BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Njohja e gjendjes ndihmon në programimin dhe propagandimin me efektivitet për të ardhmen e vendit

Njohja e gjendjes ndihmon në programimin dhe propagandimin me efektivitet

Shoqëria njerëzore fillesat e saj i ka të hershme e si e tillë që ka ardhur deri në ditët tona ka patur edhe pikat ose shtyllat bazë që ajo u ka qëndruar rrebesheve të kohës. Për të ecur përpara cilido individ apo parti politike në periudhën e ndërrimit të pushtetit diku duhet të mbështetet. Kuptimplotë për këtë është thënia e Bill Klintonit, i cili gjatë fushatës për t’u zgjedhur President i SHBA në një fjalim që mbajti para publikut ndër të tjera tha: “Duhet të ndryshojmë, duhet t’ia kthejmë përsëri vendit madhështinë e Tomas Xhafersonit moralin dhe shpirtin flijues të Abraham Likolnit, optimizmin e Franklin D Rozveltit dhe besnikërinë ndaj idealeve amerikane të Xhon Kenedit”. Referuar këtyre karakteristikave individuale, ka plot fusha që udhëheqësit politikë e administrativë të vendit tonë po t’u referohen këtyre koncepteve bazë të shëndosha për ecurinë përpara të vendit, prandaj çdo parti politike apo aparat shtetëror si në qendër dhe në bazë kur merr pushtetin duhet të evidentojë gjendjen konkrete të të gjithë sektorëve si të bujqësisë, industrisë, infrastrukturës, arsimimit, shëndetësisë e të gjitha me radhë, sepse jeta dhe veprimtaria e shoqërisë njerëzore nuk fillon me marrjen e pushtetit nga kushdo e në çdo kohë, pasi jeta ka funksionuar, populli ka jetuar, është shkolluar pra ka ekzistuar me të mirat e të këqijat që ka patur sistemi ekonomik shoqëror i mëparshëm apo është drejtuar nga parti politike me administratën përkatëse. Por është e çuditshme që me ne shqiptarët si në 1944, në 1990 dhe sa herë ndërrohen pushtetet ndodh gjithmonë e njëjta gjë se ne nuk mësohemi dot të vijojmë rrugën historike, si gjithë kombet e tjera duke përmirësuar vetëm gabimet e së kaluarës, sepse të gjitha ata që na vijnë në krye, përpiqen të na mbushin mendjen që ata janë më të mirët, gjatë tërë historisë së këtij vendi, prandaj çdo gjë duhet të nisë nga e para. Nisur nga ky mentalitet ju vu kazma gjithçkaje të ndërtuar deri në vitet 1990 edhe atje ku nuk ishte fare e nevojshme me theks të veçantë edhe në sektorin bujqësor duke dëmtuar e shkatërruar rrjetin e vaditjes e të kullimit, prishjen e stallave, dëmtimin e parcelave, me pemëtarin e vreshtari etj. pasuria që ishin bërë me mundin e djersën e popullit e që s’kishin të bënin me sistemin ekonomiko-shoqëror diktatorial.

