Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Për nostalgjikët e monarkisë, që ravijëzojnë ringjalljen e saj!

Postuar: 04/09/2018 - 07:02

Nuk janë të pakta shkrimet dhe aludimet në disa editoriale jashtë Shqipërisë, që në çdo përvjetor të shpalljes monarkisë, me nostalgji u rikthehen disa figurave të mitizuara në kujtesën e tyre. Ata shkojnë deri atje sa që propozojnë kalimin e Shqipërisë në sistemin monarkik të formës së regjimit. Këta Don Kishotë të kohëve moderne duan t'na kthejnë pas në mendësinë e atyre figurave, që kanë qenë dora e zezë e pazareve për shitjen e trojeve shqiptare tek fuqitë e mëdha. Por këto figura që tashmë po i serviren popullit, nuk punuan për të bërë shtetin që u mungonte shqiptarëve, por për interesat e tyre të lidhura me pushtuesit dhe të vënë plotësisht nën dominimin politik ekonomik dhe moral. Sado që të mundohen nostalgjikët, për t’i zhveshur nga egocentrizmi i tradhtisë, ata nuk mund të pranohen si patriotë, por si mercenarë që u shërbyen monarkive fqinje. Brenda kësaj historie të groteskut të varfërisë dhe mungesës së shtetit për të gjithë, kombi ynë ka përjetuar dhe provuar më shumë se çdo gjë tjetër, pasojat e tradhtisë që e kanë shoqëruar në çdo faqe të historisë. Shumëkush duke u hedhur nëpër faqet e historisë sonë, nëpërmjet materialeve hulumtuese, kërkon ta veshë tradhtinë e disa figurave të kombit tonë me ngjyrat e nacionalizmit dhe patriotizmit. Kur në fakt ata janë karakterizuar kryekëput, nga mungesa e patriotizmit dhe ndjenjës kombëtare, por gjithnjë të lidhur me ambiciet e tyre për të ruajtur pozitat dominuese në shërbim të të huajve.

Një nga shembujt më tipikë të kësaj kategorie të ashtuquajtur atdhetarë shqiptarë ishte feudali turkoshak Esat Pashë Toptani. I pyetur nga një gazetar i huaj, se çfarë mendonte ai për qeverinë e Vlorës pas shpalljes së pavarësisë, ai me fodullëkun dhe ndjenjën përçmuese për aktin e plakut të urtë Ismail Qemali i përgjigjet: "Unë jam turk, ç'lidhje kam unë me qeverinë e Ismail Qemalit? Si mundem unë, një gjeneral turk të kem marrëdhënie me të? Kur nga ana tjetër, ky turkoshak kishte nënshkruar marrëveshjen me Malin e Zi, për dorëzimin e Shkodrës. Për analogji do të përmendim një thënie të heroit kombëtar të Italisë, Xhuzepe Garibaldi, se sa larg kanë qenë këta spekulatorë të ndjenjave kombëtare të kombit shqiptar përpara fjalëve të tij. "Unë po lë trashëgim dashurinë time për lirinë dhe për të vërtetën, dhe urrejtjen time për gënjeshtrën dhe tiraninë". Për këtë personalitet të patriotizmit, që vuri themelet e shtetit italian, është prononcuar edhe shkrimtari i madh francez Viktor Hygo. Në vlerësimin e tij për Garibaldin, ai shkruante: "Ç'është Garibaldi? Njeri. Asgjë më shumë. Por njeri në kuptimin më të lartë të kësaj fjale. Njeri i lirisë, njeri i natyrës njerëzore. A ka ushtri? Një grusht vullnetarësh. A ka municione? Nuk ka. Vetëm disa fuçi baruti. Armët ja ka rrëmbyer armikut. Po ku qëndron forca e tij? Çfarë ja siguron fitoren? Çfarë qëndron në mbrojtje të tij? Shpirti i popujve". Por fatkeqësisht këto shembuj nuk u bënë pjesë e mendimit dhe organizimit, i shpirtit patriotik për të ndërtuar një shtet për të gjithë shqiptarët.

