Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nuk është me leh, por me kafshue!

Postuar: 12/08/2017 - 09:10

Nga Besi BEKTESHI

Dikur shumë larg në kohë, mbase 40 vite e më tepër përpara, afër Poligonit të Qitjes në Laç kalon një kope e madhe delesh që bënin kalimin e verimit të bagëtisë! Ishin shumë dhe kishte dhe barinj plot! Një pjesë e sportistëve të vegjël, sikur u ekzagjeruan me delet dhe nuk vunë re qenin e madh “sharri” por dhe një tjetër po aq i madh pothuaj si dele, por akoma më të mëdhenj që me hungërimë, por pa lehur, u afruan kërcënueshëm! Mos ishte bariu që t’i fishkëllente qenit të parë dhe pastaj dhe të dytit – ata do t’i kishin shqyer fëmijët dhe të mëdhenjtë në ndihmë të tyre! Dalim dhe një koleg i imi më i madh se unë, u bërtet barinjve të largojnë qentë e kopesë së madhe! Ata ju bindën dhe pastaj i pyetëm se “nga ishin”?! Bariu i parë u përgjigj:“jom pi Lume” kurse i dyti nuk po fliste! E pyetëm më pas, se si ka mundësi që qentë e tij nuk lehnin, por sulmonin direkt pa asnjë paralajmërim?! E bariu “pi Lume” na sqaroi si mua dhe kolegët se “ai kështu i edukonte qentë e kopesë së madhe të bagëtisë”! Ata qen të fortë duhet të përballeshin me ujkun dhe këtë edukatë kishin, kur dikush ju “ngacmonte delet” – tani tha ai më duhet me i mësu njeriun?! Shkurt ishin qen të tjerë ata që lehnin – por jo këta! Por në fund na bindi me shprehjen: ky qeni i madh “nuk është me leh or taj, por me kafshue”?! Dakord dakord i thamë - dhe mbasi u miqësuam dhe hëngrëm bashkë, ai na la dhe një këlysh të vogël race që u bë i madh, por që asnjëherë nuk lehte edhe ai!

Po pra po, ka filozofinë e vet dhe kjo punë si çdo punë tjetër që nuk ka nevojë për të “lehur” dhe ka shumë detyrim për të “kafshuar” fort dhe pa asnjë mëdyshje?!

Nuk është aspak një ekzagjerim (është sigurisht fyerje dhe për këtë dhe bëhet në mënyrë cinike) krahasimi me kopenë e deleve - të turmës njerëzore?! Kush nuk po e krahason kështu?! Shikoni portalet dhe lajmet, kryetitujt të cilat politikisht shoqërinë shqiptare e krahasojnë me delet! Po pra, sa herë duan ta bëjnë këtë gjë! Tituj pra, si bie fjala: Ky popull dele, ne jemi një kope delesh, ai na trajton si dele, ne jemi një tufë delesh, mirë na bëjnë që na marrin për dele, sillemi si dele etj., etj?! Apo nuk është kështu? Atëhere paska vlerë dhe krahasimi me punën e çobanit apo bariut të deleve “pi Lume” që mbante një qen të tillë që nuk “lehte, por vetëm kafshonte” për të ruajtur tufën e deleve që i ishte besuar! Në doktrinën “demokratike” të dr. Berishës të gjithë kaçakëve, ruralëve dhe njerëzve të aftësisë folklorike ( që ai mendonte se bëjnë elektorat) ju është thënë pak a shumë kështu me vepra, fjalë dhe ideologji: uluni, gjeni copë toke që ju pëlqen dhe merreni me forcë, nuk ka gjë se është e shtetit, grabiteni se ju a legalizojmë, nuk ka gjë se është e pronarit grabiteni se ju a falim me gjyq dhe ligje?! Njësoj si një kope ujqish që bie mbi tufën e deleve e cila çobanin e ka me “ujkun” dhe nuk ka qen që kafshon, por që leh dhe në fund angullin dhe fut bishtin nën shalë! Po kështu për kontrabandën – ku ata që ruanin ose ishin që merrnin copën e mishit dhe as lehnin as kafshonin, ose vetëm lehnin kot ose – hënës?! Po kështu me drogën, hashashin dhe krimin! Lufta me ujqit me qen që vetëm lehin ose angullijnë fare kot apo nga frika – kjo është apoteoza krahasuese më e pamoralshme në botë! Kur në fakt duhen mbrojtës race që të kafshojnë fort dhe shumë shpejt, pa ta zgjatur aspak, pa bërë qoftë dhe një tërheqje pas! Kurse te ne kanë bërë “shoë” dhe kur ka ardhur dikush që nuk ka dalë në TV, është dukur qartë diferenca në punë?! Po pra mes njërit që leh dhe tjetrit që kafshon?! Institucione “kafshimi” ju duken prokuroria dhe gjykatat në mbrojtje të ligjit?” Sot nuk ka kandidatë për gjykatës dhe prokurorë vetingu – nga vendi! Amerikanët dhe europianët nuk gjejnë dot njerëz të formojnë institucione kafshimi ndaj ujqve të korrupsionit dhe krimit! Nuk ka - se pothuaj të gjithë vetëm kanë “ lehur” ose angullitur, duke ju pasur frikën ose shërbyer ujqërve? Më falni për krahasimin, por me qenë se shumë testata e bëjnë popullin dele, dhe unë pse të mos bëj mbrojtësit “race ruajtje” apo që vetëm lehin!? Gjithsesi, ju kërkoj ndjesë! Nuk ka prokurorë dhe gjykatës për institucionet e reja, sepse kanë probleme të gjithë me pastërtinë e veprimit në ruajtje të tufës së deleve (nënkupto popullin)! Imagjinoni kur bariu ishte gjithmonë me – ujkun! E ky i fundit kishte gjithmonë dasëm, sepse qentë e ruajtjes së tufës vetëm lehnin dhe angullinin! Kështu është në institucionet e KLD-ve dhe KLSH-ve, apo Kontrollit të Pasurive etj., etj?! Kthimi në konceptim “kafshim” ose më mirë të themi të zbatimit të ligjit – do të ishte dhe momenti i kthimit përfundimtar të gjendjes nga “tufa e deleve në shoqëri e zhvilluar”?!

