BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Nuk dimë si të bëjmë, ta gjykojmë apo të mos e gjykojmë Berishën... kjo është çështja!

Nuk dimë si të bëjmë, ta gjykojmë apo të mos e

(“Intervistë” e supozuar me një anëtar të “SPAK”-ut )

Duke qenë se forca e valëve dhe lartësia e dallgëve të shkaktuara prej fenomenit “Berishë” i kalonte të 11 ballët në politikën shqiptare, doemos që ky fakt më bëri të mendoj se nuk do të jetë dhe pa pasoja në jetën sociale. Nuk shtrohet çështja se sa do jenë “pro” e sa “kundër” me mendimin e Amerikës, pse jo dhe me deklaratat patetike dhe retorikës së njohur të Berishës. Çështja është fare e thjeshtë: Amerika akuzon familjen mbretërore Berisha në mënyrë indirekte, teksa Berisha hedh në gjyq Amerikën në një vend “asnjeanës” si Franca. Në të tilla kushte, për rrjedhojë problemi nuk është aq i thjeshtë sa duket, prandaj i mbërthyer fort nga këto mendime të dyzuara, u nisa drejt godinës së strukturës antikorrupsion, për t’u siguruar se nëse ishin këto dhe sinjale akustike për drejtësinë shqiptare në përgjithësi, apo një paralajmërim për “SPAK”- un në veçanti; se mos vallë tashmë kishte ardhur koha të hidheshin në veprim? Teksa unë u bëra gati të ngjitja shkallët për të takuar ndonjë titullar apo dhe dikë tjetër, dikush po i zbriste ato rrëmbimthi. Nëse nuk do të ishte recepsionisti, i cili ma bëri pak me shenjë duke lëvizur kokën, por dhe duke më shkelur syrin, nuk kisha për ta kuptuar as pak se personi që po zbriste patjetër që duhej të ishte i rëndësishëm. Me thënë të drejtën, kur ma bëri me sy u ndjeva pakëz keq, sepse me sy ne andej nga jugu, ua bëjmë (ose na e bëjnë) për punë sevdarash... por nejse e kapërdiva disi me zor, sepse e kuptova që ai e kishte pa të keq dhe se gjuha e shenjave të tij, më la të kuptoja se pikërisht personi që po zbriste shkallët e që vinte përballë meje, mund të ishte “njëshi” apo dhe ndonjë antar i rëndësishëm i luftës kundër të gjithë të korruptuarve në shkallë Republike. Nuk e di, por sepse më shkoi në mendje ideja, se kur ministra, k/ministra, presidentë e ish-presidentë, deputetë dhe ish të ngujuar, sa i shikonin këta të “SPAK”-ut, kushedi se ç’mund tu ndodhte, ose shurronin nga frika ose menderosnin në pantallona. Gjithsesi, aq sa shpejt dhe fluturimthi e mendova, po aq shpejt dhe e stakova mendimin. E përshëndeta, duke iu prezantuar se jam “Kusur Madhi” e që vija direkt prej gazetës së sotme me misionin për të ditur mendimin e tij personal, fundja pse jo dhe të institucionit që ai përfaqëson, se cili ishte qëndrimi tij rreth deklaratës së shefit të Dep. të USA Antony Blinken, që na e shpallnin Sali Berishën, si “person non grata” dhe... a ishte ky dhe një sinjal për SPAK-un, se tashmë ka ardhur koha, që të hedhë rrjetën dhe peshkuar në kënetën apo rezervatin e rritjes së “peshqve e mëdhenj të Donald Lu”- së, i cili deri sa iku nuk zuri dot asnjë cironkë? Me një mirësjellje dhe etikë profesionale, ai më ktheu përshëndetjen (që mua mu duk si e folur prej Shkodre), por dhe në mënyrë satirike duke bërë humor të këndshëm me mua (dhe humori shkodran njihet) ma ktheu në dialektin e vet që unë e pëlqej aq shumë:

- Unë nuk jam kryetari, por me thanë t’drejtën ose me qëndru drejt e me folë shtrambt, nuk ka fort randsi se kush ta ka çu ty emrin “Kusur”, sepse tanë kusuret jena tuj heq na.

- Mos e kishit fjalën të qëndrojmë shtrembër e të flasim drejt?

