BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Nobelisti Hendke ose "na fal" Kadare!

Nobelisti Hendke ose "na fal" Kadare!

Nuk është problemi se ka bërë zhurmë kjo marrëzi e "Nobel Prize" me "dekorimin" e Peter Handke si "Nobelist për Literaturën" në vitin 2019-të ose fill mbas vitit 2018-të me skandalin seksual që plasi në këtë institucion të lartë! Jo, problemi i vërtetë është lëkundja përfundimtare në filozofinë parimore humane e këtij çmimi të lartë që dorëzohet në Stokholm! "Nobel Prize" kishte mbetur një ndër gjërat e veçanta në botë, që nuk diskutohej ose dyshohej dhe tashmë edhe ky çmim ose ky moment kaq akademik dhe i rëndësishëm, është bërë pothuaj një marrëzi e dyshim që kthen një celebritet të tillë në gati paçavure! Hendke pikërisht në 2014-tën i kishte deklaruar një gazete austriake se, çmimi Nobel duhet të avullohet përfundimisht, duke e quajtur pikërisht "Nobel Prize" një - një kanonizim fals i literaturës! Kurse njeriu kundërshtar i tij filozofik, ose marksisti slloven Slatoj Zizek në një intervistë te "The Guardian" thotë me ironi mbi të vërtetën se: Për Nobelin, Hendke paska pasur të drejtë! Sot ai është një nobelist dhe padyshim një "Millosheviç-ist"! Jo se i ka shkuar në varrim, por se ka mbrojtur "neo fashistizimin" e Serbisë më Millosheviçin dhe derivateve të tij Mlladiç e Karaxhixh! Sot kemi një "Nobelist" që ju ka dalë "zot ustallarëve" të atyre masakrave të mëdha të kryera në Srebrenicë dhe më vonë, e sigurisht qëndrimet e tij janë haptas dhe të përbotshme! Pra kemi një person që me rastin e funeralit të Millosheviçit thotë: “A rather tragic man. Not a hero, but a tragic human being. I am a writer and not a judge”. Ose në shqip: Një njeri më tepër tragjik, jo një hero, por një qenie njerëzore tragjike. Jam një shkrimtar dhe jo një gjykatës - duke bërë kështu njeriun ekstrovers dhe mbrojtës së "tragjikëve", që ishin vrasës dhe kriminelë lufte, gjenocidistë të jashtëzakonshëm! Tashmë Nobel është dhe për individë të tillë! Shumë në botë kanë reaguar dhe padyshim që është një model që tregon rrëzimin filozofik të "Nobel Prize"! Do të ishte njësoj sikur meqë vrau veten, ose e vrau partia e tij, të thoshim në funeralin e Mehmet Shehut - ishte një njeri tragjik!! Biles Mehmeti as që bëhet fjalë, se ka krime në ndërgjegjen e tij sa Millosheviçi, i cili ka kryer gjenocid të plotë me mijëra e mijëra viktima në ish-Jugosllavinë e përçarë! Mehmeti nuk ka vrarë 200.000 njerëz për arsye religjionare dhe etnike si Sllobodan- tragjiku!! Kurse për Handke një person i tillë është - qenie njerëzore tragjike! Mirëpo unë nuk e kam fjalën këtu! Unë e kam fjalën se "Nobel Prize" e pret dhe shkrimtari ynë Ismail Kadare prej kohësh! E një pjesë e madhe e jona, përfshi dhe mua, megjithëse ja japim, ose megjithëse jemi super dakord për një "Nobel" për nga talenti dhe puna e tij e madhe letrare- nuk kemi lëshuar asnjë centimetër terren mbi të shkuarën e Kadaresë në militimin si ish-komunist, ish-deputet dhe njeri i lartë në kulturën propagandë e regjimit Enverist në Shqipëri! Një person që përveç veprave të tij, madhore mes tyre një mrekulli si "Kronikë në gur" ka bërë dhe "Shqiponjat fluturojnë lart" (me tingëllim letrar super) dhe padyshim i këndonte ose himnizonte partinë e tij ose PPSH! Kaq pra dhe dikur para shumë vitesh në këtë gazetë, por dhe në vazhdim e kam trajtuar këtë "mos marrje të Nobelit" nga Kadare, me pikërisht qenien e tij pjesë e rëndësishme e një regjimi, i cili i ka bërë keq shqiptarëve dhe pse jam i qartë se Kadare nuk mund ta donte dhe pranonte realisht Enver Hoxhën! Por nuk kishte asnjë rrugë tjetër sepse ndryshe - nuk do të jetonte! Jean-Paul Sartre nuk e ka pranuar Nobelin, kurse Richard Kuhn, Adolf Butenandt e Gerhard Domagk si gjermanë, iu ndalua Nobel për një "dashuri" dikur për Hitlerin! Nobel Prize sigurisht ka diçka si "kontekst dhe kontest" (sigurisht jo lojë fjalësh me dy termat) dhe ky është modeli i jetës së nobelistit! Nuk ka rëndësi nëse jepet për fizikë apo për letërsi! Me Handke i duhet thënë "më fal Kadare" sepse padyshim, pikërisht çmimin Nobel e ka merituar shumë përpara Handke dhe padyshim më shumë e shumë më i lexuar në Europë dhe botë, por dhe me siguri me më shumë talent! Në qoftë se "na paska qënë pengesa" ish-anëtari i PPSH dhe deputeti i Kuvendit komunist - kjo tashmë nuk përbën problem! Kadare, nuk ka mbas Nobelit të Handke asnjë pengesë për të marrë "Nobel Prize"! Kadare jetonte nën regjim, kurse Handke jo, ose më mirë jetonte në demokraci dhe liri të plotë! Çdo fjalë në mbrojtje ose justifikim dhe keqardhje për Millosheviçin, por dhe anësimi i tij tepër filozofikisht nga gjenocidistë të tillë, apo admirimi i tij për të tillë kasapë të Ballkanit, është shumë e shumë më tepër se "tesera e partisë e Kadaresë"! Në këtë rast, nuk kemi pse bëjmë akoma njeriun e parimeve kur këto parime humane dhe për më tepër "Nobel Prize" i tejkalon apo i shkel "Akademia e Stokholmit që propozon e jep këtë çmim të madh"! Nga zori dhe e shkruaj në thonjëza, por "na fal" duhet përmendur, sepse tashmë bota e drejtë e "Nobel Prize" është përmbysur plotësisht! Absolutisht "Nobeli i Literaturës" është një "çmenduri filozofike sot"! Duket sikur ne reagojmë më tepër se sa duhet, kur në fakt të tilla veprime tregojnë dhe marrëzinë, se ku ndodhet dhe shoqëria në përgjithësi! Po po e tregojnë fare mirë! Deri në një lartësi të tillë sikundër është "Nobel Prize"!

Nga Besi Bekteshi