BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Opinion / Editorial

Nuk doja të shihja “varrosjen” e vlerave të një njeriu si ju...

Nuk doja të shihja “varrosjen” e vlerave të një

...Prandaj edhe nuk erdha në varrimin tuaj, shprehet midis të tjerave një punonjëse farmaciste për Mjekun Kujtim Shabani, për shumë vite, shef i shërbimit të urgjencës, që u bë simboli i humanizmit në qytetin e Korçës. Po e shkruaj fjalë për fjalë ashtu si ajo e ka shkruar, koment i cili, jo vetëm që flet shumë, por edhe për faktin që mijëra e mijëra vlerësime që erdhën e vazhdojnë të vijnë për këtë njeri human, të gjitha vërtiten rreth komentit të farmacistes Elda Zavalani... “Dr Kujtim Shabani, unë e di që ti e vrave veten me dorën tënde. Unë e di që për një vit e gjysmë ti mbajte në kurriz aq halle, shqetësime, vuajtje, panik, lufte për jetën, dhe ja ngarkove zëmrës tënde të bardhë, sepse altruizmi yt, nuk i tha askujt "jo". Unë e di, Dr. Kujtimi që ti pije 2 paketa cigare në ditë. Mos vallë nuk e dije ti, mjeku i të gjithëve, që duhani të vret? Po ty nuk të vrau duhani, të vramë ne, të vrau lodhja dhe përkushtimi deri në vetmohim, sepse ti kishe bërë nje betim që e mbajte deri ne fund. Sepse mjeku, infermieri, farmacisti nuk janë për qejf, janë për të shpëtuar njerëzimin në kohëra të vështira, janë për të luftuar vdekjen, janë për t’u zgjatur jetën të tjerëve, për t’iu dhënë kurajo, për t’i ndihmuar të ringrihen, deri në vetëmohim, duke vrarë zemrën e tyre me hallet e njerëzve në nevojë. Juve doktor, nuk ishit mjek i mirë, juve ishit njeri i mirë, i shkëlqyer dhe doktor i keq, i keq i vetes, i miri i të tjerëve. Ti nuk vure tavolinë tek dera, ti ishe aty, me të sëmurët ngjitur. Ti nuk i the askujt "shko në x farmaci, se aty janë këto ilaçe". Ti nuk e mbylle ndonjëherë telefonin sepse ishe njeri, sepse këtë profesion e kishe zgjedhur për të shpëtuar të tjerët duke sakrifikuar veten tënde. Më fal Dr. Kujtimi, unë nuk të erdha dot në varrim. Sepse e ndjeva që bashkë me ty do varrosej një pjesë e humanizmit, e mirësisë dhe e vetësakrificës, për të ndihmuar të tjerët. Sepse duke të varrosur ty, do varrosja një pjesë të shpresës që kjo botë ka me njerëz si ty. Unë ndeza një qiri dje në orën 17 dhe derdha dy lot dhimbjeje, këtu vetë, në dhomën time. Nuk i përballoja dot qindra kolegë e qytetarë që lotonin per ty... Por mos mu mërzit o Kujtim, unë do të vij të të takoj dhe ashtu si paganet, do të të sjell një cigare tek varri ta pimë të dy e do t’ju them faleminderit që erdhët në këtë botë për të na treguar që ka edhe njerëz si ty”! Është bërë zakon që për një specialist të çfarëdo specialiteti, të thuhet: “I ka shokët e rrallë”! Por ja që ka edhe më shumë se kaq, si në rastin e Kujtimit, që nuk ka as “shokë të rrallë” por shok ka vetëm vetveten... Dhe me shumë të drejtë e ndoshta meriton më shumë se kaq, mjeku siç e shpreha më lart. Tashmë i kthyer në simbol i njeriut human jo vetëm për Zonën Juglindore, por për të gjithë ata që e kanë njohur e kanë ndier ngrohtësinë e tij, fjalën e tij të ëmbël, të cilat siç shkruan një komentues tjetër, Titi Cenolli: “... Nuk ta harroj gjithë jetën time që kur ju takova para 5vitesh që ilaçet dhe kurimi ishin fjalët tënde të ëmbla...që më shtove jetë dhe me dhe motivim dhe sot e kësaj dite i kujtoj çdo ditë dhe të ndihem falenderues dhe me sa po shikoj gjysma e Shqipërisë mendon të njëjtën gjë”! Tek shkruaj këto rreshta, siç nuk kam shkruar për asnjë tjetër deri më sot, të gjithë ata që do t i lexojnë, sidomos në qytetin e Korçës ku Kujtim Shabani punoi për më shumë se njëzet e katër vite, me siguri që do të thonë që puna dhe aktiviteti