflikteve, por të harmonizojnë bashkëpunimin që varfëria të zbutet e kurba e papunësisë të ulet, të ketë energji elektrike, duke menduar edhe për pensionistët. Secili prej nesh ka një pjesë fajësimi që t’i nderojmë njësoj heronjtë e kombit, të kemi ekonomi të intensifikuar, tokë sa më shumë të punuar, pyje të gjelbëruara, ara të punuara, lumenj të pastër dhe një Shqipëri “kryezonjë”, siç e kanë ëndërruar rilindësit këtu e para një shekulli. Falë qeverisë së majtë, vitin e fundit ka ndryshuar diskursi i drejtimit të institucioneve të shtetit, duke u emëruar në postet drejtuese të rinj me vizione për të ndryshuar disi busullën e shtrembër të deritanishme. Me këtë kanë ardhur edhe rezultate të mira, si në dogana, tatime, etj. Prandaj, krahas impenjimit me përkushtim në thellimin e reformave në vend, për të dalë nga tranzicioni, vendi ynë ka nevojë për një frymë të re, për një mentalitet të ri qeverisës të personifikuar me demokracinë moderne perëndimore. Frymën e re dhe mentalitetin e ri askush nuk e përfaqëson më mirë se rinia që po shkollohet duke marrë eksperienca të drejtpërdrejta akademike dhe jetësore në demokracitë perëndimore. Prandaj, kjo rini që mbart vlera përparuese zhvillimi dhe demokratizuese, duhet jo vetëm të vlerësohet, ashtu siç e meriton nga politika dhe shteti shqiptar, por edhe të përkrahet dhe të mbështetet për t’i dhënë hapësirat e domosdoshme, ku mund të japë ndihmën e saj për të bërë të mundur daljen e vendit tonë njëherë e mirë nga tranzicioni i stërzgjatur. Të rinjtë shqiptarë të shkolluar brenda dhe jashtë vendit, nuk duhet ta lënë fatin e atdheut në dorën e një klase politike të demoduar e jashtë mode, që nuk mbart asnjë vizion modern në mënyrën qeverisëse dhe në thellimin e reformave integruese.

Nga Gjon NEÇAJ     

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 07:22

Struktura Speciale Kundër Korrupsionit, Byroja Kombëtare e Hetimit, janë kthyer gati tunduese për drejtësinë shqiptare.

Postuar: 18/09/2019 - 07:18

Dukuria e korrupsionit, kjo gangrenë e shoqërisë shqiptare i ka përfshirë të gjitha shtresat.

Postuar: 18/09/2019 - 07:16

Po ikin mjekët, inxhinierët, mësuesit…, po ikin të gjithë.

Postuar: 18/09/2019 - 07:14

Në Shkodër, Lulzim Basha nuk ju përgjigjej dot gazetarëve "se nga do të vinte zgjidhja e kri

Postuar: 17/09/2019 - 07:17

Sa herë Presidenti del me deklarata ose jep opinione, konferenca shtypi apo shkruan në rrjetet so

Postuar: 17/09/2019 - 07:15

....Këtë mund ta besojë vetëm ndonjë mendje si ajo e z.

Postuar: 17/09/2019 - 07:14

Më kujtohet se kur erdhi në pushtet qeveria e Edi Ramës mbas zgjedhjeve të 2013-ës, ju desh njëfa