BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Opinion / Editorial

Nuk do ishte as ironi historike dhe as tragjike, përveçse bar i merituar politik!

Nuk do ishte as ironi historike dhe as tragjike, përveçse bar i

Mbas bombës që plasi Yuri Kim para dyerve të selisë së Partisë Demokratike, tashmë bota politike e shqiptarëve si atyre folklorikë dhe të kulturuar politikë, është në tronditjen e pyetjes – se çfarë kemi bërë deri më sot. Në fakt, duhet ta kuptonin vetë, se çfarë ka bërë kjo klasë politike 30-vjeçare. E unë nuk i ndaj kaq shumë në majtas dhe djathtas apo demokratë dhe socialistë sepse tashmë, jam i qartë se janë prodhim i përbashkët i një partie të dikurshme që deklaronte me anën e Enver Hoxhës - ne bar do të hamë dhe nuk i shkelim parimet… E këtë e thanë, kur u prishën dhe me Kinën dhe tashmë mbetën vetëm duke detyruar jo kaq shumë veten, të hanë barë sepse jetonin në bllok, por kryen gjenocid ushqimor ndaj popullit të tyre. Lanë shqiptarët pa ngrënë, sepse medemek nuk donin të shkelnin parimet, kur në fakt, po mbanin pushtetin politik kriminal të klikës së Enver Hoxhës dhe gangsterëve të tij në sigurimin e shtetit dhe parti. Mbasi eliminuan fizikisht dhe internuan dhe burgosën pjesën antikomuniste, vranë dhe persekutuam dhe pjesën komuniste në mënyrë kriminale, më shumë se në çdo vend tjetër lindor me parimet e famshme të stalinizmit dhe leninizmit. Thoshin “do hamë bar” dhe e kishin fjalën që të mos hapeshin ndaj Perëndimit ndaj kryesisht Amerikës. Ja ky ishte “bari” që i dha Enveri popullit të tij dhe pas tij Nexhmija me Ramizin. Kjo klasë politike, duke filluar nga Sali Berisha, Nano, plot të tjerë, por dhe Rama, prej kësaj kohe ka dalë. PD, PS dhe LSI me të gjithë të tjerat nga kjo mitër genocidiste e popullit të vet ka dalë. Prandaj ne nuk kemi pasur “tranzicion”, por post komunizëm dhe që vazhdon edhe sot. Para derës së SHQUP dhe me fytyrë të vrenjtur ambasadorja e Amerikës tha: Në fakt do të ishte një ironi historike dhe po aq tragjike, nëse partia do të duhej të hante bar për hatër të një deputeti të saj. Ajo iu referua pikërisht asaj periudhe kohe që unë përmenda më lart. Ironi, sepse medemek duhet të ishte PD ajo parti që nuk duhej të ishte më një “koncept barngrënës” në histori. Përsëritëse e ngrënies së barit sidomos në mos bashkëpunim me SHBA-të në demokraci, për hatër të një deputeti qoftë ky dhe Berisha. Por Kim tha që do të ishte dhe - tragjike. Sepse PD do të identifikohej si dikur partia e Enverit dhe Ramizit përballë saj. Po pra partia që detyroi shoqërinë shqiptare të hante bar, pse do të rinin në pushtet klika e folklorikëve medemek komunistëve shqiptarë, realisht shumica nga Zona e Parë Operative. Sot Kim, iu thotë se nuk mund të sillen kështu për hatër të një njeriu që ka konflikt me aleaten e madhe të Shqipërisë ose SHBA-të. Përderisa nuk e duan as në tokë të tyre. Le të jetë ky dhe Sali Berisha. Tashmë ky individ për SHBA-të, është person që duhet eliminuar politikisht. Nuk janë të zot ta bëjnë këtë me zgjedhje dhe me forcën e ligjit në Shqipëri, por USA është tjetër madhësi dhe nuk e do më, këtë njeri nëpër këmbë dhe në fokus politik të vazhdojë marrëzitë e tij ideologjike prej ish-sekretari partie të Enverit. Po, të atyre tipave që nuk pyesnin për Amerikën dhe kishin medemek ideale. Në asnjë vend nuk sillet kaq ashpër një ambasador apo përfaqësues perëndimor, por në Shqipëri kështu kaq qenë, është dhe do të jetë dhe për disa kohë sjellja e tyre dhe sidomos ambasadorit amerikan. Pse? Po sepse, ata janë të vetmit që mbrojnë sovranitetin dhe tërësinë nacional ekonomike të jo vetëm Shqipërisë, por dhe rajonit afër shqiptarëve të ndarë në shumë shtete. Sali Berisha duhet ta kishte prej shoqërisë shqiptare “vizën e hequr”, por kjo shoqëri folklorike e një militantizmi idiot shqiptar dhe sidomos në PD kujtojnë se iu thotë lidershipi i sëmurë në PD se Yuri është e caktuar nga Trump, por është nën urdhrat e Ramës dhe Sorosit dhe se tashmë mbrojtësi më i madh i shqiptarëve është – Berisha. Ky është dhe momenti tragjik që me të drejtë znj. Kim e di mirë dhe sidomos e di kur bisedon me levendët në PD ose të parin prej tyre Lulzim Basha. Tashmë histeria antiamerikane aty, është një tragjizëm dhe ironia e barit, nuk është asgjë fare në krahasim me të. Por unë them se: Nuk do ishte as ironi historike dhe as tragjike, përveçse bar i merituar politik. PD ka larguar pothuaj të gjithë njerëzit normalë të saj si politikë dhe moralë në ideal. PD nuk do të orientohet drejt kohëve të sotme dhe as që respekton më orientimin pro SHBA dhe botës që ka interesa pozitive me Shqipërinë. Që ka ndoshta vagonin e fundit për Shqipërinë, por e kanë në fund të fundit. Tashmë kjo histori e tillë politike fantaziste po deklaron se Rama ka blerë gjithçka në Shqipëri duke filluar nga polici më kot në rrugë dhe deri te ambasadorët dhe SPAK apo dhe Gjykatën e Lartë. Biles shtojnë se do ti shesë të gjithë te Serbia.

