BREAKING NEWS

Ja plani i Turqisë për të marrë nën ombrellën e vet Ballkanin Perëndimor pas refuzimit të BE dhe pse Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk “e fundosi” vetëm Bullgaria

Ja plani i Turqisë për të marrë nën ombrellën e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Nga armët te rezistenca e Kievit, 4 dyshimet e amerikanëve për Ukrainën

Nga armët te rezistenca e Kievit, 4 dyshimet e amerikanëve për
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x

Opinion / Editorial

Nuk do të “kandidohen”, por më keq do të jetë për Europën!

Nuk do të “kandidohen”, por më keq do të jetë

Nuk ka asgjë të keqe kur ballkanasit bisedojnë për tregtinë dhe për ekonominë!  Akoma më mirë kur bëhen gjëra të mira mes Shqipërisë dhe Kosovës!  E akoma më mirë,  kur realizohen disa prej tyre, sepse ka vite që nënshkruajnë në Prishtinë dhe Tiranë ( Kosovë dhe Shqipëri) dhe pak janë realizuar!  Mirë është që dhe ekzibicioni mes Ramës dhe Kurtit të ulet ose të sfumohet dhe armiqësia që është krijuar sidomos në Kosovë nga Kurti dhe Osmani me Vetvendosjen të marrë fund por...?! Por nuk besoj duke ditur marrëzitë folkpatriotike shpesh herë kot në Kosovë dhe kozmopolitizmin folklorik në Tiranë, që është më pak i rrezikshëm, por që merr pastaj nga këtej dhe andej, një marrëzi shprehjesh si: tradhëtarë, të shitur!!  Po pra plot të tilla idiotësi që janë veti e popujve kulturalisht të sapo dalë nga mesjeta ose nga mos plotësimi kulturor i tyre! Ajo që dua të them është se kur vjen puna te ana politike e marrëdhënieve në ballkan dalin patriot akademikët dhe folklor opinionistët të bëjnë trimat e televizioneve.  Sidomos në Kosovë (shumë dhe në Shqipëri) ka plot prej tyre që nuk dhanë kontribut në luftë, por janë të aftë të shëmtojnë gjithshka me patriotizmin e tyre që shpall armiq dhe tradhëtarë në një botë që nuk njeh më të tillë si “tituj” në demokraci! Zakonisht janë përdorim politik që po ndan dhe kombin në këtë marrëzi mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sigurisht që Rama është një showman që të mërzit ( të lodh kur bëhet përsëritës dhe cinik deri në amëshim) me batutat dhe formën shpesh pa përmbajtje të tij dhe po ashtu ekzibicioni jashtë takimeve të Kurtit që pastaj mobilizon ushtri në Fb dhe rrjete për të shpallur shqiptarët që ju jep dorën si “vëllezër” të serbëve dhe shërbëtor të tyre. Këto foklorizma nuk na ndahen sepse kështu realisht jemi - folklorikë!  Buzëqeshjet e shtira dhe teatri takimeve, është një tipizim i një forme me përmbajtje ndryshe!  Por “akademikët opinionistë”  kujtojnë se urdhërojnë politikisht ata dhe politike në ballkanin perendimor! Kujtojnë se zgjidhjet politike tëpërbashkëta  ballaknike vijnë nga brenda - ballkanit! Se Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bosnja, bëjnë politika të përbashkëta pikërisht politike!  Sikur bëjnë tradhëtitë dhe shit blerjat mes tyre poklitikisht pa pjesmarrje nga jashtë!  Në fakt BE nuk është e zonja ti afrojë si Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut në pozicionin si kandidat! Nuk lejon Bullgaria sipas tyre! Praktikisht dhe pse thonë të gjithë jeni për tu futur në BE si kandidat nuk do të pranohen si të tillë se – nuk do një shtet i tyre dhe ky është rregulli i BE!  