Kukuuu.. çje tuj thanë or qyqar! Ti, pasha nji at zot, paske qenë nji zog thiut, aq sa sje tuj marrë vesh kurkun, prej ksi punesh. Po pa thuj mu ti Kusur, a mundet me gjet sot do burra me ec shtrambt e me fol drejt?! Ka fillu nj’fijet me ec Sala tash n’pleqni disi shtrambt e n’nji anet me sup të varun, se me thanë t’drejtën ai tanë jetën e vet ka qendru “drejt” si drapni e pernji mendi kuptohet se ka ec shtrambt. A e ke ndigju ti ni at’ Alfred Çakon qi thotë se kanë për me ardhet kohë t’liga e njeriu ka me u ba si lopa e se nji pjeset e njerzimit ka me lujt krejt prej trunit e me ba marrina? Nuk du me dal kundër shkencës, por jam tuj vra trunin tem, se si është e mundme kjo gja mor burrë dhe tuj qanet se asht konsiparcion, përse Alfredi e ka qit e nuk e ka mbajt sekretin? Po sikur me u nda krejt ndysh prej ndonji apokalipsi Shqipnia n’nji anet Veriu.. e n’anet tjetër Jugu? Thuj çtë dush, veç kjo nuk du me ndodh, se ndryshe nji pjeset ka për me e lakmu serbi e pjesën tjetër që ka me mbet ka me e kërku greku, jo qi ata, ene pa u nda m’dyshet e kanë kërku tanë Shqipninë!

- Më falni zotni, unë nuk e kam fjalën te Alfredi as te greku e as te serbi, por te deklarata e Sekretarit të Dep. të Shtetit amerikan.