Gati gati po e bëjnë Amerikën si bashkëpunëtore e shitjes së Shqipërisë në Serbi. Dhe e dini se çfarë bëjnë duke thënë kështu? Asgjë veçse të vërtetojnë se sa të dobët janë vetë si parti dhe lidership që kur ky individ i quajtur Edi Rama, i dalë dhe ai nga mitra politike e PPSH si origjinë sigurisht politike familjare dhe që është lindur dhe ka jetuar nën atë regjim, i ka mundur dhe ju ka marrë gjithçka si me dhunë, si me forcë si me zgjedhje si me taktika, si me grabitje deri të përshëndetjes me dy gishta. Ju ka marrë gjithçka, sepse ia kanë lënë gjithshka këta njerëzit e motrës së vogël të PS që është PD. Prandaj them se po të hante bar PD, nuk do të ishte as ironi historike dhe as tragjizëm përveç se bar i merituar politik. PD nuk ka kërkuar asnjëherë të falur pothuaj njësoj si nuk ka kërkuar njëherë të falur, motra e saj PS, kur mori emër tjetër dhe u kthye nga PPSH dhe PSSH. As PD nuk ka kërkuar të falur për ‘96, as për ‘97, as për ‘98, dhe as për Gërdec dhe as për 21 Janar dhe për asgjë në tragjeditë që u ka shkaktuar shqiptarëve dhe po ashtu nuk kërkoi të falur dhe PS kur ndërroi qyrk politik dhe doli në këtë farë demokracie që kemi. Janë realisht bija të denja (PPSH-së) dhe motra “lozonjare” me pushtetin, që iu shkatërron jetën shqiptarëve pse të dyja bëjnë qejf, kur kjo shoqëri futet prej tyre në hall. Por sot PDSH, nuk meriton asnjë respekt dhe për momentin kur erdhi në jetën politike, sepse po kthen atë idiotësi antiamerikane që dikur e “ëma” kishte. Turp, sepse ka përmbysur skemën, duke lënë motrën legjitime ose vajzën e vërtetë të PPSH-së të bëjë “të bukurën perëndimore”. Jo nuk do ishte as ironi historike dhe as tragjizëm, por bar i merituar politik për PD. Shumë i merituar, në qoftë se nuk bëjnë hapin e duhur në drejtim të pastrimit të marrëzisë që i ka zënë pothuaj të gjithë në lidershipin e tyre të indoktrinuar Berishist ose dhe ata që janë anëtarë leverdie, por që nuk ua mban të bëjnë as pro Amerikës sot dhe as kundër Berishës. Janë për faqe të zezë dhe ky është në qoftë se është tragjizmi i vetëm.