BREAKING NEWS

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër version duke përhapur alarm: Po, ka prova që koronavirusi transmetohet nga ajri

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër
x

Opinion / Editorial

Not Shengen" për shqiptarët, por "duarshtrëngime" me politikanët e tyre!

Not Shengen" për shqiptarët, por "duarshtrëngime"

Këto ditë ishte mënyra më e mirë nga BE të anulonte dhe "Shengenin" e famshëm për shqiptarët! Ministrat dhe vetë BE me sa duket, kanë vendosur të mos pengojnë Malin e Zi dhe Serbinë për në BE dhe lëvizjen e lirë aty dhe të ndalojnë kryesisht shqiptarët në Ballkan! Sigurisht ka modalitete që duhet të ketë dakordësi qoftë dhe në kushte pandemie për të anuluar Shengenin, por ja që si gjithmonë Europa më të shpejtë dhe më kollaj, ka të dënojë shqiptarët me atë "Shengenin" që me sa duket e ka të vështirë të thotë se është "penduar" që jua ka lejuar! Sigurisht "elitokracia" tashmë burokraci e sëmurë europiane,që nuk përfill fare shqiptarin pro europian dhe qytetar normal. Po sigurisht shqiptarëve mundësisht atyre normalë sepse politikanët e korruptuar, gangsterët dhe sikur të ketë viza (kushedi mbase fillon dhe plani më vonë i vendosjes së tyre) do të udhëtojnë qetësisht në Europë, ngaqë kanë aftësinë për të bërë të mundur "lirinë e udhëtimit të tyre për në vendet e BE-së". Arsyeja pse BE nuk do që shqiptarët normalë të udhëtojnë në BE ishte se - janë shtuar infektimet dhe vdekjet kohët e fundit! Kush e thotë këtë gjë dhe kur e thotë? E thonë Franca, Italia, Spanja dhe bie fjala Holanda e Belgjika, që sëbashku lëvizin në një mesatare nga 400-650 të vdekur në 1 milion banorë dhe që sot nuk zbatojnë dot pothuaj protokolle me njerëzit (qytetarët) e tyre në rrugë dhe kudo sepse ju ka ardhur në majë të hundës kjo marrëzi. Kurse Shqipëria dhe po ti shtosh këto të këtyre ditëve (që sigurisht gjysma janë vdekje nga sëmundje të tjera dhe që Covidin e kanë marrë të shtruar në spital për kurimin e patologjive të tjera) nuk i kalon shumë 20 vdekjet për 1 milion banorë! Sa Mali i Zi përafërsisht, i cili nuk ka sigurisht një komitet grash politike, të deklarojë vdekjet nga sëmundja tjetër si vdekje Covidi të marrë në spital. Ndërkohë që Serbia ka 35 vdekje për 1 milion banorë, pra pothuaj dyfish sa Shqipëria. E sigurisht dhe ajo nuk deklaron vdekjet nga patologji të tjera pse fatkeqi paska marrë dhe koronën në spitale. Jo i deklaron si vdekje normale dhe jo nga Covid 19-të!.Por ne, po bëjmë politika të tilla reprezaljesh mediatike që me sa duket bien pak erë "konspiracion" pandemik për të arritur një qëllim tjetër edhe në raport me BE dhe me shqiptarët. Nga një izolim absurd i përdorur nga Rama dhe Komiteti i tij teknik kur asnjë vend Europian nuk mund të aktronte deri në blinda në rrugë kundër popullit të vet dhe "liri vetëm një orë në ditë për një pjesëtar familjeje" dhe për egërsim të ligjit me burg në kohë pandemie - kaloi në një liri të shfrenuar për të siguruar pastaj dhe jetën e lirë mbas punëve aspak të mira të kryera vrullshëm në pandemi. Po pra tenderave dhe prishjeve të teatrit apo dhe gjërave të tjera për të bërë Tiranën e re apo dhe qytete të tjera po kaq të rëndësishme si interes korruptiv. Gjithsesi Rama bëri mirë hapjen (në fakt unë e di se ai dhe mbylljen e bëri për interesa të tjera jo se ka dëshirë mbylljen) mbas çmendurisë së një izolimi tiranik, sepse në fund të fundit, ai arriti çfarë deshi dhe ne deshëm lirinë, të cilën ai na e mori jo për të na mbrojtur (kaq shumë) se sa për qëllimet e tij dhe partisë së tij! Sigurisht kishte dhe dakordësinë e opozitës së Bashës si mik i çasteve të rëndësishme të Ramës. Sot çfarë bëjnë? Dje nuk bënin teste dhe nuk tampononin sot tamponojnë dhe hajde vërtetoje se sa është e saktë përgjigja. Sot tamponojnë dhe moshë të re kot fare kur deri para pak kohësh nuk donin dhe kështu që zbulohet rritja e infektimit që pastaj t’i serviret dhe BE-së në mënyrë që ajo të izolojë me "Shengenin" e saj shqiptarët mbas izolimit të Ramës në shtëpi dhe me blinda! Doktor Alimehmeti sqaron fare mirë një gjë të pazakontë dhe të qartë se është gabim! Ka ndodhur që realisht pleqtë (Italia dhe Spanja ose dy prej shteteve mike që po na ndalojnë Shengenin, kanë pasur vdekje masive pleqsh në azile për fajin e një organizimi fatkeq) si rasti i Sarandës, që ka marrë covidin në spital dhe ka raste të tjera të pleqve me sëmundje dhe që kanë marrë covid në spitale private dhe pastaj kanë vdekur! Këto nga komunikatat e tyre zyrtare! Po pra dhe vdekjeve të shumta në Francën kur idiotët duan të shembin statujën e Volterit, e cila tashmë