BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Opinion / Editorial

Nuk dinë ndryshe, o pronarë, o qiramarrës partie, kurrë drejtues subjekti politik!

Nuk dinë ndryshe, o pronarë, o qiramarrës partie, kurrë

I gjithë tranzicioni absurd politik dhe ekonomik në Shqipëri, është bërë kaq i lodhshëm, kaq i mërzitshëm dhe kaq në humbje të shpresës për shqiptarët, sepse në fakt ka një faj të madh në elitokracinë e sëmurë politike shqiptare! Pardje kishin ditëlindjet njëkohësisht Lulzim Basha dhe Partia Socialiste e Shqipërisë. Po, këtë gjë e kanë të përbashkët. Por nëqoftëse Basha ka realisht ditën e lindjes PS-ja ka ditën e rithemelimit dhe pse nuk duan të pranojnë socialistët dje dhe rilindistët sot. Nejse është fobi e tyre që nuk pranojnë haptas dhe me burrni themelimin në 1941-in dhe rithemelimin apo ndryshimin në 1991-in. Por ky nuk është problemi që në fakt dua të shtroj! Problemi është se tranzicioni jonë vjen kaq i zgjatur dhe kaq i korruptuar dhe kaq i lodhshëm ose stërmundues sepse elita politike e këtij vendi dhe kësaj shoqërie ka "data të përbashkëta" në fajin e madh të saj. Një nga këto faje është sjellja dikur si pronarë të partisë të Sali Berishës dhe deri diku Fatos Nanos dhe pse ky i fundit sigurisht është ku e ku me Berishën në sundim tiranik dhe anti demokraci! Berisha ishte pronar (tiran) partie që në fund të fundit e krijoi ose ishte pjesmarrës aty për aty, ose e shfrytëzoi, por ishte realisht. Ishte një pronar partie dhe nuk pranonte të - mos sillej si i tillë! Ju dha shembull të gjithë "pronarucëve të tjerë më poshtë". Por njeriu numër dy i modeleve të sundimtarëve është Edi Rama, që nuk ishte pronar! Ai kur PS-ja ndryshoi nga PPSH në pikërisht PS, i akuzonte dhe urrente të gjithë aty brenda. Në vitin 1991, Edi Rama urrente edhe kalimin e PPSH-së në PS! Po ta dëgjosh dhe ta lexosh e kupton qartë dhe mirë. Ai e mori me qera në një lloj tenderi të ndikuar nga pikërisht "ish-pothuaj pronari jo i kujdesshëm i PS-së ose Nano" që sipas tij e mori me "thonj të palarë" dhe e bëri ministër Kulture. Pra Rama nuk është një pronar, as ish-pronar i PS-së, por realisht një qiramarrës i saj. E mori me tender që e fitoi me zotësi! Po po, dhe padyshim e meritonte ta kishte me qera. Ndërkohë që qiramarrësi tjetër ose Lulzim Basha, veproi në sajë të një marrëzie të shpikur nga Berisha, që ishte "bashkëpronësia" mes tij dhe një qiramarrësi pa merita si Lulzim Basha në PD. Sot në fakt, në sajë të këtij budallallëku politik, Basha nuk është as pronar dhe as qiramarrës i PD-së ndërkohë që Edi Rama me Rilindjen e tij po blen në mos po i ka blerë të gjitha aksionet e PS-së që në 1991-shin kur Lulzimi ishte i vogël - e shante më tepër se sa Luli partinë që sot është kryetar, dhe Luli nuk komandon dot normal, partinë që i lanë si bashkëpronësi. Kjo është një nga marrëzitë më të qelbura që ka politika shqiptare këto tre dekada! Marrja me qera dhe kthimi në pronë e PS-së, sigurisht është më e leverdishme dhe megjithëse qëndron si një nga paudhësitë më të mëdha politike në kahun e kundërt të demokracisë funksionon