për atë Mjek nuk mund të shprehen me fjalë, por shprehen me lot ashtu sikurse u shprehën nga i madh e i vogël në qytetin e Korçës, ditën që ai u nda nga jeta në moshë të re, në moshën dyzet e nëntëvjeçare. Kortezhi i gjatë e ka të pamundur të çajë rrugën mes një qyteti të tërë të përlotur që i hedhin lule, Tek Urgjenca e Spitalit, ku punoi për vite me radhë kolektiv nuk i ndahej për orë të tëra. Nuk ishte parë në këtë qytet një dhimbje e tillë. Kanë kaluar nga ajo ditë e 12 korrikut tre muaj e gjysmë. Asnjëherë deri sot, nuk ka ndodhur që të afërmit e atyre që ndahen nga jeta e që janë të përditshme, krahas luleve që vendosin mbi varrin e të afërmve, do të kthehen edhe tek “Varri i Mjekut” siç e quajnë ata, e do të vendosin lule të freskëta. Është një varr i bërë “mal” me lule të freskëta, është një “mal” me mirënjohje, një “mal” me dashuri, për mjekun që bëri mijëra e mijëra miq, por “asnjë” shok si veten. Çdo ditë mbi varrin e tij do të gjesh lule të freskëta. Nuk kishte ndodhur në qytetin e Korçës, qysh përpara pesëdhjetë e gjashtë viteve kur u bë varrimi i Mmekut aq të njohur e aq të dëgjuar në Shqipëri e më gjerë, Doktor Polenës që qyteti i luleve më datën 12 korrik të këtij viti, të mos kishte asnjë lule të çfarëdo lloji. Janë të përditshme rastet e atyre që shkojnë të prehen në banesën e fundit dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë që krahas të afërmve të tyre të nderojnë me lule edhe doktorin e tyre të dashur... për gjithçka ai bëri për të tjerët e në shërbim të tyre, ditë e natë. “Këmbësor i ngadaltë, i sigurt, i vendosur, vullnetplotë, pa u dorëzuar kurrë për asnjë arsye, në asnjë moment, përkundrejt asgjëje, ece i vetëm në shtigjet më të vështira dhe ia dole! Jam fatlume që të njoha 35 vite më parë, jam fatkeqe tani që të humba kaq herët”, shkruan midis të tjerave bashkëshortja e tij Albana. Asgjë Albana, nuk ka lëvizur nga dhoma e tij, ku gjatë njëzet e katër orëve, vetëm pak orë qëndronte në mesin e natës, apo në agim mbasi “shtëpia” e tij ishte salla e Urgjencës, që sidomos gjatë periudhës së këtyre dy viteve të fundit, ishte plot e përplot, ditën e natën. “Fëmijët, mbasi mbaronin detyrat e shkollës, thotë Albana, i vija në gjumë, kurse unë rrija dhe e prisja përnatë e shumë netë i gdhija pa vënë gjumë në sy. Vetëm një fjalë më thoshte: “Albana, kur unë shkoj në punë, bashkë me rrobat i heq edhe telefonin edhe hallet tuaja”, kurse, vazhdon Albana, kur vinte në shtëpi ato pak orë natën, asnjëherë nuk i hoqi as hallet e punës e as rrobat e punës, por sa binte zilja e telefonit urgjent shkonte në punë”! Aurel Grabocka nga SHBA, shkruan: Më vjen në mendje Dr. Kujtim Shabani që më kuroi në periudhën e vështirë kur kalova Covidin. Në një moment të vështirë i kërkova pse nuk po përdorni antibiotik! “Unë shëroj pacientin, më tha! Nuk luftoj Covidin”. Faleminderit Dr. Kujtim Shabani që më je gjendur në çdo moment të ditës e natës duke më qetësuar dhe kuruar! Asnjë lloj antibiotiku! Ushqim, vitamina dhe doktor që të bën të qeshësh kur ndjehesh keq! Ky ishte Doktor Kujtimi”! Tani po e kuptoj që Thanas Tona, N/Kryetari Bashkisë Korçë qysh vitin e kaluar më ishte shprehur: “Nga juve e dua një shkrim për një mjek që jo vetëm unë, por dhjetra e qindra si unë ia dedikojnë jetën. Nuk m’u krijua atëherë mundësia, por e kisha fiksuar në mëndje që kur të shkoj në Korçë, të parën punë që do të bëj do të jetë një shkrim për Kujtim Shabanin. Në datën 11 korrik ditën që u nisa e marr në telefon doktorin dhe më kanë mbetur në mëndje fjalët e tij: “Për momentin, jam me pushime (Për të parën herë ai shkonte me pushime në bregdet”) dhe kur të