Një tjetër figurë të kësaj historie, që po i thuren himne e lavde në këtë 90 vjetor të shpalljes së Shqipërisë monarki, ishte ajo e Ahmet Zogut. Po kush ishte Ahmet Zogu, që nostalgjikët, kritikët dha disa lapsa që na përmendin edhe disa anë pozitive të tij, na kujtojnë domosdoshmërinë e kthimit tek regjimi monarkik!? Ai nuk ishte gjë tjetër veçse një mercenar i paguar nga Beogradi. Një numër i madh dokumentesh dhe raporte të CIA-as, që cilësoheshin "tepër sekrete" nga vitet 1940-1960, tashmë janë të de-klasifikuara dhe hedhin dritë mbi figurën e këtij monarku të vetëshpallur. Ai erdhi në pushtet në Dhjetor të vitit 1924, me ndihmën e 4000 bajonetave serbe të ish kryeministrit Nikolla Pashiç, të përbërë nga 500 luftëtarë nga Mati dhe të tjerë serbë, malazezë, bjellorusë si dhe shqiptarë nga viset e tjera të Jugosllavisë. Me këto forca dhe i mbështetur financiarisht nga kryeministri serb me 250 mijë paund rrëzoi qeverinë demokratike të Fan Niolit dhe më 21 Janar të vitit 1945 e shpalli Shqipërinë Republikë. Më 31 Janar, Asambleja e ngarkoi Ahmet Zogun President, i cili ishte dhe kryetar i qeverisë. Republika që shpalli Zogu, në formë dukej se ishte republikë presidenciale, por në fakt ajo nuk ishte as presidenciale, as parlamentare e as demokratike. Ajo ishte një konglomerat qeverisjesh, e tipit republikë despotike, ku të gjitha fijet e pushtetit përqendroheshin në duart e autokratit Ahmet Zogu. Në vitin 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli Zogun me vota unanime, Mbret i Shqipërisë. Ajo miratoi ndryshimin e statutit, ku në dy pikat kryesore të tij thuhej: "Shqipëria është mbretëri demokratike parlamentare dhe e trashëgueshme, ndërsa në pikën tjetër thuhej: "Mbret i Shqiptarëve është Nalt Madhëria e tij Zog I-rë". Ky ishte akti më i turpshëm në historinë e Shqipërisë, ku një monark i vetëshpallur bënte ndryshimet e ligjeve natën dhe i zbatonte ditën. Në qendër të të gjitha këtyre ndryshimeve kushtetuese ishin jo interesat e shqiptarëve dhe të shtetit të munguar ku për 7 vjet ishin ndërruar 14 qeveri, por interesat dhe ambiciet e tij egoiste personale. Këtë e vërtetojnë një seri dokumentesh, ku flitet për pavlefshmërinë e vetëshpalljes, por që i shërbeu stabilitetit politik të vendit. Por nga pikëpamja juridike dhe e trashëgimisë e kompromentonte çështjen, ngaqë Shqipëria nuk kishe trashëguar fron mbretëror. Po a mund të quhej Shqipëria mbretëri, kur ajo sapo kishte shpëtuar nga copëtimi dhe fshirja nga harta e Evropës, falë ish presidentit amerikan Ëoodroë Ëilson, i cili vuri veton në konferencën e vetëvendosjes më 1919 në Paris, duke e cilësuar Shqipërinë shtet me këta kufij që kemi dhe sot. Por Zogu, vetëshpalljen e tij mbret i shqiptarëve e mbështeti në një deklaratë qesharake të fuqive të mëdha të vitit 1913, ku Shqipëria cilësohej principatë autonome. Me këtë deklaratë, 6 fuqitë e mëdha caktuan si administrator të kësaj "principate" (Shqipërisë), princin me orgjinë gjermane Vihelm Vid. Por dokumenti që i vë vulën e tradhtisë Ahmet Zogu është nënshkrimi i traktatit famëkeq me 16 pika, midis tij dhe ish kryeministrit serb Nikolla Pashiç. Ky dokument ndodhet në Arkivin Qendror Shtetëror; Fondi 253, dosja 105, viti 1924. Marrëveshja është nënshkruar në gusht të po këtij viti dhe u botua në librin me titull "Italia e Albania" 1924-1927 nga P. Pastorelli. Kjo marrëveshje u nënshkrua gjatë kohës kur Ahmet Zogu kishte gjetur strehim në Jugosllavi, i përzënë nga forcat demokratike të Fan Nolit në Qershor të vitit 1924. Do ishte mirë që shqiptarët, këtë dokument që është mbajtur i fshehtë për 50 vjet, ta lexonin për të njohur më mirë figurën e Ahmet Zogut, lidhjet e tij me dinastinë e karagjergjevicëve dhe tratativat për ta bashkuar Shqipërinë me këtë dinasti. Ndërmjet të tjerave në këtë marrëveshje, Zogu deklaronte në konferencën e ambasadorëve në Paris, që tërheq çdo pretendim për sovranitetin e Manastirit të Shën Naumit, si dhe lokalitetet e Vermoshit dhe Këlmendit, të cilat i kalojnë në zotërim Jugosllavisë. Këto ishin dhuratat e pazareve që bënte Ahmet Zogu me trojet shqiptare, për ndihmën që i kishte dhënë Jugosllavia për kthimin në pushtet dhe mbajtjen e tij si marionetë në duart e tre mbretërive fqinje.

