BREAKING NEWS

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6 marsit, janë të përfshirë ministra, kryetarë bashkish dhe...

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që propozon opozita: Ky është personi i duhur për të ardhur në krye të shtetit

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që
x
BREAKING NEWS

Makina inteligjente ‘bën namin’ në qarkun e Lezhës, pezullohen 87 leje drejtimi

Makina inteligjente ‘bën namin’ në qarkun e Lezhës,
x
BREAKING NEWS

Hyn në fuqi marrëveshja e rëndësishme me Spanjën, Policia e Shtetit në konferencë të jashtëzakonshme (VIDEO-LIVE)

Hyn në fuqi marrëveshja e rëndësishme me Spanjën,
x
BREAKING NEWS

“Po s’u shkatërrua korrupsioni do të futemi në krizë të madhe”, Spartak Ngjela ngre alarmin dhe paralajmëron goditje të bujshme nga SPAK: Ka një plan!

“Po s’u shkatërrua korrupsioni do të futemi në
x
BREAKING NEWS

Befason Yuri Kim, shfaqet në mes të Tiranës si asnjëherë më parë

Befason Yuri Kim, shfaqet në mes të Tiranës si
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata/ Suedia në NATO, Erdogan nuk tërhiqet nga vendimi: Nuk do të keni “po” nga ne pa kthyer ...

Ndizet situata/ Suedia në NATO, Erdogan nuk tërhiqet nga vendimi: Nuk
x
BREAKING NEWS

Rikthimi i Ilir Metës dhe Sali Berishës në politikë? Frrok Çupi del me deklaratën e fortë, zbulon çfarë po përgatitet: Këta të dy...

Rikthimi i Ilir Metës dhe Sali Berishës në politikë? Frrok
x

Opinion / Editorial

Nuk dështoi Ronela në Eurovizion, por Shqipëria!

Nuk dështoi Ronela në Eurovizion, por Shqipëria!

Në Eurovizionin e sivjetëm Shqipëria u skualifikua që në natën e parë. Dhe faturën e dështimit ja rrasën shuk në dorë këngëtares. Sefte, pa u bërë vlerësimet shkruanin se Ronela e ndezi flakë skenën e festivalit dhe kur pritshmëritë u shuan nuk mënuan ta kryqëzonin, ta cilësonin përformancë në kufijtë e skandalit, të turpit! Kritizerët nuk ishin vetëm njerëz të thjeshtë, të zakonshëm, por edhe nga aradha e artistëve, kolegëve këngëtarë apo kompozitorë, madje edhe gazetarë. Përpos këngës dhe nivelit të interpretmit, disa e vunë gishtin tek veshja dhe gjestet e Ronelës që diktuan skualifikimin. Për të mos u larguar nga kjo pikë: personalisht e shoh këtë si një truk të këngëtares dhe stafit shoqërues për sugjestionimin e publikut dhe jurisë për ta nxjerrë këngën në plan të dytë, për t’i shpëtuar “mëkatit” të mëhershëm të një festivali të RTSH-së pa kritere dhe dështimit të paralajmëruar. Gjë që ju kthye në bumerang dhe u bë shkak i memeve që qarkullojnë në “you tube” nga portale dhe stacione televizive të huaja. Kishte dhe shtete që performuan po kaq dobët, në mos më keq, me këngë të tipit “Jepi ujkut një banane” nga cikli me përralla “Liza në botën e çudirave”. Izraeli me një këngë të ngjashme, me imitime pulash qymezi mori çmimin e parë dikur. Por dihet se Eurovizioni gëlon nga preferencat, nga votimet patriotike “en bloc”; të mëdhenjve ju falin perversitete dhe se qimja në syrin e të voglit iu duket si tra. Por le të merremi më mirë me veten. Edhe pse dështoi me “sukses”, Ronela mburret se e ka fituar festivalin e saj, se ka fituar zemrën e publikut dhe klikimeve në internet. Kjo lloj euforie në kufijtë e cinizmit, viktimizimi se “gjithsesi nuk do ishte në vend nderi” nuk i shkon për shtat një këngëtareje profesioniste, nuk jep shpresë për reflektim mbi baza të shëndosha. Kjo është kthyer në diçka unike tek ne shqiptarët, që gjithmonë e kërkojmë fajin tek të tjerët, tek “armiqtë që na kanë halë në sy”! Duke u shkëputur nga Ronela, askush nga parafolësit apo prapafolësit nuk mund të lajë duart si Ponc Pilati. Me gjasë, sikur Ronela të ishte kualifikuar ky lloj diskutimi mbase nuk do ishte zhvilluar fare dhe do vazhdonim të ishim “krenarë” në absurdin tonë, të solidarizoheshim me gjestin e shqiponjës para gjoksit.  Nga diskutantët, protagonistë festivalesh, që në veprimtarinë e tyre artistike nuk kanë qenë edhe kaq të qashtër, më shumë se argumentat, analiza e detajuar e fenomenit që gëlon prej shumë e shumë vitesh, vihet re ngutja, një lloj hakmarrje e verbër në plan të gjerë, më tepër për qejfmbetje dhe llogari personale. Madje ngrenë zërin për tekste vulgare, të shkruara nga joprofesionistë, kur në sivinë e tyre nuk kanë bërë hiç më mirë dhe janë vlerësuar ndoshta edhe me çmime. Pa i bërë avokatinë, edhe ministria përkatëse kë rënë në hall, nuk ka nga t’ia mbaj. Edhe pse juria e festivalit ku Ronela u përzgjodh fituese qenë specialistë të fushës, prapë produkti qe skarco, e çuan gjithçka në djall. Mesa duket e keqja, monopolizimi, qokat na janë bërë pjesë e ADN-së, një model ku fara e mirë humbet dhe kultivohen apriori hibridet. Kjo nuk është çështje individi, një grupi personash, një drejtuesi apo institucioni, por një kambanë që duhet të na shqetësojë të gjithëve papërjashtim, se ka të bëj me të sotmen, me të ardhmen, me traditën, me identitetin tonë kombëtar. Në një botë teknologjike, me prioritete ekonomike, ushtarake, të kontrollit të hapësirës, të bashkimeve mbi baza influencash dhe “përplasjeve të qytetërimeve”, kultura është ndër të paktat gjëra ku mund të konkurrojmë. Dhe këtë po e bëjmë në mënyrën më të keqe të mundshme!