Pra me ndryshimin e sistemit ekonomiko-shoqëror duke evidentuar gjendjen do dilnin në pah edhe problemet që duhej programuar për përmirësimin e tyre në të ardhmen. Kjo kërkon që të hiqet dorë nga praktika e mendime nihiliste që ai që iku nuk kishte bërë asgjë, ndërsa neve që morëm pushtetin do bëjmë “kiametin” mrekullira. E them këtë se qysh para viteve 1990 kisha kaluar për arsye pune në zonën Elbasan, Cërrik, Shalës dhe Belsh, zonë e cila linte për të dëshiruar për shumë gjëra si nga infrastrukturat social-kulturore si dhe gjendja ekonomike e popullsisë së asaj zone që nga natyra është relativisht e pasur, por nga vetë karakteristikat ekonomiko-shoqërore të sistemit që përqindjen më të madhe të të ardhurave ua merrte shteti e për pasojë popullsia fshatare vuante në varfëri ekstreme. Parë me sy dashamirës kohët e fundit pikërisht në këtë zonë, duke filluar nga ura e Shkumbinit në Elbasan e deri në Belsh më tërhoqi vëmendjen për mirë rruga e asfaltuar e me parametra bashkëkohorë e shtëpive që gati 80 për qind ishin bërë me arkitekturë e teknologji modern si dhe shumica e tyre me garazhe, që tregon se kishin makina për përdorim vetjak ose makineri bujqësore për punimin e tokave. Gjithashtu mbresëlënëse ishte mbulimi me gjelbërim gati e tërë sipërfaqja e punueshme me prodhime të stinës si zarzavate të shumëllojshme dhe fruta ku mbizotëronte rrushi në pjergulla e sidomos në parcela të shumta me vreshtari. Nëse gjatë gjithë rrugës gjeje njerëz që kishin dalë për shitje sado pak të prodhimeve të tyre, gati askund nuk na zuri syri ndonjë qendër të grumbullimit apo të përpunimit të këtyre prodhimeve, gjë e cila ndikon negativisht për stimulimin e prodhimit pasi prodhimi nëse nuk shitet i freskët apo nuk përpunohet e nuk qarkullon, nuk siguron as të ardhura për prodhuesin e në të njëjtën kohë nuk plotëson nevojat e konsumatorit të cilët janë të shumta. Zgjidhja e këtyre problemeve bëhet nëpërmjet politikave të organeve ekzekutive shtetërore, e cila arrihet kur gjendja njihet realisht dhe me studime të mirëfillta ekonomiko-financiare për të arritur në përfundime sa më efektive si për prodhuesit dhe konsumatorin e në të njëjtën kohë edhe për të hapur sa më shumë vende pune si në sektorin bujqësor e blegtoral dhe në industrinë agro-bujqësore e kështu për çdo sektor ekonomiko-shoqëror për përmirësimin e jetës së vendit.

Mbas një rruge të bukur, mbërrita në Belsh të cilin unë e kujtoja si një qendër banimi të rrënuar e të braktisur, ndërsa kur e pashë këtë radhë porsa zbritën në buzë të liqenit më doli përpara një pamje si “amfiteatër”, pra një bukuri e rrallë për investimin e bukur e me fantazi brenda e përreth liqenit me ndriçim, zbukurim dhe shëtitore në tërë perimetrin e tij. Kësaj bukurie natyrore e lulëzuar nga dora e njeriut ia rrisnin hijeshinë edhe investimet e shumta që ishin bërë nga banorët vendas përreth liqenit e më gjerë si lokale social-ekonomike ashtu edhe shtëpi banimi që zbukuronin e i jepnin gjallëri asaj qyteze të bukur nga natyra, por që këto vitet e fundit i kishte dhënë hijeshi dora dhe mendja e njeriut, të cilët mesa duket i kishin shfrytëzuar me efektivitet përparësitë që jep sistemi kapitalist pasi ato investime të bëra në këto 25-30 vjet demokraci, në sistemin socialist me plane pesë vjeç nuk bëheshin për qindra vjet. I hodha këto mendime jo vetëm nga kënaqësia që ndjeva për ndryshimet transformuese të asaj zone, por edhe për faktin që organet e shtypit e të propagandës duke i parë nga afër gjërat të tregojnë me shumë pozitivitet për gjendjen reale të krijuar e duke i krahasuar ato me fillimet e këtij sistemi ekonomiko-shoqëror me qëllim që të dalë në pah puna dhe arritjet që bëjnë njerëzit, duke mos lënë mënjanë edhe evidentimin e ndonjë problemi që nuk ecën mirë e për ta përmirësuar atë. E them këtë se vetëm në këtë mënyrë mund të rritet besimi edhe tek brezi i ri se në këtë vend të bukur e pjellor duke punuar e drejtuar me efektivitet e dashamirësi jetohet edhe më mirë se në çdo vend tjetër të botës pasi me të drejtë populli thotë: “Guri i rëndë në vend të vet”.