BREAKING NEWS

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik informacionin e rëndësishëm: Ia dolëm edhe kësaj sfide!

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:
x
BREAKING NEWS

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe plas paralajmërimin e fortë: Do të ketë pasoja për PS-në!

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe
x
BREAKING NEWS

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e rëndësishëm/ KPK merr vendimin e menjëhershëm dhe shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e
x
BREAKING NEWS

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për Shqipërinë

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për
x
BREAKING NEWS

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI+FOTO)

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos
x
BREAKING NEWS

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të jashtëzakonshme, Harxhi bën denoncimet e forta: Vëzhguesit janë kërcënuar! Ja cila është shkelja më e rëndë!

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të
x
BREAKING NEWS

Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe urdhrit të Biden, Frrok Çupi paralajmëron zhvillime të BUJSHME në Shqipëri: Nesër do të çuditen kur të formulohen akuza për...

Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe urdhrit
x

Opinion / Editorial

“Non grata” Berisha OK, – po ata që justifikojnë Berishën?

“Non grata” Berisha OK, – po ata që justifikojnë

Rrënjët e të keqes në Shqipëri janë të thella dhe më negativja është se janë të trashëgueshme. Menjëherë pas deklaratës së Sekretarit të shtetit amerikan Anthony Blinken për shpalljen “non grata” të familjes Berisha “sepse ka minuar demokracinë në Shqipëri dhe se gjatë ushtrimit të detyrës është përfshirë në afera korruptive dhe se ka pasuruar aleatët e tij politikë”. Ashtu si parashikohej për të mbrojtur dhe justifikuar Berishën dolën dhe do të vazhdojnë të dalin menjëherë disa analistë që mendohet se mund të jenë të paguar dhe të korruptuar nga kjo familje, të cilët po i dalin zot duke e justifikuar Berishën me disa foto të dala me presidentët Bush i ati dhe i biri, duke harruar se fotot e bëra janë bazuar në marrëdhëniet institucionale shtetërore dhe jo për shkak se Bush-ët sot përfaqësojnë politikën e SHBA. Duhet ditur se i korruptuar dhe minues i demokracisë nuk lind, por bëhesh me kalimin e kohës dhe për shkak të mentalitetit që ka udhëheqësi, në këtë rast personi në fjalë ka mbetur një intelektual katundar me të tëra paragjykimet fshatareske dhe paranojat e dëshirës për të mbajtur pushtetin deri në pafundësi…

Na kanë dalë ca anal-istë të llojit të veçantë frutor dhe si dhe disa të tjerë, të cilët për të justifikuar nderet korruptive të bëra nga personi “non grata”, do vazhdojnë ta mbrojnë, ta justifikojnë e ta glorifikojnë (sigurisht sipas pagesës), por edhe politikanë të racës opozitare të tipit kanceroz, që drejtojnë opozitën e lodhur dhe të këputur të sotme, të cilët megjithëse e shohin se ç’po ndodh, megjithëse e kuptojnë se përpjekjet e tyre për të nxirë dhe ndotur Shqipërinë me mashtrimet dhe paranojat e tyre, megjithëse ka dhe gazetarë të keq-politizuar të cilët për t’u dalë nami nuk e kanë patur për gjë të mos kenë as integritet madje dhe as shkollën përkatëse, megjithëse shumica e tv-ve jo kombëtare vazhdojnë të vjellin vrer nëpërmjet rubrikave me opinionistë të tipit “zorraxhinj”, vazhdojnë të ndjekin rrugën e mbajtjes gjallë të konfliktit, sherrit dhe anti-shqiptarizmi të shprehur nëpërmjet mos dashjes së integrimit të Shqipërisë në BE dhe duke vazhduar rrugën e shqiponjës me dy krena, ku një krye shikon Perëndimin dhe tjetra Lindjen, pa u kujtuar se ky konflikt i tanishëm 30 vjeçar i trashëguar nga diktatura, madje edhe më tej që pas 28 nëntorit të largët të pavarësisë të 1912, duhej të ishte shmangur më në fund. Sidoqoftë, më në fund pas shumë vitesh aleati ynë më besnik SHBA e kuptoi se kush qenkësh rrënja e të keqes në Shqipëri, se kush na qenkësh pasuesi dhe acaruesi i “luftës së klasave” të diktaturës në formën e mbajtjes së pushtetit me vjedhje të votave të tipit stalinian, u kuptua se kush na qenkësh nxitësi dhe “themeluesi i korrupsionit”, nëpërmjet thirrjes së krijimit të klasës së pasur që na munguaka në Shqipëri, zbatuesi (së bashku me ish-a të tjerë të kupolës së PPSH që mbijetuan në demokraci) i ligjit 7501, u kuptua se kush shkaktoi një rrëmujë të padëgjuar mbi ligjshmërinë e pronave në Shqipëri gjatë këtyre 30 viteve, u kuptua se kush shkaktoi rënien e shtetit të brishtë demokratik në Shqipëri në ‘97 dhe rrëmujat e vazhduara në `98, shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjeve me SHBA, ngjarjet e Gërdecit dhe të 2011, etj. etj.

Sot nën ndikimin e personit “non grata”, janë ngritur “institucione mediatike” të mashtrimit e të fake news, për të justifikuar humbjet, dështimet, mungesën e programeve dhe projekteve reale që duhet të bëjë opozita për të bërë rotacionin e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, të cilat nuk e lënë qytetarin dhe fshatarin rehat, nuk e lenë Shqipërinë rehat, nuk i lenë institucionet ndërkombëtare rehat për të treguar se sa e keqe është qeverisja që punon aktualisht dhe se sa e mirë na qenkësh opozita që braktis Parlamentin, që nxit së bashku me presidentin e dalë nga binarët- përpjekjet për destabilizim të vendit, për revolta e prerje veshësh e duarsh, që fërkojnë duart sa herë BE vendos kushte të reja për anëtarësim, që ngazëllehet kur vettingu pengohet dhe së fundi, kur humbet zgjedhjet bën çmos që të vërtetojnë se u bë “masakër zgjedhore”, duke mos dashur të kuptojnë se populli nuk i do batakçinjtë, zorraxhinjtë, e servilët e të gjitha llojeve, por përkrah ata që punojnë. Shpresojmë që me nxjerrjen “non grata” të demonit të demokracisë, Shqipëria të marrë frymë lirisht dhe të integrohet në BE, që Shqipëria të hapë sa më shumë vende pune e me rroga dinjitoze në mënyrë që njerëzit të mos largohen nga vendi, që Shqipëria të lulëzojë dhe njerëzit të shpëtojnë nga makthet e urrejtjes dhe të llumit mediatik që po ia bën jetën ferr popullit. Shpresojmë gjithashtu që opozita të votojë një lider që të mos ketë lidhje demoniake me të kaluarën.