Se çfarë arriti Shqipëria nën sundimin e mbretit të vetëshpallur, më mirë se kushdo flasin dokumentet e pakundërshtueshme kundër tij. Ai krijoi një shtet personal duke realizuar egon e ambicieve të tij, pa ushtri por vetëm më një xhandërmari për mbrojtjen e oborrit të tij dhe mbledhjen e taksave, ruajtjen e qetësisë së brendshme, ku bënin pjesë oficerë rusë të Vrangelit dhe ata serbë. Ai nuk ndërmori asnjë reformë institucionale për zhvillimin ekonomik, arsimor shëndetësor e soc-kulturor të vendit. Për të ruajtur pushtetin absolut të tij, ndoqi dhe persekutoi opozitën, e cila nuk ishte kurrë dakord me marrëdhëniet despotike të pushtetit të tij. Ai ndërmori eliminimin sistematik të "armiqve"politikë, nga shpura e tij që përbëhej nga njerëz injorantë e analfabetë, që e lëvdonin orë e çast, kryenin çdo porosi të tij dhe vidhnin pa pushim pasuritë e shqiptarëve nëpërmjet taksave dhe detyrimeve. Politikat vrastare dhe sundimin e tij si sulltan të egër orienti, ai i ka përshkruar në shënimet e tij ku citon: "Ky është cirku im, ajo çfarë ata dinë, apo ndiejnë nuk më intereson hiç fare". Ai nuk hezitoi aspak ta vinte vendin nën zgjedhën ekonomike italiane, me Traktatin e parë të Tiranës, me dekretin për krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë me kapital italian (duke ja nënshtruar fqinjit të madh të gjithë jetën ekonomike e financiare me firmosjen e borxhit prej 50 milionë franga ari për punë të ndryshme. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia e Musolinit, ai u largua nga vendi, duke marrë nga thesari i shtetit një sasi floriri që vlerësohej me kursin e atyre viteve prej 3 milionë dollarë. Kështu, ai shkeli dhe kushtetutën e monarkisë ku thuhej: "Mbreti nuk lejohet të largohet prej vendit të vet, ndryshe humbet fronin". Pronat që i sekuestroi ish kryeministri Shefqet Vërlaci në korrik të vitit 1939, pas largimi të tij i janë kthyer nga Sali Berisha, duke ja bërë dhuratë të birit, pronë e toptanasve, që ai i mbante dikur me qera. Por portretizimin me pak fjalë të figurës së tij pa asnjë meritë dhe cilësi pozitive, e ka bërë eruditi Faik Konica, i cili është shprehur në këtë mënyrë: "E përbuz mbretin Zog për këto arsye: Asnjëherë nuk e kam dëgjuar të thotë një të vërtetë. Kurrë nuk e ka mbajtur fjalën e besës. Nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie. Është i pandershëm, i pashpirt, egoist, i pangopur. Ai i urren të gjithë ata që kanë diçka, qoftë kulturë, prejardhje, pasuri, çfarëdo aftësie në çdo fushë, ose qoftë edhe patriotizëm të pagdhendur por të ndershëm. Ai i injoron gjërat themelore dhe u jep rëndësi groteske cikërrimave. Shqipëria kurdoherë ka qenë njohur si komb me një farë dinjiteti tragjik, ai e ka ulur Shqipërinë në nivelin e një farse muzikore pa vlerë".

Nga Kastriot ALIAJ

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 09:38

Është kthyer në vijë sjelljeje tek ne të bërit politikë, duke mbrojtur paligjshmërinë nën flamurin e pandershmërisë. Qëndrim i hershëm ky i pothuaj shumicës së politikave tanë.

Postuar: 20/09/2018 - 09:35

Opozita në Shqipëri vazhdon të mbetet e "munguar" për vetë faktin sepse ajo nuk mund të

Postuar: 20/09/2018 - 09:33

Një nga studiot e fundit politike mes dy personave të rinj në politikën e lartë të parlamentarizm

Postuar: 19/09/2018 - 07:25

Përmbysja e pushtetit të Demokracisë Popullore, që u ligjërua pas zgjedhjeve farsë të 22 marsit 1

Postuar: 19/09/2018 - 07:23

Kur popullata çame erdhi e detyruar në Shqipëri për t’i shpëtuar vrasjeve dhe masakrave të

Postuar: 19/09/2018 - 07:22

Në rrethet normale, secili prej nesh do t'i gëzoheshim liberalizimit të vizave, gjegjësisht l

Postuar: 18/09/2018 - 07:22

Sa herë vjen ndonjë "Konferencë Peze" dhe sigurisht dalin nostalgjikët e Enverit, Parti