
SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Nocioni taktik i Sylvinhos dhe ndikimi social që do të ketë ky sukses i Kombëtares!

Shkruar nga Andi Lila 20 Nëntor 2023

Ekipi jonë kombëtar e nisi epokën Sylvinho menjëherë në një ndeshje zyrtare kundër Polonisë, e humbur në Varshavë, dhe të gjithë menduam se kjo humbje erdhi si paso që trajneri i ri nuk e njeh skuadrën dhe vendosi në fushë një sistem të ri taktik 4-2-3-1 ndryshe nga paraardhësi i tij Edi Reja që luante vazhdimisht me skemën 3-5-2 në fazën ofensive dhe 5-3-2 kur ekipi mbrohej, me këtë skemë ekipi kombëtar kishte shumë probleme në fazën mbrojtëse dhe sidomos nga krahët ku topat në thellësi në shtyllën e dytë përfunduan në gola për kundërshtaret. Me ardhjen e trajnerit Sylvinho u vu re menjëherë që ai forcoi mbrojtjen ose më saktë skuadrën në fazën mbrojtëse dhe që nuk ndryshoi në asnjë ndeshje sistemin taktik me 4 mbrojtës në vije të drejtë, Hysaj në pozicionin e tij natyral nga e djathta që rilindi dhe ishte një nga më të mirët. Zbulimi i trajnerit ishte Mitaj, mbrojtës i majtë që ishte thjesht fantastik dhe shpesh herë manovra ofensive nga linja e fundit nis pikërisht nga krahu i majtë. Ndërsa dyshja e qendrës Gjimshiti-Ismajli ishin një siguri dhe patën rritje në çdo ndeshje. Pika më e forte e kësaj skuadre është mesi i fushës me dyshen përpara mbrojtjes Ramadani-Asllani (double six), kimia midis tyre është e dukshme, Ramadani është muri i parë në mesfushë, për çdo aksion të kundërshtarit dhe Asllani që nuk e kam parë asnje herë të pasojë pa adresë dhe është ai që e nxjerr topin nga mbrojtja dhe të lidhi repartet kur ne kemi topin, gjithashtu goditjet nga distanca e bëjnë këtë lojtar të një niveli shumë të lartë. Bajramin mund ta quaj pa frikë futbollistin vendimtar në këto eliminatore, ai merr pjesë në çdo aksion sulmues të Kombëtares, ka shënuar gola shumë të rëndësishëm, sidomos ai me Republikën Çeke në Pragë, ky futbollist ka lirshmëri nga trajneri Sylvinho të shkeli të gjithë fushën dhe të kërkojë topin në zona të lira midis repartit të mbrojtjes dhe mesfushës kundërshtare dhe shpeshherë është shumë i rrezikshëm me diagonalet e shkurtra nga vija e dytë dhe elementi surprizë për kundërshtaret bën që trajneri Sylvinho të ketë një rruge dalëse të sigurtë në manovrën ofensive me këtë lojtar. Risia që solli trajneri Sylvinho me ardhjen e tij ishin sulmuesit anësorë që i kërkoi të ishin me këmbën e kundërt në krahun e kundërt, pra Asani një majtosh luan nga e djathta, ndërsa Seferi luan me këmbën e djathtë dhe luan në anën e majtë të sulmit. Trajneri kërkon në çdo rast që sulmuesit anësorë të futen nga qendra dhe të godasin portën (na kanë dhuruar gola spektakolarë) të asistojnë, të futen ne driblime, në lojën 1vs1, të shkojnë gjithmonë në shtyllën e dytë kur topi luhet në krahun e kundërt dhe më e rëndësishmja të kthehen në fazën mbrojtëse deri në linjat e fundit. Gjithashtu trajneri Sylvinho preferon që sulmuesi kryesor të sakrifikojë shumë, të tërhiqet dhe ti lirojë hapësira sulmuesve të krahut, por dhe nr.10 që vjen në befasi. Cikalleshi ka sakrifikuar shumë duke e bërë në mënyrën më të mire atë që i kërkon trajneri dhe kjo është arsyeja që ai është një titullar në çdo ndeshje. Goli kundër Moldavisë me penallti do ta zhbllokoje këtë lojtar. Kemi parë gola spektakolarë nga distanca dhe jemi mahnitur nga Asani-Bajrami-Asllani por mendoj që akoma nuk kemi parë gol me goditje jashtë zone nga Cikalleshi, unë e pres dhe mendoj qe do bëj goditjen e tij. Berisha, po e le në fund si qershia mbi tortë, në vlerësimin tim modest mendoj qe ky portier është me i miri që unë kam parë dhe kam patur fat ta kem shok skuadre. Siguri-eksperiencë-talent-zgjuarsi dhe mbi të gjitha njerëzor dhe shpirt grupi. Shqipëria e Sylvinhos është një skuadër që ka një pjekuri taktike, ka durim,e pret kundërshtarin gjithmonë nën linjen e topit, shpeshherë ne 1/3 e fushës, menjëherë sapo futbollistët tanë rikuperojnë topa në zona të rëndësishme, ata nisen menjëherë përpara duke shfrytëzuar shpejtësinë e repartit të avancuar. Kjo mënyre loje e bën që skuadra jonë kombëtare të jetë shumë e rrezikshme në kundërsulm. Alternativat në pankinë, që trajneri Sylvinho përdor zakonisht pas minutës së 60’ nuk e ndryshojnë nocionin e lojës që ai kërkon. Kemi parë shpesh herë. Dakun-Uzuni-Laci-Bare-Muci-Muja-Veseli-Strakosha-Kastrati-Balliu-Ajeti-Gjasula-Sadiku-Roshi sa herë që jan thirrur në apel janë pergjigjur pozitivisht në fushën e lojës, nuk ka gjë më të mirë për një trajner sesa të ketë një stol të kompletuar. Sigurisht nuk duhet te harrojmë që me rikthimin e Brojës ekipi kombëtar merr formen e një ekipi te madh që mund te konkurrojë edhe skuadrat e nivelit të parë. Arkitekti i këtij suksesi madhështor për Shqipërinë pa diskutim është presidenti Armand Duka, në 8 vite ekipi kombëtar shkon dy herë në Europian dhe merita kryesore është e Presidentit, lotët e tij pas çdo suksesi të Kombëtares tregojnë që ai ka bërë gjithçka që të arrijmë në këto nivele, jam dëshmitar për këtë fakt. Për ta mbyllur analizën time, në aspektin sportiv është një ëndërr, ndërsa në aspektin social të vendit do të ndikojë pozitivisht, sidomos tek rinia që është e rrezikuar nga veset që ata përballen çdo ditë, ata do të dynden në akademitë e futbollit (akademia Trump) që të ndjekin ëndrrën dhe të bëhen si idhujt e tyre të rinj. Historia vazhdon…
Më të lexuarat


Si mund të jetojmë në përputhje me dedikimin dhe pagëzimin tonë, o politikanë !

Paradokset e drejtësisë shqiptare dhe revolta kundër dy standardeve

Dhuna ndaj gruas përballë emancipimit të saj

Partia e luanëve mbyllur në kafaz të akullt

Historia nuk rishkruhet, por pasurohet zotërinj neoballistë

Më shumë vëmendje e dinjitet për personat me aftësi ndryshe

Fasliu, personazhi që i dha jetë “shtegut të bardhë” të Xhuvanit

Kafshët paskan frikë, po njerëzit.........?!

Një prurje e re në publicistikën shqiptare e profesor Ago Nezhës, “Demonët e Demokracisë”

Gazment Bardhi si pacient i Karl Jungut përpara 2 Dhjetorit