në Shqipëri. Po funksionon në marrëzinë kolektive të demek të majtës shqiptare! Kurse marrja me bashkëpronësi mes Berishës dhe Bashës (i cili ishte outsider si Rama në PS) dhe në fund të fundit, sjellja si qiraxhi me partinë e tij, është e keqja e madhe që ka lënë shqiptarët pa alternativë dhe pa mundësi që të zgjedhin mes dy qiraxhinjve që kanë marrë dhe demokracinë me qera në Shqipëri. E këtë gjë e dinë tashmë dhe ambasadorët, e dinë në BE dhe USA, por dhe miqtë e armiqtë tanë kombëtarë. Ata e dinë se Shqipëria me partitë të drejtuara nga qiraxhinj apo qiramarrës, pa sensin as të pronës së vërtetë dhe mundësinë e qenies pronar vetëm për fitime dhe jo prej ndjesisë si pronar legjitim - gjithçka është e vështirë në rrugë të demokracisë. Kur në fakt nuk u bënë kurrë drejtues subjekti politik. Ashtu sikundër janë në botën e kulturuar dhe të qytetëruar perëndimore. Asnjëherë në këto tridhjetë vite. Duke mos qënë kështu, nuk drejtuan njëherë të vetme subjektin në demokraci dhe në legjitimitet politik dhe ligjor me rregulla dhe zgjedhje të hapura e të ndershme! Por mirë transformimi nga qiraxhiu Rama i PS-së në Rilindje që është një koncept për t’u studiuar në "akademitë politike ndërkombëtare", por ajo që ka rëndësi është marrëzia e plotë e qiraxhiut të PD-së, që ka sjellë mungesën e pluralizmit në Shqipëri. Sot PD-ja, ka pothuaj "outside" të gjithë ose pothuaj të gjithë themeluesit dhe pse shumica janë gjallë nga të vjetrit dhe shumë nga të rinjtë armiq politikë të saj. Ka shumë të tjerë që janë me aksione të mëdha në parti të larguar dhe të përjashtuar ose në periferi të larguar nga grupi sundues në parti! Po pra dhe në kohë të qiramarrësit medemek bashkëpronar që është Basha. E kjo është e pafalshme! Ashtu sikundër raporti përmbys me demokracinë brenda saj, i cili nuk krijon dot "Rilindje në PD" si modeli Ramës, por njëkohësisht krijon dyzim dhe dëshpërim dhe pse vazhdon të ketë vetëm një model drejtimi që nuk është asgjë përveç se sundim dhe aspak i zgjuar që të sjellë dhe besim në ata poshtë ose masën e madhe të anëtarësisë! Të dy qiramarrësit (pronarë jetësorë partie) bashkë me elitokratët e tyre, kanë bërë krijimin e një plutokracie, e cila ka në bazë krijimin e të pasurve politikë në sundim. Kanë ndryshuar krahët politikë, që nuk kanë kuptim në Shqipëri, sepse në fund të fundit, qiramarrës janë dhe nuk kanë lidhje me parimet, por vetëm me fitimin në sajë të fabrikës parti. Rama ka krijuar partinë e të pasurve ose lumpen pasunarët e së majtës së pasur korruptive, arrogante në pasuri dhe Lulzim Basha drejton partinë, e cila sillet si revolucionare dhe bolshevike në parulla dhe sjellje demonstrative! Po po, duke filluar nga molotovët dhe sulmin ndaj institucioneve apo daljen nga Kuvendi dhe deri në kohën e sotme të shërbimit ndaj pozitës së të pasurve të Rilindjes plutokratike të Shqipërisë! Ata do të mbeten të tillë dhe për shumë kohë! E para, se nuk dinë ndryshe dhe e dyta, se kanë dhe shoqërinë tonë si retro-kulturore dhe filozofikisht të palexuar e pa dalë akoma në Perëndim, si politikisht dhe kulturalisht!