Kotësitë me sllogane, me shitmendje, me dalje dhe bërje “shoë” në TV dhe për më tepër pastaj bashkëpunimi me ujkun – përbën dhe vazhdimësinë e tufës së deleve?! Njerëzit sigurisht nuk janë një tufë dele dhe ata që duan të krahasojnë shoqërinë tonë me një “tufë delesh” sigurisht kanë bashkëpunuar me ujkun. Kanë bërë punën e tij dhe të bariut që në vend të ruajtjes së tufës, ka majmur – ujkun?! Kjo është dhe puna e “Vetingut” ose më mirë të themi “Reformës në Drejtësi”! Si të kthejmë dinjitetin e shoqërisë, si të ndajmë atë sot - me “tufën e deleve” që në titujt që nuk kanë turp, krahasohet kjo shoqëri?! Nuk “kanë faj”, sepse kështu e kanë dashur një popull dhe një shoqëri. Po, si një tufë delesh të pa mbrojtur dhe për më tepër me ruajtës që vetëm kanë lehur, ose kanë fjetur ose kanë ndihmuar krimin apo ujkun?! Sa do të zgjasë kjo agoni? Shpresoj që jo shumë, ja kaq shumë sa kanë kaluar deri në vitin 2017?! Shumë punë janë bërë mirë dhe shumë njerëz në krye kanë dhënë sinjale që nuk duan të jenë më, një natyrë “lehëse” dhe aspak në zbatim të ligjit! Urimi shkon që këto njerëz të mos pengohen, të mos ndalen dhe të mos sabotohen nga politika. Mbase këtë gjë e kërkojnë fort dhe pa ndalim dhe – ndërkombëtarët. Mbase!

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2017 - 07:47

Nga Artan Xh. DUKA

Postuar: 22/10/2017 - 07:44

Nga Bardhyl BEJKO

Postuar: 22/10/2017 - 07:42

Nga Luan KURTI

Postuar: 21/10/2017 - 07:33

Qeveria është organi më i lartë ekzekutiv që drejton tërë jetën e vendit.

Postuar: 21/10/2017 - 07:30

Për askënd nuk vihet dora në zjarr por ama kauza më e fundit opozitare “Tahiri” është shfaqja e rradhës së mjerimit të standartit të saj demokratik.

Postuar: 21/10/2017 - 07:29

Është shfaqje e dobët, direktja e një komisioni në Kuvendin e Shqipërisë! Shfaqje e dobët, për dy elementë.