kthehem, megjithëse nuk para më pëlqejnë shumë llafet e mira, mund të gjejmë pak kohë të bisedojmë”! Kjo më kujtoi fjalët e tij që i tha një partiaku, të cilët në çdo prag votimesh, të majtë apo të djathtë, shkonin ta bënin për vete doktorin, duke i premtuar poste të ndryshme.. Për të gjithë përgjigja e tij, ishte e njëjtë..:” Duhet të kuptoni njëherë e mirë që nuk jam i gjysmës së banorëve të Korçës, unë jam i të gjithëve dhe për të gjithë unë jam mjek dhe mos më prisni duart e këmbët që të bëhem një “gjysmak”! Ditën e nesërme, marrim lajmin e kobshëm për doktor Kujtimin., për të cilin Thanasi, ditën e ndarjes së tij nga jeta, shkruan: “Disa të vërteta në jetë janë të vështira për t’u pranuar. Jeta, për fat të keq, na përball edhe me vdekjen. E sot duhet të përcjellim me dhimbje në shpirt njeriun, mikun, doktorin që u largua shumë shpejt dhe kaq papritur nga kjo jetë. Doktor Kujtimi, është e vështirë të pranosh largimin tënd kaq të hershëm. Sot, ti nuk je me ne, humbja më e madhe që i ndodhi Korçës, por madhështia jote, imazhi i njeriut të mrekullueshëm, miku i të gjithëve, doktorit me shpirt të madh, do jetojë përjetësisht mes nesh”. Por, le të kthehemi pak vite më pas në kohë. Dr Kujtimi, përfundoi Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1997. Sedra e tij nuk mund të lejonte që të mos vlerësohej me vlerësimin maksimal. Kur i thanë që “jeni vlerësuar me notën 8, 7”, nuk e mori diplomën dhe e la për në vjeshtë. “Unë nuk shkel mbi gjakun e nënës”, i tha komisionit. Pse e tha këtë? E tha mbasi familja e tij prej katër personash prindërit dhe vëlla e motër, nuk kishin asnjë të ardhur përveç punës sa për të mbajtur xhanin me bukë. Nëna e tij Atma, në këto kushte detyrohej që të jepte gjak për të shkolluar djalin e vogël Kujtimin dhe këtë gjak ai e justifikoi dhe e justifikon edhe me ndarjen para kohe nga jeta. Me të drejtë Komisioni i Vlerësimit shpejt e kuptoi gabimin që nuk kishte bërë vlerësimin që i takonte Kujtimit dhe e vlerëson atë me notën 10 –të. Ndoshta kjo për ndonjë gabim njerëzor, ndoshta, pse jo edhe për prejardhjen e tij rome, që shpesh shiheshin me tjetër sy. Për afro dhjetë vite punoi si mjek në fshatin Hocisht të Devollit. Bëri një qendër shëndetësore model, pavarësisht që banorët hynin rrallë. A e dini pse? Sepse qendra e tij shëndetësore ishte çdo shtëpi, sidomos ato të fëmijëve dhe të të moshuarve. Edhe sot banorët e Hocishtit, bëjnë be, për Dr Kujtimin. Ngrihemi dhe dalim bashkë me Albanën dhe fëmijët e tij, Jonën dhe Klajdin, aq të dashur si babai, aq të zgjuar si ai. “Ndonjë mendim tjetër ku mund të marrim Albana? “Kudo mund ta merrni, cilindo mund të pyesni, nuk është nevoja as të shkoni në Spital e as gjëkundi”. Të parin takojmë Landin, një lustraxhi dhe e pyesim. “Mos ma kujtoni këtë njeri, e kam gdhirë tërë natën kur u nda nga jeta, më jepte lekë për të blerë ilaçet, më jepte rroba që i merrte nga shtëpia apo u lutej të tjerëve për mua, më jepte bukë! Por Landi, nuk na ndahet. “Edhe një gjë dua të të them, më falni. Jo vetëm mua, por sa e sa si unë ai i ka ndihmuar me lekë e para, për ilaçe. U prehtë në paqe ai shpirt njeriu. U shërbente të gjithëve në spital e u jepte për të ngrënë”. Dhe Landi, nuk përmban dot lotët. Shpesh Kujtimi përsëriste: “Nuk kanë rëndësi vitet sa jeton, rëndësi ka ajo ç’ka lë pas”. Dhe pas, Kujtimi la një “lumë” me lot që nuk do të shterin për shekuj me radhë, la një “mal” me mirënjohje, një botë me dashuri. Por Zoti e mori pas, në Parajsë. Me siguri që nuk kishte të tillë human nga engjëjt e tij dhe e mori pranë në Parajsën e përjetshme, shumë para kohe. I përjetshëm kujtimi i Kujtimit të paharruar!