BREAKING NEWS

Gjykata e lartë merr vendimin për dy prokurorët e njohur të SPAK. Zbardhet çfarë u vendos për 'fatin' e tyre

Gjykata e lartë merr vendimin për dy prokurorët e njohur të
x
BREAKING NEWS

GJKKO iu jep goditjen e fortë 2 ish gjyqtarëve të Kushtetueses dhe 5 gjyqtarëve të GJL (EMRAT)

GJKKO iu jep goditjen e fortë 2 ish gjyqtarëve të Kushtetueses
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Kastriot Myftaraj u hodh nga kati i katërt duke i dhënë fund jetës, zbardhet arsyeja e aktit ekstrem, dalin pamje nga vendi ku vdiq gazetari dhe analisti (VIDEO)

TRAGJIKE/ Kastriot Myftaraj u hodh nga kati i katërt duke i dhënë
x
BREAKING NEWS

“Rama nuk ka realizuar një nga qëllimet më të rëndësishme”, Frrok Çupi ‘shigjeton’ qeverinë: Ai nuk ka keq vetëm ministrat, por edhe...

“Rama nuk ka realizuar një nga qëllimet më të
x
BREAKING NEWS

Tronditëse/ Gazetari i njohur shqiptar i jep fund jetës, hidhet nga kati i katërt i banesës (EMRI+FOTO)

Tronditëse/ Gazetari i njohur shqiptar i jep fund jetës, hidhet nga
x
BREAKING NEWS

Dyshime për eksploziv në Rrugën e Kavajës në Tiranë, policia vendos perimetrin e sigurisë

Dyshime për eksploziv në Rrugën e Kavajës në
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës, hidhet nga kati i katër i pallatit

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës, hidhet nga
x
BREAKING NEWS

“Sot ditë e frikshme! Mund të ketë skenarë për viktima!”, Frrok Çupi del me paralajmërimin ‘bombë’ për protestën e Sali Berishës: Ai nuk kthehet pa një trofe!

“Sot ditë e frikshme! Mund të ketë skenarë për
x

Opinion / Editorial

Nostradamusi i Trekëndëshit të Bermudës...

Nostradamusi i Trekëndëshit të Bermudës...

U tërhoq sa u tërhoq zvarrë ,lideri of pas qerres së liderit historik, po kur pa, se nuk po i mbetej nam e nishan nga emri i tij, i thirri mendjes dhe ju drejtua qiellit .Harxhoi ca net me yjet, por më në fund, zbuloi trekëndëshin e Bermudës. Nastrodamusi ,   më në fund i kishte rënë në të, të ardhmes. Ndryshe, nga shumë të tjerë ,që i kishin hipur kalit të kryeministrit nga mazhoranca parlamentare, atij po i buzëqesh fati, përmes vezëve të gjuajtjes nëpër takime nga të vetët .Do thoni ju, ku është parë e dëgjuar ?!Këtu qëndron e bukura e fronit të liderit pengbrava. Nostradamusi i trekëndëshit të Bermudës ,ndoshta dhe i vetëm trim në luftë, por tani ka zbuluar bombën ,e cila mund të kthejë në Hiroshimë këdo, që do të guxojë të ngulë këmbë ....Le të hidhet e përdridhet lideri historik ,veza e tij është si veza e Kolombi një mjet i thjeshtë ,por që lideri pengbrava ia ka zbuluar qëllimin e madh...Ai s'ja ndau vezët, molotovët, thirrjet “kryeministri ik”, po si hyri gjemb në këmbë, atij të Gjatit .Lideri s'kishte shans për t'ju ngjitur fronit të pushtetit ,ndaj i dogji të gjitha kartat ,por ja lideri historik, duke e sulmuar me vezën e Kulombit, më në fund i dha shansin e të bërit lider ,do apo s'do ai ;molotovë, vezë, vetëm kryeministrat i hanë nga pas. T'i biesh hollë-hollë dhe në takim me gratë, ato s'flisnin kot kur i kërkonin uljen e pensionit të tyre kur të ngjitej në pushtet. Nostradamusi i tyre parashikon të ardhmen  e pengbravës. Është sa për të qeshur, për të qarë me epitet metaforike të liderit historik ,i cili nuk i kursen, as për birin e vet .Tani që e riti,e nxori në jetë , t'i qajë hallin se i doli nga duart dhe të presë ku do t'i mbajnë këmbët liderit historik sepse horoskopi i tij është udhërrëfyesi më i mirë .Nostradamusi i trekëndëshit të Bermudës është në pritje të korrikut ,kur presidenti të heqë kapotën e dimrit dhe me mendjen e Ronaldos tetëmbëdhjetë vjeçar, njerëzit do të bëjnë sehir me gladiatorët e Koloseut ...Si lumë për liderët tënd o popull .!?Zgjedhin topat për të gjuajtur ;po se i ha porta jote, s’vrasin mëndje ,mjafton karrigia e tyre mos tronditet .Në fund të fundit historia nuk bëhet ndryshe pa bëma heronjsh. A s’është dhe kjo kohë bëmash për t'u shënuar në faqet e historisë sonë e pa parë e dëgjuar në botën e qytetëruar , por që liderëve tanë të tejngopur nga korrupsioni s’u ka mbetur tjetër veçse të lënë emrin, por tani që doli Nostradamusi i trekëndëshit të Bermudës me siguri Satanit do t'i zbulojë fytyrën e vërtetë....dhe atyre s'ka për t’ju mbetur veçse vrima e ozonit. Gjithsesi anti-mitingjet brenda opozitës janë një shans që i krijojnë liderit për të ushqyer Egon e kryeministrit ende pa u futur në garë me kundërshtarin politik .Ndodh dhe s'ka si të ndodhë një betejë e tillë brenda llojit,  ndryshe s'bëhet dot ,pa u veçuar nga bota .Me të shëmtuarën është  mësuar të bashkëjetojë ky popull sepse lideri ynë po i hapi kalit ,s'i zbret pa lënë gjurmë....