nuk do Shengen për shqiptarët, që sido që të jetë puna vdesin shumë pak, intubohen shumë pak dhe sëmurën akoma më pak. E në sajë të Ramës jemi sot me dyer të hapura (ky është veprimi më i mirë që ka bërë) sepse në fund të fundit kështu duhet të jenë ekonomikisht dhe si shtet. Po po të vijë kush të dojë! E pse e gjitha kjo me shengenin? Gjithsesi dr. Alimehmeti thotë: Po të vëreni me kujdes kurbat shqiptare të rasteve të reja dhe të vdekjeve do të vini re se rastet shoqërohen pothuajse menjëherë me vdekje, pra nuk qëndron ajo pritja me 5-10 ditë që u tha më lart. Pse kjo çudi shqiptare? Mundësia më e madhe është se shumica dërrmuese e këtyre vdekjeve kanë ndodhur në pacientë spitalorë të shtruar me sëmundje të tjera të rënda. Si rrjedhojë, koha ndërmjet tamponit pozitiv dhe vdekjes është më e shkurtër se sa mund të pritej pasi pacienti është në gjendje të rëndë që në fillim nga sëmundjet e mëparshme, pa lidhje me COVID-19. Kujtoj se nuk ka asnjë komunikim zyrtar mbi numrin total të pacientëve të infektuar nëpër spitale dhe ecurinë e tyre. Të dhënat që kemi janë përmes kolegëve mjekë dhe burimeve mediatike. Tjetra mundësi, më pak e mundshme, është se këta pacientë janë testuar vonë gjatë ecurisë së sëmundjes, si rrjedhojë nuk kanë pasur mundësi për trajtim sa më herët. Kjo është arsyeja pse nevojiten sa më shumë testime, që pacientët të zbulohen sa më herët dhe të trajtohen sa më shpejt. Tjetër element: në Shqipëri nuk janë dhënë kurrë të dhëna mbi nivelin e ngarkesës virale në tamponë. Si rrjedhojë, nuk mund t’i analizojmë këto të dhëna. Kështu që miqtë e mi, mos lini zhurmën t’ju çorientojë, por përqendrohuni te sinjali i vërtetë. Po pra kështu thotë një person si dr Alimehmeti sigurisht jashtë politikës dhe brenda logjikës profesionalisht të qartë dhe ngushtësisht mjekësore. Po pyetja është pse nuk japin ngarkesën virale në tamponë?! Pse pra pse? Sepse nuk duan të tregojnë se në çfarë faze është Covid 19-ta në popullsi. Pse nuk dihen pacientët e infektuar në spitale? Pse nuk ka statistikë reale të tyre? Pse pra pse? Apo duhet të jemi koherentë për "Shengenin" në kohë pandemie? Duhet patjetër që Shqipëria të dalë "vend i sëmurë" kur absolutisht ka shumë herë më mirë të gjithë treguesit nga pothuaj 90% e vendeve të BE-së! Kur nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë ngarkesë as të mesme si në infektiv dhe të intubuar. Kurrë! Nuk ka kaluar 20 të sëmurë rëndë dhe katër të intubuar kur ka mbi 550 vende. Duke ju bërë qejfin atyre grupeve në PE që akuzojnë shqiptarët dhe Shqipërinë si "bashkëpunëtorët e Turqisë" dhe si model religjionar megjithëse ka në ndryshim nga Europa tre religjione me shqiptarë dhe jo shumë religjione me etni të ndryshme! Jo pra jo sepse shqiptarët që duan të ndalojnë kanë disa religjione, por janë shqiptarë etnikisht, kurse në Europë ka disa religjione me etni të ndryshme dhe me sa duket ky është problem për ta (superlativitet për ne) si për atë eurodeputetin që thoshte nuk i dua shqiptarët në Europë dhe i bënte të Erdoganit dhe Turqisë të gjithë. Cilët? Ata që kanë derdhur gjakun më të shumtë me perandorinë e lindjes! Por kështu me sa duket në BE dhe me anën e njerëzve të tyre në Shqipëri e konceptojnë "Shengenin" si të vetmen liri që kanë shqiptarët në Europë! Ata realisht duan (mbase vetëm tentojnë) të mbyllin përfundimisht Shengenin dhe rifillojnë vizat me shqiptarët që duan realisht Europën, janë kulturalisht si ajo dhe respektojnë demokracinë! Këta duan të dënojnë dhe sigurisht dalin në foto dhe përqafohen me politikanë të korruptuar, ju krehin bishtin atyre dhe trafikantëve të bërë milionerë me anën e politikës. Duan me sa duket, të ndëshkojnë shqiptarët si unë apo shumica jonë normale pro perëndimore për të marrë në kohë marrëzie pandemike politikanët kriminelë dhe hajdutë të shqiptarëve të ndershëm! Duan të ndëshkojnë shqiptarët që janë qytetarë normalë dhe të lejojnë kriminelët e rrugës dhe të politikës, të cilët nuk i kanë ndalur kurrë në lirinë e tyre kriminale nëpër Europë. E kjo është një fatkeqësi si për ne dhe një humbje e madhe që vendeve të BE-së në kaosin real të administrimit si të unionit dhe marrëdhënieve mes tij dhe SHBA, por dhe mes tyre dhe botës tonë ballkanike me devijanca të pabesueshme mes një dyzimi dhe armiqësie me një popull që vazhdon të besojë se Europa është arritja më e madhe për ta - po ju ndodh. Një zhgënjim i tillë dhe disa lojëra të tilla që nuk ju dihet fundit në përkrahje të maskarenjve dhe dënimit të një populli të mirë dhe të dashur me Perëndimin, do të ketë pasoja të mëdha. E kjo është realisht dëshpëruese!