BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x
BREAKING NEWS

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e fortë dhe i bën thirrje policisë

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Ja cilat janë dyshimet kryesore të policisë

Zhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Ja cilat
x

Opinion / Editorial

Një tabor deputetësh shoqërues të një kolegu para drejtësisë është padrejtësi ndaj qytetarit të thjeshtë!

Një tabor deputetësh shoqërues të një kolegu para

Vijimi i konceptit të Berishës mbi drejtësinë dhe përballjen me të, është sigurisht bolshevizmi i fundit që vazhdon të tolerohet në Shqipërinë e një mijë e më shumë mëkateve në këtë shtyllë të demokracisë!  Mendimi “filozofik” Berishian se drejtësia është funksionale dhe e drejtë vetëm kur është ai në pushtet vjen nga “drejtësia e popullore” e medemek komunistave shqiptarë në partinë e parë të Sali Berishës që ka qenë PPSH! PD dhe Berisha që tani janë pothuaj e njëjta gjë si me parimin bolshevik që thoshte “kur themi partia nënkuptojmë Lenini dhe kur themi Lenini nënkuptojmë partia” kështu veprojnë.  Është ligj në shumicën e lidershipit të PD! Kjo parti dhe ajo tjetra përballë sëbashku ndërtuan një sistem të ndryshkuar dhe devijat drejtësie në Shqipëri. Por Berisha prodhoi si juristët e degraduar të plepave dhe ato që dolën nga fakultete juridike të  Tiranës dhe sidomos Shkodrës,  ose me para ose me urdhër partie! Këtë drejtësi plepash dhe prokurorësh dhe gjygjtarësh të degraduar moralisht dhe profesionalisht Berisha i ka bërë heronjtë e pushtetit të tij gjysëm mafioz dhe gjysëm korruptiv në Shqipëri deri në 2013-tën,  por që vazhdoi deri sa ka filluar reforma që sot Berisha i thotë e Soros dhe harron të tregojë se kush ja prodhoi  njerzit e tij si në qeveri dhe drejtëasi mbas vitit 2005-së! Duke qenë mitomani dhe njeriu i eufemizmave për ndërtimin e shtetit drejtësia ju nënshtrua  atij dhe degradoi demokracinë në Shqipëri. Këtë gjë shikonte dhe aprovonte dhe PS-ja që kur vinte në pushtet kishte leverdi të ishte e tillë dhe ajo. Berisha nuk njeh dhe as ka për të njohur kurrë asnjë llj institucioni drejtësie veç atij që prodhon dhe sajon vetë. E kështu është dhe PD! E gjitha plotësisht!  Prandaj dalin dhe shoqërojnë një taborr deputetësh Salijanin që ka rënë vetë brënda ma marrëzitë groteske me imitime zëri dhe fakte të tilla prej idiotësh recitivistë nganjëherë me hunj në dorë ndaj të vetëve dhe tani me ata që është mbrojtur  me hunj, si mbrojtës përpara drejtësisë! Tipikisht të tillë si individë mbas Berishës. As mos ju duket kush i ndryshëm në këtë drejtim qoftë ky Salijani dhe Grida apo dhe të tjerë aty, sepse janë një markë politike dhe filozofike “Made in Viçidol”!  Shumë pak më të mirë janë dhe këto “Made in Rilindje” e qeverisë së Surrelit, por sigurisht janë në përkrahje të ndërkombëtarëve dhe vetëm duken (aparencë)  burra më të mirë. 

Mirëpo taborri i deputetëve mbas Salijanit ka dhe një tjetër domethënie të rëndësishme! Ky taborr që i shkon pas në mbrojtje një deputeti i akuzuar nga drejtësia përveç se do të thotë se nuk e njohim drejtësinë dhe institucionet e saj në Shqipëri,  ka dhe një diçka më të poshtër mbas! Po po,  ky taborr ( me këtë veprim)  ju mohon të drejtën për mbrojtje qytetarëve të Shqipërisë. Ky taborr i shkon pas një deputeti, por ky taborr, nuk mbron dot një fukara! E fukarai ka si mbrojtje para drejtësisë në vend të deputetëve të PD-së vetëm varfërinë e tij tragjike. Sepse po të ishet kështu deputetët e PD do ti kishin dalë zot qytetarëve!  Por jo - ato mbrojnë vetëm njëri tjetrin dhe horrllëqete  tyre që i kanë parë me sytë e tyre dhe veshët e tyre mijra e mijra shqiptarë. Prandaj them se ky taborr është një padrejtësi dhe mohim i drejtësisë për qytetarin e thjeshtë shqiptar! Të tillë levendë lënë qytetarin në mëshirë të fatit dhe mbrojnë vetëm tarikatin e tyre të korruptuar dhe mashtrues para drejtësisë. Këta nuk i ka dënuar askush, nuk ju ka bërë gjë as Rama dhe as drejtësia e tij apo e ajo e pavarura që ndërkombëtarëve sëpaku sot thonë!  Po pra drejtësia që ndërkombëtarët thonë është më e mira dhe që Berisha e akuzon se është e Sorosit dhe Ramës! Po pyetja është: kush e mbron qytetarin e thjesht përveç se qytetarin deputet Salijani! Jo, ky taborr nuk mbron qytetarin normal! Ky taborr mbron dhe pasuron veten. Prandaj janë kaq cinikë dhe groteskë,  por dhe injorantë politikë dhe filozofikë, kur nuk ka më asnjë njësi matëse normale në botë që mund ti përcaktojë se sa janë të tillë, Po, por duhen shpallur etalon mase për injorancë  – korrupsionin e tyre të jashtëzakonshëm.  Në fund mund të them se është retro politikë. Po veprim i fundit të viteve 50-të ku mafiozët në Itali shoqëronin mafiozin e akuzuar  në sallën e gjygjit për të treguar solidaritein dhe akuzuar drejtësinë si të pa drejtë.