Në këtë pikë,  më kujtohen fjalët e Eskobar që tha në takimin për Open Ballkan! Ai tha se ky projekt është ekonomik dhe jo politik dhe kështu do të mbesë! Shkurt dhe pastër për ti dhënë të kuptojnë të gjithëve se askush nuk do ti lejojë ballkanit (Ballkanikëve folklorike)  të mirëkuptohet vet politikisht, që të kenë projekte politike të përbashkëta. Sqaroi se nuk janë sovran ( nuk i lejon kush) të kenë projekte politike! E pse kjo? Po sepse dhe harta  e ballkanit, dhe shtetërimi i tyre është prodhim ndërkombëtar! Është i Amerikanëve dhe Europianëve që prej dekadash! Vetëm diktaturat kanë bërë marrëveshje ballkanike dhe ato gjithmonë të grisura!  Po pra po! Marrëveshjet që bëjnë sot në ballkan dhe për një pjesë politike del një shtet i vetëm dhe pengon! Ja pra rasti i Bullgarisë! Por këtë gjë, duhet ta ketë parasysh pikërisht ata në  Open Ballkan dhe duhet ta kenë parasysh dhe armiqtë e Open ballkan! Po pra, se askush nuk do të na pyesë ne, Serbët, Malin e zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjen dhe Kosovën as për “lash dhe as për balash” politikisht në ballkan e kam fjalën!   Në ballkan asgjë nuk është e sigurtë politikisht në mes tyre! Ne mes nesh e kam fjalën!  Një marrëveshje politike bëhet dhe ajo prishet sa ndërron një qeveri! Ballkani është akoma një adoleshent politkisht afër Europës, por kurrë Europë! Po ti shtosh interesa të mëdha të SHBA dhe stabilitetit demokratik, po ti shtosh kërcënimet nga lindja dhe autokracisë ruse dhe padyshim pjesës së interesit neo otoman të Turqisë,  asgjë nuk mund të bëjë që politikisht ballkani të jetë i “pavarur! politikisht!  Qershori nuk do ta pranojë Shqipërinë dhe Maqedoninë si kandidatë! Kështu thotë Rama pra dhe ai di diçka më tepër se sa ne!  Tashmë faji mund të ngelet në Bullgari, por realisht është në BE dhe Europë! Në Shqipëri Berisha do thotë se “nuk u pranuam se është qeveria e drogës”!!  BE mund të afrojë shumë më shpejt për shumë arësye Ukrainën te vetja, por në fakt ka për të prishur shumë punë vetes në ballkan. Do të prishë,  sepse ballkanikët mërziten shpejt dhe janë sigurisht folk patriotë dhe folk demokratikë!  Në të vërtetë BE,  po i prish shumë punë vetes! Po trondit në themel sigurinë e tij dhe po i bën me dashje qejfin si Rusisë dhe Turqisë në ekspansion! Po guxoj të them, se po i hap derën ekonomike dhe Kinës në ballkan! Mbase këtë duan të arrijnë por....! Por kjo nuk është në të mirë të tyre! Me vonesën dhe gënjeshtrën e vijueshme po stimulojnë në ballkan qeveri tiranide, lidera gjysëm tiranë dhe klika politike korruptive!  Lodhen kot me burrokracitë e tyre shpesh të ngadalsuar (Brukseli) dhe pse pro nesh, por  dhe me vonesa fondesh sepse tashmë edhe në Shqipëri, si vendi më pro perendimor ka dyshime dhe ka mërziti të madhe!  Po prishin me marrëzitë e tyre ekuilibra politike dhe pse në fakt Amerikanët, duan që menjëherë të pranohemi si kandidatë në BE!  Ku e kanë hallin? Jo, nuk kanë hall. Mbase aty dikush ka më hall po të na pranojnë, se sa “mos të na pranojnë”. Mbase them dhe kjo do të ishte realisht një  fatkeqësi!  Asgjë e madhe nuk do të ndodhë me vonesat e tyre, por jam i sigurtë se më keq për ta do të jetë politikisht dhe strategjikisht!