Ahh po ke t’drejt! Atëhere.... desha me thanë, se ne tash për tash për z.Berisha nuk kena asnji denoncim nga individë apo dhe institucione shtetnore të vendit apo dhe t’huja. Don Amerika me e shpallë “non grata” le ta shpallë asht’punë e sajet. Po pse more Kusur, tanë ata që dun me shku n’Ameriket mos janë krejt kriminelë-aa? Ja... kena me mijëra e mijëra që dun me shku emigrantë nga tanë globi, drejt Ameriket, pse si thu tina këta janë me “mizet n’ksule”, pra du me thanë se mos përnji mendit tanë këta fakira kanë ba faje e krime? E shikon pra se ka nji paradoks? N’fund t’fundit ka disa rregulla, sepse zotnia Berishë e ka hedhë n’gjyq Sekretarin e Shtetit amerikan për shpifje, pra ka disa procedura që kanë për me zgjat. Du me thanë, duhet me duru, se s’parit kena me dëgju nji herët se çka ma thanë Parisi, se ja ban vaki me e fitu gjyqin Berisha?! A e tmbushet rradakja ty se nëse ai ka me e fitu gjyqin, atëherët ska ma zog gomarit me e marrë na nën hetim zotnin Berisha, kur mbi bazën e të drejtës juridike duhet me u dënu ni’aj amerikani për çpifje? Vërtet ne kena verifiku disa të korruptum, por duhet me ba kujdes t’madh. Unë Enverin se kam dasht e se du, veç nji fjalë s’kam për t’ia harru kurrë, sepse asht nji shprehjiet e tij që vlen dhe për ne... e ke dëgju ti apo jo si ka thanë? Po qe se se din, po ta them unë se ai u ka shpreh: “Duhet me u shpejtu ngadalë”. Pra unë e kam kuptu se duhet me ik si breshka, kadalë-kadalë e me dalë para leprit. Do thush tina, se ne kët, na ka emru politika, pra nji pjesë e atyne që përfliten se janë të korruptum. Po, t’betohem or Kusar (ahhh t’m’falishi se na shkon gjuha ku dhëmb dhëmbi), pra të betohem or Kusur se jena në hall të madh nga qi këta politikanë e kenë zgjidh si dasht zoti hallin e vet. Ja m’thuj ti, a mundet me e arrestu kush Berishën apo Metën që kanë imunitet? Jo qi nji aj’ Meta na ka emru dhe ka hedh firmën për ne. E hangri Lalla, e hangri se ai u tregu budallë, filloi me u kapërdis si maçoku në thekër, po dale dale me prit dhe do dekika, se ke për me pa se çfarë ka për me ndodh! Veç un’ u kam habit krejt me nji at’institucionin e Avokatin e Popullit. Ai mor burrë s’po na përkrah hiç, se n’vend me dalë në mbrojtje të interesave të popullit, rri tanë ditën mbi kolltuk si “Shën Pjetri mbi mangall” ke ajo poezia e Nolit. Oooo.. se desh m’doli prej mentsh, desha me nënvizu se tash për tash raportet me Prokurorinë e Përgjithshëm i kena të shkëlqyme, po ç’e do se ene ata janë tuj ja fut nji gjumit sa ska burrë me i zgju. A e din ti Kusur, se i pari, i cili duhet me mbroj ligjet dhe Kushtetutën asht nji kyna, pra Prokurori Si thu ti se ai nuk varet prej politike? A nuk ishte nj’ ajo prokurorja që Berisha e qujti “Silvia Konti”?! Ajo Ina Rama jo konteshë që nuk u ba dot, por sapo tentoi me marrë nën hetim dhe me akuzu shtetin, dmth Berishën dhe Lulin për “vrasjet e bulevardit”, apo më saktë për zullumet e Ilirit, e pat shkarku Berisha direkt, nj’ashtuna sikur pat shkarku në ajër dhe Hrushovi atë marshallin Zhukov, i cili pat qenë 4 herë hero i luftës së popujve sovjetikë. Lene se ç’thonë se Inën e shkarkoi ngaqë i jep alergji mbiemri “Rama”, jo besa se me pas qen’ kështu, unë pys pse Berishës nuk i ka pat dhanë alergji emri i babës së vet të ndjerë qi e qunin Ramë?! E shikon o pra? Ja psh kena dhe Xhezon... Xhezo Zaganjorin! E kena shkarku se ai nuk e pat justifiku tanë pasurinë e vet dhe na doemos kena me ia sekuestru para se ai t’na e fshehi. E ç’faj kam unë apo kolegët e mi, kur për nji çun adoleshent pse pat vjedh një varëse floriri e kanë dënu me 4 vite burg e teksa për politikanë, ministra, për gjyqtarë, deputetë madje dhe presidentë kanë shpik termin “nuk justifikon dot pasurinë”?! A e din ti Kusur, se nënteksti i saj asht se ata nuk ka dit me e fsheh?! Nuk di njeriu kujt ligji me i zanë besë, sepse për nji fakir fukara kur vjedh i thonë kusar e kriminel e veç kur vjedh nji ministër apo deputet i thonë se... nuk ka pat mundësi me e justifiku pasurinë, pra vjedhjen, ja përse jena në hall të madh, jo që Sala di me e justifiku për bukuri. A e kupton ti se nji aj’ Berishë për 30 vite ka aq shumë kusure sa që tashmë duhet me u marrë dhe me drejtësinë qi pse e patën lanë t’lirë?! Po dhe ata nuk kanë fort faj se atëherë kur duhesh me e dënu e pat lanë të lirë Amerika dhe Europa e nji tash qi ai asht i lirë dun me e dënu. Tash desha me thanë dhe dy fjalë në përgjigje të pytjes tuj se a do dënohet Berisha? Ore, na jena me të vërtetë në hall të madh, ta gjykojmë apo të mos e gjykojmë kjo asht çështja, sepse po e morëm në hetim Berishën, duhet me u mat mirë. Kena mejtu me prit për momentin e me pa se çfarë ka për me na thanë Amerika, se ja e supozojmë se e morëm në hetim atë dhe të tjerët, a e kupton ti se kena për me hangër dynjanë, se janë aq shumë të korruptumit sa që proceset do vazhdojnë dhe mbas vdekjes së të korruptumve; jo qi shteti, duhet me transformua krejt Burrelin në nji burg të madh. Fundja burgu për burra asht, por me kët’ rast Burreli kish për me ia kalu nga popullata dhe vetë Tiranës me gjithë Bathore. Kusur, duhet me dijt nji gja që ti nuk ja ke aspak haberin: Desha me shtu se na vetëm sa e përcaktojmë fajtorin, (du me thanë na dhe nji aj amerikani) pra kena me u thanë: ja ku e kini nji të kurruptum..., them kështu sepse janë gjykatat qi e vërtetojnë se është apo jo i kurruptum, sepse këta or lum miku, pra të korruptumit, janë si puna e “gay”-ve, ca janë aktiv, që të përzënë nga pas, disa janë pasiv që rrinë e presin çfarë ke me u dhanë. Me thanë t’drejtën kena ene do probleme me avokatët se ne dum me i rras tanë brenda, ata tanë dun e kambëngulin me i qit tanë jashtë. Tash falemners prej tejet e mu do m’falish se kam për me shku në nji konferencë me tematikë “Pse politika pordhon (më fal prodhon) me shumë krime... dhe më pak mirëqenie sociale”!